Author: Hamdi Kumanova

Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që duan të bëhen kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së, do të mund të aplikojnë në konkursin i cili pritet të publikohet më së voni deri më 11 janar, kështu ka vendosur mbrëmë udhëheqësia e kësaj partie. Konkursi do të jetë i hapur për 10 ditë pas çka do të vijojë konstatim i personave dhe shqyrtim i kërkesave përmes aktiviteteve dy javore. Konventa zgjedhore në parti është paraprë të mbahet më 16 shkurt kur do të prezantohet personi me të cilin VMRO-DPMNE do të kandidojë në garën presidenciale.

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski sot realizoi takim me bujqit e Sveti Nikollës. Nikollovski gjatë takimit tha se Qeveria intensivisht punon për masat dhe programet e reja sipas të cilave përmirësohet gjendja e përgjithshme në bujqësi dhe e theksi rëndësinë e zhvillimit të kulturave bujqësore kontraktore si mundësi për zgjidhjen e shitjes së prodhimit bujqësor. Nikolovski tha se prodhimi kontraktore e lulediellit është një mundësi e madhe për bujqit që të kenë blerje të sigurt. “Ne mbështesim plotësisht këtë nismë për prodhimin kontraktore. Me këtë ide dhe këtë koncept nuk flasim që do të zgjidhë të gjitha…

Lexo më Shumë

Status të garantuar për punësim nuk guxon të posedojë askush vetëm sepse është zgjedhur nga qytetarët, apo është emëruar funksionarë, kanë reaguar nga LSDM, pas informacionit se deputetët po përgatisin privilegje të reja për vete. Benefitet duhet ti kalojë qytetarëve, jo atyre që janë në shërbim të qytetarit. Pikërisht për këtë LSDM qëndron prapa propozimit për të zvogëluar pagesat për harxhimet e rrugës, për deputetët theksuan nga LSDM. Sipas LSDM-së, deputetët posedojnë të drejta të mjaftueshme dhe benefite të cilat janë të rregulluara me ligj dhe me Rregulloren e punës së Kuvendit. Maqedonia ndërtohet si një shoqëri për të gjithë…

Lexo më Shumë

Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ së shpejti pritet që të lëshohet për qarkullim. Këtë e ka bërë të ditur Minisri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në facebook. ‘Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundoi lidhjen. Mbeten punimet e fundit për tu lëshuar e sigurtë në qarkullim për qytetarët’, ka shkruar Lekaj në postimin e tij në facebook. Lekaj poashtu ka përgëzuar për punën që po bëhet në këtë autostradë drejtë përfundimit të saj. ‘Punë e shkëlqyer po bëhet këtu drejt përfundimit të këtij projekti gjigant që afron Kosovën me shtetet fqinje’, ka shkruar Lekaj. Lekaj po ashtu ka falënderuar puntorët të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Të indinjuar thellë me rikualifikimin e lëndës në rastin “Sazdovski”, ne familjarët e Besir Belës dhe Skender Demirit, njoftojmë opinionin se me datë 25.12.2018 (E Martë) në ora 10 : 30 – gjatë kohës së mbajtjes së seancës do të protestojmë para gjykatës themelore Shkupi 1. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkangjiten protestës tonë për drejtësi, pasi bazuar në të gjitha provat e prokurorisë që posedon gjykata nuk mund të klasifikohen djemt tanë si vrasës mizor. Kërkojmë nga gjykata të jetë e njejtë për të gjithë qytetarët dhe jo për dikënd nënë e dikënd njerkë. Të bazohet në…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit përmes kumtesës ka informuar se Thirrja publike për subvencion të pastrimit të oxhaqeve vazhdon deri në fund të vitit pra deri më 31 dhjetor të 2018. “Pastrimi i oxhaqeve duhet të bëhet nga persona përgjegjës të punësuar dhe regjistruar si oxhakfshirës, pas publikimit të thirrjes publike në Shkup janë pastruar deri më 492 oxhaqe që është një rritje në krahasim me vitin e kaluar ku ishin pastruar 274 oxhaqe. Bëjmë thirje të gjithë personat fizik dhe juridik të lajmërohen në thirjen për ndarje të subvencioneve për pastrim të oxhaqeve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga qyteti i…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka ftuar qytetarët që të dalin në marsh protestues, transmeton portalb.mk Marshi do të mbahet sot, e sthunë në Prilep, me fillim prej ora 13:00. “Bastistjet po zhvillohen në mënyrë të paligjshme, dhe malltretohen njerëzit të cilët protestojnë”, thonë nga VMRO-ja. Nga atje shtojnë se krimi i njerëzve të pushtetit ka mbetur i paprekur, kurse kriminelët lëshohen në liri, ndërkaq patriotët po burgosen. Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja marsh protestues për çdo javë ka mbajtur edhe në Shkup.

