Në Kuvendin e Maqedonisë javën e ardhshme do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2018. Për të hënën është caktuar seancë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ndërsa sipas Rregullores së Kuvendit, debati në komision zgjatë 10 ditë pune, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria më 13 tetor miratoi propozimin për rebalanc të buxhetit, ku sipas rebalancit ka ulje në të ardhurat dhe të dalurat prej 0.5 për qind. Me rebalancin e buxhetit, ulje të mjeteve do të ketë për projektet e gazifikimit dhe ndërtimin e Qendrës Klinike.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, me 15 minuta vonesë ka arritur në Gjykatën Penale ku po mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale. Ai gjatë hyrjes në gjykatë ka injoruar gazetarët duke biseduar në telefon dhe nuk është përgjigjur në pyetjet e tyre lidhur me vendimin për burgosjen e tij, si dhe trazirat që po ndodhin kohëve të fundit në VMRO-DPMNE. Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Titanik” pritet të dëgjohen 400 “bombat” e papublikuara, të cilat janë pjesë e dëshmive materiale të propozuara nga PSP-ja. Në lëndën “Titanik” të akuzuarit ngarkohen…
Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Bashkimi Ameti, dhe tre punonjës të tjerë kanë marrë kallëzime penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit. Sipas policisë, të katër këta nuk kanë vepruar pas një aktgjykimi të gjykatës për konfiskimin e pronës dhe kështu e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. “Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2012, i denoncuari/akuzuari i parë dhe e denoncuara e dytë, si menaxherë në Agjencinë për Menaxhimin me pasuritë e Konfiskuara të Republikës së Maqedonisë, i denoncuari/padituri i tretë, si Ndihmës shef i Agjencisë dhe i denoncuari i katërt si Drejtor…
Ka dështuar edhe këtë vit vënia e filtrave të Kombinatit Jugohrom. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderoski, fajin për ndërprerjen e punëve e hedh tek Qeveria. Ai gjatë një prononcimi për Alsat deklaroi se Kombinati nuk është në gjendje të vazhdoj punët rreth vendosjes së filtrave derisa qeveria nuk përmbush premtimin dhe të lëshoj mjetet e parapara për këtë qëllim dhe që kapin shumën prej 1.5 milion eurove, njofton Alsat. “Në mbledhjen që dje realizuam me Qeverinë na u premtua sërish se brenda tre javësh mjetet do të lëshohen që të mund të vazhdojë puna. Punët për momentin janë ndërprerë shkaku…
Maqedonia ka marrë rekomandimet e reja nga takimi me përfaqësues të NATO-s në Bruksel. Sipas zv.kryeministrit Bujar Osmani, vërejtjet e reja janë në kuadër të detyrimeve të deritanishme që ka pasur vendi. Target në mesin e institucioneve që duhet të zbatojnë rekomandimet mbeten Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. “Programi për vazhdimin e reformave i cili është prezantuar në Bruksel, është pranuar nga ata, është vlerësuar. Vlerësimet joformale janë shumë pozitive për shkak se Maqedonia gjatë kohë është në këtë proces dhe është e përgatitur dhe janë marrë, normalisht, disa vërejtje dhe çfarë duhet përmirësuar në…
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ka mbajtur fjalim dje në Këshillin Atlantik, ku tha se ka ardhur momenti që në Maqedoni të gjithë duhet të shikojnë drejt të ardhmes dhe ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të vendit. Në panelin me titull: “Plotësimi i Evropës: A do ta arrijë Maqedonia momentin?”, Robertson tha se në lidhje me këtë duhet të shikohet nga aspekti më i thellë dhe gjerë. “Kujtoni guximin dhe rëndësinë e politikanëve tuaj në krizën e vitit 2001. Ata e shpëtuan vendin tuaj nga një gjakderdhje e sigurt. Guxim dhe rëndësi të tillë kanë disa politikanë sot…
Veprimtari dhe kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik Shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe pozitën e shqiptarëve karshi këtyre zhvillimeve. “Parlamenti e formoi edhe Komisionin per Pajtim Kombetar ndermjet Maq. te Veriut. Po shqiptaret ku jane ne kete mjedis? A nuk vlejne dhe a nuk duhet te permenden edhe votat e atyre qe e mbajne shtetin ne kembe duke i sakrifikuar ata qe i kane zgjedhur. Shqiptaret nuk i llogarit askush per te gjalle. Gjendja po e verteton thenien e asaj ministres se shemtuar; shqiptaret do…
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov pas largimit nga anëtarësia së partisë VMRO-DPMNE, publikoi një status në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk. “Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, për mua ditë e VMRO-së, e kam pritur me shumë zhgënjim. Por, jo nga fakti që është dhënë propozim për shkakrimin tim nga partia të cilës ia kam përkushtuar jetën dhe rininë time, të cilës së bashku me bashkëpartiakët e mi i kemi sjellë shumë fitore dhe arsye për të festuar. Nuk është ky shkaku për zhgënjimin tim, sepse e dinë se nuk më kanë përjashtuar dhe…
Patriotizmi në shekullin 21 është përkushtim i sigurimit të së ardhmes të sigurt për Republikën e Maqedonisë dhe për rrugën e saj në integrimet euroatlantike, të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat me BE-në. Porosinë e tillë e dërgoi nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Frosina Tashevska-Remenski prejse sot dorëzoi kurorë me lule të freskëta në përmendoren e Goce Dellçevit me rastin e shënimit të 23 Tetorit – Ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë. Ajo potencoi se rruga drejt BE-së dhe NATO-s është e shtruar me vendime të cilat duhet të sillen me konsensuz në…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë pajtueshmëri për kthimin e pasaportës Sasho Mijallkovit. Më herët edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për AIM njoftuan se Këshilli Penal i Gjykatës nuk ka vepruar mbi kërkesën për shfuzqizim të masës së përkujdesit për Sasho Mijallkovin. “Në lidhje me informacionin lidhur me personin S.M, i akuzuar në lëndë të PSP-së, informojmë se Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore nuk ka vendosur për kërkesën për shfuqizim të masës së përkujdesit për personin e përmendir dhe informacionet që qarkullojnë në oopinion janë të pavërteta”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Përndryshe, disa mediume sot raportuan…
Anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së për NOVA ka deklaruar se “nuk ka pasur asnjë shërbim të huaj, por na ka përgjuar Mijallkovi”. Në seancën e djeshme të KQ të VMRO-DPMNE-së, momenti më dramatik, sipas burimeve të NOVA-s ka qenë nisma për propozimin “PËR” të përjashtojë nga partia Sasho Mijallkovin. Iniciativën ë ka ngritur nënkryetari i partisë Aleksandër Nikollovski i cili ka dalë me qëndrim se partia patjetër të pastrojë me “materialistët” që të kthehet në idealet e partisë dhe me këtë të mundësojë veprimin e “idealistëve”, ka thënë anëtari i KQ të VMRO-DPMNE-së i cili ka kërkuar anonimitet, transmeton MEDIAL.…
Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Bacev si duket ka humbur betejën brenda partisë së tij. Në partinë e cila bënte fushatë kundër referendumit, pas miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese, janë shfaqur pakënaqësitë dhe ndarjet. Baçev përjashtoi nga partia bashkëpunëtorin Stefan Vlahov Micov me arsyetimin se në emër të partisë ka marrë fonde nga mërgata dhe të njëjtat i ka shfrytëzuar për qëllime personale, ndërsa në parti ka prezantuar plane radikale. “Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kërkonte formimin e një krahu ushtarak, edhe pse ne, si parti, nuk kemi mundësi të tilla, dhe as që kemi bazë të…

