Author: Hamdi Kumanova

Më datë 06.07.2025 në orën 13:50 në fshatin Miletinë, efektivët e policisë nga NjP-Zherovjan kanë privuar nga liria personin B.J. (39) nga fshati Miletinë, i cili po atë ditë rreth orës 13:25 u denoncua nga babai i tij 64-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh “Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova. “Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J, kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, sot njoftoi për masën e re të Qeverisë që është përfshirë në planin operativ për punësim: “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”. Ajo tha se ky është një program që zbatohet për herë të parë në vendin tonë. “Me këtë masë, si shtet, po bëjmë një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm përpara – nga një politikë reaktive në një politikë proaktive në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes së mjedisit. Masa parashikon përfshirjen e 400 personave të papunë, të cilët do të angazhohen në punë publike me fokus në krijimin e brezave të…

Lexo më Shumë

Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4). Spanjolli kalon kështu një tjetër pengesë drejt finales së Wimbledon: Pas humbjes së setit të parë, Alcaraz reagoi fuqishëm, duke kontrolluar ndeshjen në tre setet e radhës. Rublev pati disa mundësi, por nuk arriti t’i shfrytëzojë, ndërsa kampioni në fuqi tregoi vendosmëri dhe mbylli sfidën pa lëshuar më terren. Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan edhe britaniku Cameron…

Lexo më Shumë

Zëvëndësministri i Buqjësisë nga VLEN, Albrim Hoxha, në hapjen zyrtare të shtabit zgjedhor në qytetin e Strugës tha se të mos zgjedhim në krye të komunës vazhdimin e mendësisë së mbrapshtë si Ramiz Merko e BDI-së, por e rëndësishme është që mos të lejojmë edhe rrikthimin e figurave që veç kanë marrë prej Strugës dhe nuk i kanë dhënë asaj. “Me shembullin që po japim ne si VLEN dhe me përkujdesin kaq të madh që po japim periudhën e fundit, sidomos me miratimin e 10 milionë eurove për Strugën, dy prej tyre veçmë kanë filluar siç është bulevardi hyrës në…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth alarmit për bombë i cili u sinjalizua pak ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Para mediave, ai fillimisht falënderoi policinë për reagim, por i ashpër tha se alarmet e rrejshme janë mendësi e atyre që Kosova i njeh shumë mirë. “Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba”, tha Haziri. “E dinë kush janë, a folin me theks sllav a krahinor të Kosovës, nuk ka rëndësi, me rëndësi që krijimi nuk ka etni. Ata që janë bashkërenduar për interesa politike me rënduar Kosovën e me dëmtuar,…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka njoftuar një tjetër sukses të strukturës FAST Albania në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe në bashkëpunim të ngushtë me homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Kroaci i shtetasit shqiptar Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, në…

Lexo më Shumë

Së paku 78 persona u konfirmuan të vdekur në Teksasin qendror, ndërsa 41 të tjerë janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes. Gjashtëdhjetë e tetë nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, u regjistruan në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash buzë lumit u përmbyt. Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga kampi Mystic nuk janë gjetur ende. Zyrtarët thonë se numri i viktimave me siguri do të rritet. Në 24 deri në 48 orët e ardhshme, në rajon priten stuhi të tjera, që mund ta vështirësojnë edhe më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Ato tashmë janë duke u përballur…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën më të thellë për konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, ku nga të gjithë të emëruarit: këshilltarë shtetërorë, udhëheqës të sektorëve, të njësive dhe këshilltarë të zakonshëm, asnjë nuk është shqiptar. Rezultati është i qartë: 10 me 0. Kjo është vetëm një tjetër dëshmi se kjo qeveri, e cila nuk ka legjitimitet etnik, po zbaton një plan sistematik për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe publike. Ky plan nuk është i ri. Ai është konceptuar nga partitë dhe oligarkia maqedonase që në vitin 2022 dhe po zbatohet hap pas hapi…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Lëvizja Hizmet dhe Xhemati Sulejmanxhi (Süleymancılar) filluan veprimtarinë e tyre në Ballkan pas viteve 1990. Ku lëvizja Hizmet u shfaq në rajon rreth viteve 1993–1999, duke ndërtuar shkolla, kolegje dhe organizata kulturore në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje. Ajo promovoi një formë moderne të Islamit përmes edukimit dhe dialogut ndërfetar. Nga ana tjetër, Xhemati Sulejmanxhi e filluan aktivitetin e tyre në fund të viteve 1990 dhe u fokusuan në edukimin fetar tradicional përmes kursëve të Kur’anit, veçanërisht në mjediset shqiptare dhe turke. Të dy xhematet shtrinë ndikimin e tyre në rajon, por me qasje dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët, në mënyrë që të nxitë lindshmërinë në vend. Deklarata e kreut të ekzekutivit nga VMRO-DPMNE-ja provokoi debat publik, por Mickoski sqaroi se ai donte vetëm të çonte vëmendjen te zhvillimeve alarmante demografike të viteve të fundit. “Nuk do të ketë kurrfarë taksash dhe ju kërkoj ndjesë thellësisht nëse dikush më ka kuptuar gabim. Por, ajo çfarë mund të them është se ne heshturazi po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo po kalon pa u vërejtur, si fakt…

Lexo më Shumë

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, ku pas një mosmarrëveshjeje, viktima është goditur nga gruaja e tij. Burri është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa e dyshuara ndodhet në kërkim nga policia.

Lexo më Shumë