VMRO ka akuzuar prokurorin publik se ende nuk ka rezultate të procedurës kundër kryeministrit Zoran Zaev për dhënie ryshfeti qytetarëve që të marrin pjesë në referendum. “Zoran Zaev është i vetmi kryeministër në Evropë i cili është abuzuar katër herë për krime. Njëherë për “Global” në vlerë prej 8 milionë euro, hera e dytë për rastin “Ryshfeti” e njohur për publikun si “një euro për Vice, një euro për kishën”, herë të tretë në një grusht shteti dhe herën e katërt për kërkesën e drejtuar biznesmenëve që të japin ryshfet qytetarëve që të dalin në referendum, për të cilat ka…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komsionit për mandate, Pavle Bogoevski, e ka caktuar me 6 nëntor seancën në të cilën do të shqyrtohet propozimi për marrjen e mandatit të deputetitNikolla Gruevski, njofton Plusinfo. Komisioni do të duhet të vendosë nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit, ndërkaq pas rekomandimit fjalën e fundit do ta jep Parlamenti. Për marrjen e imunitetit e nevojshme është dy e treta e shumicës parlamentare, e cila vështirë që mund të arrihet, duke marrë parasyshë që 8 deputetët e grupit të ri parlamentar që votuan për ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se nuk do tа përkrahin një vendim të tillë.
Projekti “Sonçev Grad” është vetëm një nga projektet e shumta kriminale të bartëseve të krimit dhe Nikolla Gruevskit. Nga LSDM thonë se për t’i përmbushur apetitet kriminale dhe për të realizuar dëshirat peronale të Gruevskit janë harxhuar 7 milionë euro, para të qytetarëve, për rrugë jo të sigurta, ndërsa në të njëjtën kohë është dëmtuar hapësirë e madhe e gjelbërimit. “Plotësisht, për shkak të marrëveshjes së dështuar për ndërtimin e vendbanimit “Sonçev Grad”, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kriminal e kanë dëmtuar shtetin edhe për një milionë euro, para të qytetarëve, për të cilën për momentin po zhvillohet kontesti gjyqësor…
Qeveria i ka miratuar draft-amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe i ka dërguar deri tek Kuvendi, ndërsa nga atje kanë caktuar seancë plenare për më 1 dhjetor, por seanca e komisionit kuvendar për çështje kushtetuese punën e saj do ta filloj më 7 dhjetor. Nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dje për AIM deklaruan se verifikimi i draft tekstit të amendamenteve do tu dërgohet të gjithë deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev, i cili dje nëpërmes konferencës për shtyp i publikoi projekt amendamentet, dhe shpreson se të gjithë deputetët do të lëvizin dhe do të mbajnë…
Sipas javores Fokus, Ivanovit tani i kanoset dënim prej 5 viteve burg, për shkak të akuzës për shkelje të Kushtetutës. Siç transmeton Gazeta Lajm, Fokus shkruan se Ivanov është në gjendje të palakmueshme, për shkak se partia e tij (VMRO-DPMNE) nuk ka më kontroll ndaj prokurorisë dhe Gjykatës Kushtetuese, kontroll që thuhej se e kishte në kohën kur ishte në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në. “Shefit të shtetit iu idhëzua udhëtimi i paradokohshëm në Turqi, sepse rrugës për në shtëpi mori vesh se kundër tij janë ngritur dy padi. Ivanovi është në gjendje të palakmueshme, sepse partia e tij nuk e…
Autostrada Kërçovë – Ohër e gjatë 57 kilometra do të kushtojë 598 milionë euro. Qeveria sot e miratoi aneksin e tretë të marrëveshjes me kompaninë kineze Sinohidro me çka është konstatuar nevoja për 178 milionë euro shtesë për këtë rrugë. Pas një viti negociatash për shkak të gabimeve në autostradë, janë konstatuar punë ndërtimore shtesë në terren për çka nevojiten edhe fonde financiare shtesë. Nga Qeveria thonë se megjithatë me këtë aneks ia kanë dalë të kursejnë 95 milionë euro pasi nëse ndërtimi kishte vazhduar me çmimet e vjetra do nevojiteshin 282 milionë euro, njofton Alsat M. “Tani autostrada pas hyrjes…
Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ka reaguar në lidhje me informacionet se prej 1 janarit 2019 do të ketë ligj të ri për punë pa viza për qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Ambasada gjermane këto informacione i vlerëson si të pasakta. Prej atje thonë se qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do të duhet të kenë viza siç ka qenë deri tani, për të punuar në Gjermani. “Kërkesa për viza mund të bëhet vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe vetëm atje jepet vizë. Ne nuk bashkëpunojmë me agjenci tjera dhe…
Qeveria ka siguruar dy të tretat e nevojshme në Kuvend për votimin edhe të fazës së dytë dhe të tretë të ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë. Qeveria, të premten, ka hartuar amendamentet kushtetuese pas bisedimeve që ka pasur kryeministri Zoran Zaev me grupin e ri parlamentar, apo 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO DPMNE-ja. Arritjen e marrëveshjes me këtë grup të deputetëve, disa prej të cilëve po gjykohen për vepra të rënda për dhunën e 27 prillit në Kuvend, e disa të tjerë janë nën hetime, e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev. “Për mua ky…
Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të mbështesin amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ai tha se Marrëveshja e Prespës e forcon dhe ruan identitetin maqedonas dhe hap perspektivën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, që sipas tij, realizohen interesat strategjike të vendit. “Kjo është edhe një mundësi për gjithë deputetët, veçanërisht për ata të VMRO-DPMNE-së që të dalin nga krimi i Gruevskit dhe Mickoskit dhe të kyçen në procesin e filluar në Kuvend. Tani pas përgatitjes së amendamenteve, ftojmë gjithë deputetët që të mbështesin të…
VMRO-DPMNE-së më shumë i intereson fati i Nikolla Gruevskit se e ardhmja e Maqedonisë. Ky ishte reagimi i LSDM-së ndaj deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, i cili në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se është takuar me paraardhësin e tij Nikolla Gruevski. Nga LSDM thonë se presin që për shkak të qëndrimeve konservative të kryesisë së VMRO-DPMNE-së, edhe deputetë të tjerë opozitarë t’i bashkëngjiten shumicës dhe të mbështetin proceset euro-atlantike. Anti-perëndimori Mickoski i pranoi takimet me mentorin e tij Gruevski dhe bisedat për tema të përbashkëta, për të ardhmen e Nikolla Gruevskit. Me këtë, Mickoski edhe njëherë…
Nëse në vend të semaforëve automatikë, të kurdisur për periudhë të caktuar kohore, do të instaloheshin semaforë në të cilët këmbësorët do të mund të aktivizojnë dritën e gjelbër, sipas nevojës, çdo ditë do të kishte së paku 6,000 ndalesa të panevojshme më pak, pohojnë prof. d-r. Kirill Sotirovski dhe Bosko Cvetkovski nga Fakulteti i Pylltarisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas vlerësimeve, në Shkup se çdo ditë digjen pa nevojë të paktën 100 litra karburant dhe pa nevojë emetohen 250 kg dyoksid të karbonit për shkak të ndalesave të panevojshme të mjeteve shkaku i dritës së kuqe në semafor, për të kaluar…
Draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës kanë arritur në Kuvend dhe po kontrollohen nga shërbimet kuvendore. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, seancën plenare në të cilën do të votohet për amendamentet e ka caktuar për më 1 dhjetor, ndërsa Komisioni për Çështje Kushtetuese punën e vetë do ta fillojë më 7 nëntor. Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp i arsyetoi amendamentet dhe tha se janë pranuar edhe kërkesat e tetë deputetëve të pavarur. Kjo është faza e dytë e procesit të ndryshimit të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa amendamentet mund të miratohen me 61 vota të…

