Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Shoqatës “Civil” – Qendra për Liri” Xhabir Deralla në konferencën e tretë për shtyp, me rastin e prononcimit në referendum, deklaroi se nga 113 raportet e marra deri më tani nga vëzhguesit në terren janë vërejtur një numër i madh i parregullsive, nga të cilat më shumë janë shkaktuar nga administrata zgjedhore. Theksoi se janë vërejtur probleme serioze në listën zgjedhore, duke theksuar se Shoqata me muaj ka paralajmëruar se lista zgjedhore do ta tregojë joefikasitetin e saj në ditën e votimit. “Në vendvotimin 1644 në Komunën e Resnjës, një vëzhgues vendor ka kryer evidencë  të votuesve. Nuk…

Lexo më Shumë

 Në komunën e Shtipit në 77 vendvotime, të drejtën e tyre të votimit deri në orën 15:00 e kanë shfrytëzuar 7.469 persona ose 17,84 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Sipas kryetares së Komisionit komunal zgjedhor (KKZ), Senka Andreeva, procesi i referendumit po zhvillohet qetë dhe në atmosferë demokratike. Rreth orës 15:30 minuta në vendvotimet në lagjen e Shtipit, Autokomandë jehona ishte mbi 20 për qind. Në Shtip të drejtë vote kanë 41.854 persona.

Lexo më Shumë

Referendumi për marrëveshjen e Prespës për emrin e ri shtetëror është i dyti më i rëndësishëm në historinë e Maqedonisë, pas atij të 8 Shtatorit të 1991, kur mbi 71% e votuesve vendosën krijimin e shtetit të pavarur dhe shkëputjen nga Jugosllavia. Sfida më e vështirë e 27 viteve të ekzistencës ka qenë njohja ndërkombëtare me një emër të qartë shtetëror. Prej 1993-shit, shumica e vendeve antare e kanë njohur si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, për shkak të lobimit të fortë të Greqisë, që nuk pranoi që vendi të quhej Maqedoni, pasi me këtë emër shteti i ri ballkanik do…

Lexo më Shumë

Deri në orën 15:00 në komunën e Velesit jehona arrin 20,02 për qind, gjegjësisht në votimin për referendumin kanë dalë 9,232 votues nga gjithsej 46.110 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, informojnë nga Komisioni komunal zgjedhor në Veles. “Votimi zhvillohet qetë, pa probleme dhe pa incidente”, deklaroi për MIA-n, Lili Velkovska, kryetar i KKZ-së Veles.

Lexo më Shumë

KKZ Manastir informoi se deri në orën 15 në 170 vendvotime kanë votuar 23,5 për qind e votuesve. Në komunën e Manastirit të drejtë vote kanë 82.131 qytetarë. Deri në orën 15 në Demir Kapi jehona e votimit në referendum  është 23,51 për qind. Në Demir Kapi  votohet në 11 vendvotime . Të drejtë vote kanë 3.364 qytetarë. Kryetari i KKZ-së  Stotjna Topçeva  përkujtoi se dje kanë votuar 23 persona të pamundur nga Demir Kapia. Votimi po zhvillohet pa probleme.

Lexo më Shumë

Katër orët e fundit jehona e referendumit në Kërçovë është rritur trefish, thonë nga Komisioni komunal zgjedhor (KKZ). “Deri në orën 11 në 114 vendvotime votën e tyre e kanë dhënë 3.072 votues ose 6.12 për qind, ndërsa deri në orën 15 numri i dalshmërisë është 10.346 ose 20.61 për qind”, ka thënë Arijan Imeri nga KKZ. 

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 15:00 kanë dalë 22.56% e qytetarëve apo mbi 334 mijë votues, njofton Telegrafi Maqedoni. Numër më të madh të të dalurve në referendum ka Komuna e Sarajit me 36%, Komuna Qendër me 34% dhe Karposh 32.21%. Komunat shqiptare kanë ndjeshëm më pak votues. Në Tetovë dalja deri ora 15:00 ka qenë 36.18%, në Gostivar 20.37% kurse në Kumanovë 22.86, Strugë 20.39% dhe komuna tjera më me pak përqindje. Konferenca e radhës e KSHZ-së do të jetë në…

Lexo më Shumë

Në linjën telefonike falas për paraqitjen e parregullsive dhe ndalimit të votimit, deri te zyra e Avokatit të Popullit ka pasur 25 ankesa deri në ora 13:00, deklaroi Zoran Bilbilovski, sekretari i Avokatit të Popullit. Tetëdhjetë përqind e ankesave, siç tha Bilbilovski, janë nga persona të cilët në periudhën e caktimit të referendumit deri në ditën e votimit, kanë kryer ripërtërije e kartave të identitetit, gjegjësisht ju është ndaluar vlefshmëria. Të gjithë personat, që ju ka mbaruar afati i letërnjoftimeve, sistemi i ka fshirë dhe ata nuk kanë të drejtë të votojnë, qartësoi Bilbilovski. “Të tjerët janë nga Demir Hisari.…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta sot në ora 12 realizoi të drejtën e votës në vendlindjen e tij në Gostivar. I shoqëruar nga zonja e tij, Bejta pas aktit të votimit në prononcimin për mediat e pranishme shprehu bindje që qytetarët sot do të votojnë për NATO dhe BE, sepse votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë. “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sot votohet për NATO dhe BE, votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që…

Lexo më Shumë