Bredhja e qenve endacak gjithandej nëpër rrugë vazhdon të shqetësoj me të madhe kalimtarët e rastit. Te revoltuar nga rastet e fundit, posaçërisht të atij në Gostivar ku një 17 vjeçare humbi jetën, qytetarët shprehen të frikësuar dhe apelojnë institucionet dhe pronarët e këtyre kafshëve për kujdes më të madh ndaj tyre. Dikur i mblidhnin dhe nuk kishte shumë që bredhnin rrugëve, kohët po ndryshojnë. Më duket se tani po e bëjnë vetëm për modë. Nëse dikush veç më mban qen atëherë duhet ta vaksinoje”. Kush dëshiron vërtet të mbaj qen duhet ta mbaj në shtëpi, të lidhur, asnjëherë nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria për momentin aspak nuk bisedon për çfarë do ndryshime kadrovike. Është fokusuar në procesin reformues dhe në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, të anëtarësimit në BE dhe në NATO, kumtoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha. Kolegu i tij, Mile Boshnjakovski u ndërlidh, duke theksuar se Qeveria mbetet transparente dhe e përgjegjshme lidhur me punën e saj dhe shpenzimin e parave të popullit. “Do të vijë dita kur edhe angazhimet politike do të jenë pjesë e evaluimit që do ta zbatojë kryeministri Zoran Zaev”, tha Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese, tha se me amendamentet e qeverisë nuk do të ndryshohet asgjë nga identiteti maqedonas. Zaev shtoi se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi kur Greqia të ratifikojë marrëveshjen dhe kur të nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO. “Procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë me vendimin e deputetëve me shumicë prej dy të tretave, ndërsa do të hyjnë në fuqi kur Greqia do ta ratifikojë marrëveshjen dhe kur të nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO. Ndryshimet kushtetuese do të vlejnë nëse Greqia ratifikon marrëveshjen.…
Me qëllim të përmirësimit të qasjes drejt shërbimeve shëndetësore për qytetarët në Komunën e Negotinës, mjekët amë do të përfshihen në kujdestari në shtëpinë e shëndetit në shërbimin e Ndihmës së shpejtë mjekësore. Në takimin e djeshëm në Ministrinë e shëndetësisë, Fondit për sigurim shëndetësor, Shtëpisë së shëndetit Negotinë dhe mjekëve amë u soll vendimi që të sigurohet 24 orë mbrojtje shëndetësore për qytetarët e komunës. Për shkak të mungesës së mjekëve në Ndihmën e shpejtë mjekësore, dhe në pajtim me obligimet e kontraktuara midis Shtëpisë së shëndetit në Negotinë dhe mjekëve amë, të njëjtit obligohen që të sigurojnë mbrojtje…
Koordinator i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në hapësirat e Kuvendit deklaroi se “Qeveria ikën nga nga debati transparent për çështjet më të rëndësishme në shtet”. “Shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Talat Xhaferi, dëshirojnë që debati rreth amendamenteve kushtetuese të kalojnë larg syve të publikut. Ata frikësohen nga debati për këtë çështje të interesit madhor”, deklaroi Micevski duke cekur se ky debat në Komisionin për çështje kushtetuese nuk e transmeton drejtpërdrejt debatin rreth amendameteve kushtetuese. Sipas tij , Zoran Zaevi dhe Talat Xhaferi përsëri duan t’i kalojnë larg sytë e publikut dhe për…
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në një konferencë për shtyp deklaroi se “ASNOMI-i do të mbetet në Preambulën e Kushtetutës duke u përmendur dy herë. Shpallja e ASNOMI-t mbetet me të gjitha vendimet e marra”. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Bosnjakovski tha se në amendamentin 35, ndryshimet që do të bëhen në nenin 3 janë garanci se kufijtë e Republikës së Maqedonisë janë të përhershme dhe të pakthyeshme. “Procesi është në Kuvend, sot është debati në Komisionin kushtetues. Ju ftoj ta ndiqni atë proces”, theksoi Boshnjakovski. Ai edhe një herë potencoi se nuk do të preket…
LSDM-ја ka dënuar vendimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili vlerësoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë procesit të gjykimit. Partia në pushtet vlerëson se ky komision është nën ndikim politik dhe se po synon që të mbrojë “krimet e Gruevskit dhe të Mickoskit” Edhe komisioni po ndjek hapat e anti-perëndimorit Mickoski, duke zbatuar urdhërat që i vijnë nga VMRO”-ja, vlerëson LSDM-ja, duke kërkuar reformimin e këtij komisioni.
