Këtë pasdite në fermën e vëllait të tij u arrestua gazetari Milenko Nedelkovski, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohen në paraburgimin në Veles, siç mëson “Infomaks” nga burime të policisë. Siç mësohet Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë. Më parë, Nedelkovski njoftoi në faqen e tij në Facebook, se tek dera erdhën policët që u përpoqën për ta arrestuar.
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur…
“Propozimi i votuar me shumicë të dy të tretës në Kuvendin e Maqedonisë për fillim të ndryshimeve kushtetuese është hap historik që i sjellë të dyja palët më afër hyrjes finale në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”, konsideron zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Tzanakopoulos. Në lidhje me afatet e parapara, zëdhënësi i qeverisë greke, thotë se menjëherë sa të finalizohen ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk është e parapara të mbarojnë para muajit janar, parlamenti greke do të diskutoj për Marrëveshjen e Prespës dhe më pas do të ratifikohet me shumicën e nevojshme, përcjell Telegrafi…
Nuk është koha për ndarje. Na duhet bashkim si asnjëherë më parë, kështu u shpreh ish-drejtori i DSK-së dhe ish-funksionari nga VMRO-DPMNE, Sasho Mijallkov në intervistë për Press 24, transmeton Portalb.mk. “Për shkak pranisë së shpeshtë të emrit tim në disa media në 2-3 vitet e kaluara, ndjej obligim të jap koment në lidhje me të njëjtat. Domethënë, që nga dorëheqja ime nga të gjitha funksionet partiake nga viti i kaluar, nuk kam marr pjesë në asnjë formë të punës në partinë politike ku kam kaluar me vite. E hedh çdo spekulim për ndikimin tim ndaj kryetarit të partisë, organeve, deputetëve ose çfarëdolloj…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, përmes një deklarate me shkrim thotë se partia opozitare maqedonase është duke lëvizur në drejtim të gabuar. Ai shton se mbetet në qëndrimin kundër marrëveshjes me Greqinë, kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa përsërit qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja nuk është duke lëvizur në drejtimin e duhur. “Mbetem në qëndrimin tim parimor se Marrëveshja e Prespës ka përmbajtje të dëmshme, se pushteti në mënyrë të gabuar e ka udhëhequr gjithë procesin, se unë si deputet nuk kam mandat për ta ndryshuar Kushtetutën. Si dhe gjithashtu mbetem në qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja për një kohë të gjatë, edhe para edhe…
Gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski përmes një video mesazhi në facebook-u ka deklaruar se regjimi aktual në vend është fashist. Votimin në Parlament e ka quajtuar vepër kriminale dhe ta treguar se është duke kontaktuar me disa patriot maqedonas për tu vet organizuar ta pastruar dhe larguar sic e quan ai këtë regjim fashisht, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai ka deklaruar se këta persona nuk janë shumë, por janë të guximshëm dhe patriot. Të njëjtit sipas tij edhe kanë ndikuar që referendumi të mos kaloj. Ai ka ftuar mërmgimtarët maqedonas në Austri, Amerikë dhe Evropë për ta shkatërruar këtë regjim…
Deputeti i LSDM-së Aleksandar Kiracovski, ju bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së që të kyçen në iniciativën për pajtim kombëtar, pasi siç tha, gjithë duhet të marrin pjesë. Në pyetjen nëse falja do të jetë vetëm për ngjarjet e 27 prillit ose më gjerë, Kiracovski tha se për këtë do të vendosë komisioni kuvendor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për amendamentet që qeveria duhet t’i dorëzojë në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ai tha se ka afat 15 ditë, por pret që ata të dorëzohen deri të premten. “Ne jemi optimist. Çdo ditë ju bëjmë thirrje deputetëve që të kyçen në proces. Unë jam…
“Nga kanceri i gjirit në Maqedoni brenda një viti vdesin 279 gra, ose 27 në 100 mijë raste. Numri më i madh i rasteve me vdekje janë të moshës 55 deri 59 vite. Vitin e kaluar janë regjistruar 218 raste të kancerit të gjirit tek gratë dhe katër raste tek meshkujt. Ndërsa 15 raste të reja janë paraqitur tek gratë nën moshën 40 vjeçare”. Kjo u tha në konferencë për shtyp të Institutit për Shëndet Publik me rastin e “Tetorit – Muaji për vetëdijesim për kancerin e gjirit”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Udhëheqësja i Sektorit për promovim, analiza dhe ndjekje të…
Të gjithë deputetët të cilët votuan për iniciativën për ndryshim të Kushtetutës janë siguruar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të uniformës së re të destinuar për pjesëtarët e Njësisë për Detyra Speciale sot në kazermën Ilinden. “Kemi bërë vlerësim të sigurt të deputetëve, kryesisht atyre të cilët votuan për fillim të procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe ata do të sigurohen deri në atë moment, derisa ai vlerësim nuk bëhet ndryshe”, tha Spasovski. Në pyetjen nga kush në tërësi mbrohen ata deputetë theksoi se ka kërcënime reale, përmes…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksander Kiracovski nuk e shef pengesë emërimin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski në krye të Komisionit për pajtim kombëtar. Kiracovski shtoi se derisa sa ka një propozim të tillë dhe pranohet nga palët, nuk paraqet asnjë problem duke potencuar se kjo nuk e amniston nga veprat kriminale Gruevskin.
Në Maqedoni 79,3 për qind nga amvisëritë në tremujorin e parë të vitit kanë qasje në internet në shtëpi. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë se pjesëmarrja e amvisërive sipas tipit të vendbanimit me internet me shtrirje të gjerë fikse në numrin e përgjithshëm të amvisërive është 70,4 për qind në vitin 2018. Në tremujorin e parë të vitit 2018, prej popullatës së përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë shfrytëzuar 79,2 për qind, ndërsa 68,7 për qind e kanë përdorur çdo ditë ose pothuaj çdo ditë. Telefoni mobil ose telefoni i mençur kanë qenë…
Deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshovski, ka dalë me mbështetje të hapur për kryetarin e Hristian Mickoski. Siç dihet, ai ishte pjesë e grupit që kundërshtonin përzgjedhjen e Mickoskit në krye të VMRO-së, pas largimit të Nikolla Gruevskit. “Zhvillimet dramatike në Kuvend dhe akti ilegal kundër kushtetutës, të paktën tregoi një pasqyrë të qartë për atë se kush tenton që të respektohet vullneti i popullit nga të cilët jemi përzgjedhur dhe kujt i interesojnë marrëveshjet fshehtas. Hristian Mickoski, kryetari i VMRO-së, megjithatë tregoi se më e rëndësishme për të është besimi demokratik që votuesit ua kanë dhënë deputetëve dhe vullneti i…