Lexo më Shumë

Po rrjedh afati për paraqitjen e kërkesës për amnisti për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, pasi që Ligji për amnisti u publikua në Gazetën Zyrtare. Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, nënshkroi ligjin mbrëmë dhe ajo u botua menjëherë në Gazetën Zyrtare, konfirmoi dje Drejtori i Ndërmarrjes Publike së Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski. Ligji hyn në fuqi me ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë. “Ata që akuzohen për ngjarjet e 27 prillit kanë afat prej pesë ditësh pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare për të kërkuar amnisti, nëse…

Lexo më Shumë

Kur pritej që gjërat të shkonin para me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, çdo gjë ka ngecur në Greqi. Kisha si edhe qarqe nacionaliste nuk po lejojnë Parlamentin e Greqisë që të votojë marrëveshjen, në mënyrë që të dy vendet të ecin më tej në raportet mes tyre. Kështu, 12 mitropolit në Greqi kanë dalë në një letër të përbashkët duke denoncuar këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojnë si në dëm të Greqisë duke shprehur pasigurinë se pala maqedonase do t’i qendrojë parimeve të saj, raporton Albeu.com. “Nuk kemi asgjë me vendin fqinj dhe aspiratat e tyre për në BE dhe NATO, por kjo…

Lexo më Shumë

“Për Serbinë është shumë me rëndësi që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Maqedonisë së Veriut në të ardhmen të jetë urë bashkëpunimi mes Serbisë dhe Greqisë si dhe mundësi për afrim më të madh mes Beogradit dhe Athinës”, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras. “E di se ajo nuk është e lehtë, por Serbia dhe qytetarët e saj e përkrahin zbatimin e asaj marrëveshje”, tha presidenti serb. Vuçiq dhe Cipras kanë diskutuar për situatën e Kosovës dhe aktivitetet për formimin e Armatës së Kosovës. Në lidhje me atë, Cipras…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes përgatit ndryshime në ligjin për shërbim në Armatën e Maqedonisë për zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionistë, të cilëve marrëdhënia e punës u ndërpritet pas moshës 45 vjeçare si dhe zgjidhjen e statusit të personave me specifika të veçanta dhe me rëndësi të veçantë për Armatën, njofton Portalb.mk.“Ushtarëve profesionistë, të cilëve u ndalohet marrëdhënia e punës pas mbushjes së moshës 45 vjeçare do të munden që të punojnë në Armatën e Maqedonisë si personel civil me specifika të veçanta dhe me rëndësi të veçantë për Armatën në Ministrinë e Mbrojtjes pa publikim të konkursit publik, me marrëveshje…

Lexo më Shumë

Pas njoftimi në “Meta”, se është zgjedhur firma që do ta mirëmbajë e-ditarin, në rrjetet sociale, në grupet për punonjësit e arsimit, mësimdhënësit komentojnë se nuk është në rregull tani të kërkohet që t’i shënojnë të gjitha të dhënat për arritjet e nxënësve dhe mungesat në ditarin elektronik për krejt 4 muajt dhe se kjo punë është obligim i madh për ta. Mësimdhënësit konsiderojnë se ajo që sistemi nuk ka funksionuar me muaj të tërë nuk është me fajin e tyre. “Nuk është në rregull tani t’i shënojmë të dhënat për tërë gjysmëvjetorin. Do të ishte edhe më mirë të…

Lexo më Shumë