Zaev dhe Pendarovski e kanë turpëruar dhe poshtëruan Republikën e Maqedonisë. Shteti edhe krahas ndryshimit të emrit mbeti pa fillim të negociatave në qershor, kjo është kështu pasi nuk ka reforma. Nëse në dhjetë vitet e kaluara pengesë kryesore për mos fillim të negociatave ka qenë vetoja e Greqisë, tani problem kryesor janë mungesa e reformave. Zaev dhe Pendarovski kanë marrë orientim për zbatimin e disa reformave mes të cilëve: Reforma gjyqësore, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe në nivel të lartë dhe reforma në zbulimin dhe strukturat e sigurisë, si dhe reforma të administratës publike. Asgjë nga…
Author: Hamdi Kumanova
Vetëm mediat profesionale dhe të pavarura kontribuojnë për zhvillim shoqëror dhe demokratik, porosit Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirive të Mediave. “Në shoqëritë e sotme jemi dëshmitarë në gjithnjë e më shumë dezinformimeve edhe në ciklet zgjedhore edhe jashtë tyre të cilat janë kanosje e madhe edhe për mediat edhe për demokracinë. Informacionet e shpejta, të sakta dhe me kohë edhe më tej sfida kryesore të mediave gjatë informimit të opinionit dhe kryerjes së rolit të tyre – korrigjues të pushtetit”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHMAA-së. Nga Agjencia…
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të imponojë dhe dinamikën, në bazë të së cilës partitë politike kryesore do të duhet të arrijnë ujdi rreth statusit të Prokurorisë Speciale Publike, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për definimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike mbeten të ngrira për dy javë të plota, ndërkohë po vazhdon fushata për zgjedhjen e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut. Sonja Stojadinoviq, njohëse e çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultati i ngushtë mes kandidatit të partive në pushtet dhe opozitës maqedonase ka rritur…
Pas një sërë aktivitetesh e takimesh që janë bërë gjatë kësaj fushate presidenciale, kur ne kishim mundësi të bashkëbisedojmë me qytetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, Shtabi Qendror dhe shtabet lokale të Alternativës dje e kanë përmbyllur fushatën dhe sot po i drejtohet opinionit me këtë konferencë shtypi. Jemi sot këtu që t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos mbështetësve dhe votuesve tanë, që të dielën, familjarisht, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat antiperëndimore. Duke e votuar Stevo Pendarovskin, ne praktikisht…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp të dedikuar për Ditën e Mediave, tha se gjatë dy viteve të kaluar është bërë shumë në lidhje me lirinë dhe departizimin e mediave, por shtoi se nuk është e mjaftueshme dhe sa ka edhe shumë punë për reforma të plota. “Vitin e kaluar kemi bërë mjaft për lirinë e mediave. U miratua Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që është bazë për departizimin e mediave. Kishte kundërshtime të ashpra nga opozita, por përfundimisht gjithë politikanët i larguan duart nga mediat. I larguam dy vërejtjet…
Ka qenë shtatori i vitit 91, tek secili prej jush gëzim pasi përfundimisht ne maqedonasit luftuam për të drejtat tona, për shtet tonin, emër, armatë, flamur. Institucione të cilat vetë mund t’i zhvillojmë, për nder që varet prej nesh. Gëzim se të gjithë ne mund të jemi në tonën, gjenerata do të arsimohen në institucionet tona, ku do të ketë shëndetësi të veten e cila do të jetë cilësore. 28 vjet më pas, mbeti shumë pak nga ai entuziazëm, shumë pak nga njerëzit sot janë të lumtur dhe të kënaqur prej asaj që e kemi. Kalova mbi 13 mijë kilometra…
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) ka hapur linjë telefonike falas për denoncim të sulmeve të gazetarëve dhe punonjësve medial gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk. Nga SPGPM-ja sqaruan se linja telefonike është hapur sepse, gazetarët dhe punonjësit medial shpesh ndeshen me sulme verbale dhe fizike gjatë procesit zgjedhor. “Derisa përballeni me çfarëdo lloj kërcënimi, verbale dhe fizike, frikësime, shqetësime onlajn, dhunë gjinore, shantazhe dhe kërcënime të tjera të sigurisë gjatë kryerjes së detyrave gazetareske, paraqiteni incidentin në 0800 11 011 dhe kërkoni ndihmë dhe mbështetje”, thanë nga SPGPM-ja. Linja telefonike është hapur në partneritet me Misionin e OSBE-së në Maqedoni.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Shkup, z. Kristian Timonie. Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe raundit të dytë zgjedhor, integrimit euroatlantik, gjendjes në rajon si dhe samitit të Berlinit. Kryetari Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për të arritur sukses më 5 maj sepse kështu fitues del vendi dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë. “Ne po bëjmë punën tonë që të arrihet cenzusi i domosdoshëm dhe të fitojë kandidati i përbashkët konsensual.” theksoi Ahmeti. Ahmeti dhe Timonie e vlerësuan procesin…
Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë kërkuar informatë në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, për atë sa është buxheti i cili i takon Kabinetit të Presidentit, pas përfundimit të mandatit dhe brenda këtij buxheti, cilat janë specifikat për formim të kabinetit të ish-presidentit, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. “SHPPP është përgjigjur se ky Buxhet e kap shumën tetë përqind të Buxhetit vjetor, të paraparë për institucionin President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se brenda këtij buxheti Kabineti i presidentit duhet të parashtrojë kërkesë deri te SHPPP për pune lokale etj. Deri dje s’ka pasur kërkesë të…
Të dielën më 5 maj do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, të cilët në raundin e parë e fituan numrin më të madh të votave por jo edhe shumicën e nevojshme prej 904.066 vota që të zgjidhet presidenti i Republikës. Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditësh prej përfundimit të raundit të parë të votimit, në këtë rast më 5 maj. President zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash, nëse në vendvotime kanë…
Partia maqedonase “E Majta” në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të mbështet kandidatet e opozitës Gordana Siljanovska-Davkova. Siç njoftojnë nga “E Majta”, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbrëmshme. Nga kjo parti Siljanovskën e konsiderojnë si kandidate atipike për kryetare shteti. Ata thonë se edhe përkundër mospajtimeve në disa çështje, Siljanovska ka kredibilitet që t’i kundërvihet politikës së koalicionit LSDM-BDI. “Mbështetja jonë për Siljanovskën është personale dhe jo pro-VMRO-DPMNE-së. Bashkëpunimi jonë me profesoreshën daton që nga koha e plenumit të profesorëve”, thonë nga “E Majta”. Ata shtojnë se Siljanovska duhet ta mbajë fjalën dhe të mos bie…
Siljanovska duhet të japë përgjigje si pikërisht bashkëshorti i saj ka blerë shtëpi nga shteti derisa ajo ka qenë ministre në Qeveri. Informatat e publikuara publikisht dhe dokumente të kapshme tregojnë se në kohën derisa kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka qenë ministre në Qeveri bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi prej mbi 100 metër katrorë në qendër të Shkupit. Siljanovska qytetarëve duhet t’u japë përgjigje si dhe në çfarë mënyre pikërisht bashkëshorti i saj nga shteti ka blerë shtëpi derisa ajo ka qenë ministre. Cili ka qenë roli i saj në shit-blerjen të hapësirës banesore në lokacionin…

