Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë në rend dite diskutimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni. Ferid Muhiq, deputet i pavarur, si duket ka ndryshuar mendje rreth Marrëveshjes së Prespës, dhe shprehet se do të votoj “për”. Në debatin që mbahet në Kuvend, ai tha se marrëveshja është e keqe dhe se përmban çështje serioze. Muhiq thotë se marrëveshjen do ta votojë një qeveri tjetër, nëse nuk do ta…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Michael Roth përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, ka dërguar përkrahje për Maqedoninë lidhur me debatin që sot deputetët po e bëjnë për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. “Fat i mirë për të gjithë miqtë e mi maqedonas. Vazhdoni përpara. Dera e Evropës patjetër duhet të mbetet e hapur. Marrëveshja e Prespës është mundësia e vetme”, ka shkruar Roth. https://twitter.com/MiRo_SPD?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1051790858230669312&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F563573-roth-ne-twitter-fat-i-mire-per-te-gjithe-miqte-e-mi-maqedonas-vazhdoni-perpara%2F
Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e rëndësishme dhe e favorshme për Greqinë dhe për rajonin dhe do të marrë shumicë të deputetëve në Parlamentin grek, tha ministri grek i Detarisë, Fotis Kuvelis në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke. “Vlerësimi im është, por do të thoja edhe bindje se Marrëveshja e Prespës, është një marrëveshje veçanërisht e rëndësishme dhe volitshme për Greqinë dhe për rajonin më të gjerë dhe do të kalojë. Vlerësimi im është se numri i deputetëve në Parlamentin grek të cilët do të votojnë për Marrëveshjen e Prespës, gjithsesi nëse gjithçka përfundojnë, siç është…
Lëvizja BESA, me kryetar Afrim Gashin, në lidhje me ofertën e kryeministrit Zoran Zaev, për t’i falur dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, thotë se politika nuk duhet të përzihet në punën e gjyqësorit, ndërkaq pajtimi është i mundur pasi të kërkohet falje dhe të ketë përgjegjësi, njofton Portalb.mk. “Parimisht jemi në qëndrimin se politika nuk ka të drejtë dhe nuk do të duhej në asnjë mënyrë të përzihet në punët e gjyqësorit. Çlirimi i drejtësisë nga politika është parakusht i shtetit të së drejtës dhe i perspektivës evropiane. Pajtimi është i mundur kur të kërkohet…
Deputeti Pavle Bogoevski nga koalicioni i LSDM-së, gjatë debatit të sotëm në seancën kushtuar ndryshimeve kushtetuese, duke i replikuar deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i mohoi akuzat se qeveria nuk e ka ftuar opozitën në procesin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk. ” Thoni që opozita nuk ka qenë e konsultuar gjatë rrjedhës së bisedimeve, por nuk është e vërtetë, keni qenë të konsultuar në proces, përveç asaj asnjëherë nuk e keni pyetur opozitën e atëhershme kur ju biseduat. Pakënaqësia juaj rrjedh nga fakti që dikush tjetër është duke e zgjedhur një çështje që ju…
Edhe pse ruta e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor është e mbyllur, megjithatë përmes kanaleve kontrabanduese qindra emigrantë çdo ditë e kalojnë kufirin e Maqedonisë dhe nisen drejt BE-së. Ende ka rreziqe të sigurisë nga një valë e re eventuale e emigrantëve nëpër rutat e vjetra, si dhe hapje e rutave të reja. Këtë e konkluduan pjesëmarrësit në Sesionin e tretë të Grupit punues- 4 – (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MK) që u mbajt sot në Shkup. Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, tha…
Tome Axhiev, ish kryetar i Komisionit për lustrim, të hënën është paraqitur për intervistim në zyrat e Prokurorisë Speciale Publike. Prezenca e Axhievit në PSP mendohet të jetë në cilësinë e të dyshuarit për lëndën “I forti”, ku i dyshuar kryesor është deputeti aktual i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshevski. Më 18 mars të këtij viti, PSP njoftoi se ka hapur lëndë hetimore kundër Milloshevskit, babait të tij, një ish-kryetari të Makedonski Brodit dhe 11 personave tjerë. Në rastin “I forti”, Milloshevski dyshohet se të afërmve të tij, për çmime të ulëta u ka mundësuar blerjen e një prone shtetërore. Gjatë prezantimi…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev ka thënë se e vlerëson dorën e zgjatur për pajtim nga kryeministri Zoran Zaev, mirëpo ai nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese. “Keni vendosur që këtë çështje nacionale ta zgjidhni vet. E pranojmë kritikën se kemi mundur për 10 vite ta zgjidhim, Por, para se të nënshkruhet marrëveshja nuk kërkuat konsensus”, ka thënë Danev, duke shtuar se ai do ta respektoj vendimin e qytetarëve të dhënë në referendum, i cili, sipas tij ka dështuar për shkak të censusit.
Tendenca është e qartë – Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhët anëtare e BE-së, por ka detyrë shtëpie që duhet bërë, ai është implementimi i reformave, ka thënë ambasadori spanjoll në Maqedoni, Emilio Lorenco Sera. Ai ka theksuar se është gënjeshtër se askush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, duke aluduar në një pjesë të fushatës që u zhvillua para referendumit. “Shumë nga reformat që BE i kërkon nga Maqedonia t’i implementojë, janë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Qëllimi është të bëhet sistem i bazuar në sundimin e së drejtës, që do të mbrojë qytetarin e…
Punonjësit e “Sjekurikom” protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Siç thonë nuk janë të kënaqur nga mosplotësimi i premtimit se do t’ju paguhen tre pagat e mbetura nga muaji korrik, gusht dhe shtator. Theksojnë se javën e kaluar u është premtuar se do të bëhet pagesa e pagave, ndërsa tani siç theksojnë, u është thënë se pagesa do të fillojë për dy deri në tre ditë. Policia e orienton komunikacionin para Qeverisë në pjesën nga urra Goce Dellçev në drejtim të Karposhit, ndërsa komunikacioni në anën tjetër të bulevardit zhvillohet lirshëm.
Dimovski: Propozimi i Qeverisë është i papranueshëm “Kuvendi i RM-së nuk ka legjitimitet të sjell vendim për ndryshimin e Kushtetutës së RM-së. Obligim i jonë sot është që të konstatojmë se nuk kemi arsye për ndryshime kushtetuese. E dyta mendoj se përgjegjësia për sjelljen e këtyre proceseve nuk bie mbi opozitën por mbi pushtetin”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në fillim të seancës kërkoi që të hiqet nga rendi i ditës pika për ndryshimet kushtetuese, megjithatë deputetët me 67 vota kundër dhe 39 për e hodhi poshtë propozimin e Dimovskit. “Koalicioni i VMRO-së ka shkruar se…
Në fjalimin para deputetëve kryministri Zaev ka bërë thirje deputetëve të votojnë “PËR” ndryshimet kushtetuese. “Ju mund të votoni, si të doni, është e drejta juaj. Mund të votoni edhe kundër. Por duhet të mendoni për ardhmërinë tonë, ardhmërinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Duhet ta pyesim veten nëse do të fitojmë shumë ose do të ngelemi në izolim. Kësi raste janë të rralla dhe nuk i jepet rasti çdo gjenerate. Duhet të jemi të sinqertë dhe të vendosim për ardhmërinë e vendit. Është koha që gjithë deputetët e zgjedhur të reflektojnë atë që do populli. Jet më të mirë…