Eurodeputeti grek nga “Syriza” dhe gazetari, Stelios Kouloglou, për AIM thotë se nuk ka dyshim se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Greqi duke thënë se kjo marrëveshja duhet të fitojë mirënjohje ndërkombëtare, siç është çmimi nobel për paqe. Zaevi dhe Tsiprasi, treguan guxim dhe kjo duhet në mënyrë simbolike të fitojë mirënjohje në nivel ndërkombëtar. “Nëse flisni me cilin do nga Kuvendi Evropian, nga e majta apo e djathta, do t’u thonë të njëjtën. Se është marrëveshja fondamentale për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë Evropës. Dhe jo vetëm kjo,…
Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar informatën për nevojën e fillimit të procedurës për nisjen e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë për vendosjen e një pike të re kufitare për rrugë komunikacioni ndërkombëtar “Tabanovcë” Republika e Maqedonisë dhe Preshevë, Republika e Serbisë, njofton Portalb.mk. “Bisedimet do t’i udhëheq grupi punues dhe e njëjta është e obliguar që në afat prej 30 ditëve ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për bisedimet e jashtëzakonshme gjatë konceptimit të draft tekstit të marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e pikës kufitare ose “one-stop-shop”, informojnë nga Qeveria.
Qeveria ka prezantuar planin e reformave të ashtuquajtur Plani 18, që ka të bëjë edhe me reformat në administratën publike. Ministri për Administratë dhe Shoqëri informatike, Damjan Mançevski theksoi se plani parasheh reformë të thellë në administratë, por ai paralajmëroi fatin e keq për një pjesë të administratës të cilët nëse nuk do të jenë të nevojshëm, ata do të shpërndahen në sektorin privat. “Askush nuk do ta humbë punën, ndërsa administrata tepricë do ti ofrohet sektorit privat”, theksoi ministri Mançevski. Të pyetur në Qeveri lidhur me sistematizimin dhe se kush do të preken thonë për INA se nuk mund…
Për shkak të pamundësisë së kryetarit të këshillit gjyqësor, është anuluar seanca e sotme për lëndën “Total”. Seanca e ardhshme është caktuar për 21 dhjetor në ora 10:00. Në seancën e sotme të pranishëm ishin Dragan Pavlloviq-Latas dhe avokatët e tij. Ai akuzohet për fshehje të tatimin në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik dhe personave fizik. Furnizimin e pajisjeve për vete e ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse te firmat nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në një firmë ka pasur vetëm një të punësuar./Telegrafi/
Qeveria e Maqedonisë në kuadër të programës për bashkpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë propozoi si projekt strategjik ndërtimin dhe hapjen e pikës kufitare “Markova Noga” me Greqinë, që lidhet përmes Prespës. Për realizimin dhe bashkërendimin e këtij projekti është autorizuar ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu. Hapja e vendkalimit kufitar paraqet nxitje të zhvillimit dhe bashkëpunimi në sferën e turizmit midis dy shteteve, ndërsa do të jetë edhe në funksion të intensifikimit të bashkëpunimit trilateral midis Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë”, ka theksuar Fazliu. Por pas lajmit në INA lidhur me vendimin e tillë qeveritar, banorë të fshatit…

