Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit. Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherit është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global. Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953. Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në një takim të Komitetit punues për zbatimin e Strategjisë kombëtare të zhvillimit 2024-2044, theksoi se ndërtimi i një “shoqërie të sigurt, të mbrojtur dhe rezistente në kohë të sfidave globale është me rëndësi prioritare për ne”. Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski iu referua zhvillimit të sistemit mbrojtës dhe investimeve në mbrojtje që mundësojnë pajisje intensive dhe modernizim të armatës së Maqedonisë. Pro drops Простатата се намалила 3 пати! Правете го ова секоја вечер! × “Në samitin e fundit të NATO-s, ne – të gjitha 32 vendet anëtare –…
Aktakuza për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan do të vlerësohet deri në fund të javës, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e gjykimit për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë më të re të vendit, në të cilën humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën. Aktakuza u ngrit më 13 qershor ndaj 37 personave fizikë dhe subjekteve juridike kurse Gjykata Penale thotë se vlerësimi është zvarritur për shkak se autoritetet gjyqësore nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë avokatët e të akuzuarve në kohë. “Që nga pranimi…
Më 28.09.2025, në orën 16:40, në SPB Tetovë është paraqitur një denoncim nga S.B. (34) nga fshati Singeliç i Shkupit. Sipas denoncimit, në hyrje të fshatit Grupçin ai është sulmuar fizikisht nga S.H. nga fshati Arnaqi dhe një person tjetër, të cilët gjithashtu i kanë dëmtuar automjetin. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit informon Tetovasot. Gjatë takimit, Kryetari Gashi vlerësoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të RMV-së dhe Këshillit Shura të Katarit. Ai gjithashtu dënoi sulmin e fundit në Doha, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Katarit dhe nënvizoi se veprime të tilla militante duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar. …
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se pritet mot i ndryshueshëm me reshje të shpeshta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Sipas DPHM, në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. “Nesër moti do të mbetet stabil. Nga pasditja e së mërkurës deri të premten, nën ndikimin e një vale të re të lagësht do të ketë reshje shiu, më të bollshme (mbi 30 l/m²). Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajri nga…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Butelit, prof. dr. Isamedin Azizi, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e ditës së parë të fushatës zgjedhore, duke bërë thirrje për mobilizim dhe unitet të shqiptarëve në këtë komunë. “Në Komunën e Butelit sot shqiptarët përbëjnë mbi 50% të votuesve. Deri tani ka ekzistuar një ide e rrënjosur se shqiptarët ‘nuk mund ta fitojnë’ këtë Komunë. Tani është momenti për ta thyer këtë tabu! Shqiptarët e bashkuar rreth një kandidature të vetme mund ta bëjnë realitet fitoren në Butel. Varet nga vullneti ynë”, tha Azizi. …
Logo Të tjera lajme Lajmi i Ditës Kurti flet për unitet, bashkëpunim dhe vizion gjatë takimit me profesionistët dhe sipërmarrësit shqiptarë në SHBA Lajmi i Ditës Mexhiti: Çairi do të jetë prijës i së mirës si gjithmonë Lajmi i Ditës Noteres shqiptare i “Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko. I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së,…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se nuk dëshiron t’i përgjigjet në të njëjtin nivel të gjuhës së tij. Kasami tha se VLEN ofron program për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se Ahmeti përgjigjen do ta merr më 19 tetor. “Nuk dua t’i përgjigjem në të njëjtin nivel, janë zgjedhje lokale dhe ne kemi çfarë të promovojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Qytetarët e dijnë fjalorin e Ali Ahmetit edhe në zgjedhjet parlamentare, kur opozitën e atëhershme shqiptare i quajti horra, me një pjesë…
Dy persona nga Trubareva janë ndaluar në komunën Aerodrom të Shkupit, pasi u kapën duke djegur qëllimisht kabllo në një park në bulevardin “Pushtimi i shkurtit”. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, policët nga stacioni policor i Aerodromit kanë privuar personat me inicialet T.M. 23 vjeçar dhe I.M. 26 vjeçar, që të dy nga Trubareva. Ata i ka denoncuar një punonjës i komunës së Aerodromit, i cili ishte dëshmitar i incidentit. Policia ndërhyri menjëherë, i gjeti ata në vendngjarje dhe i arrestoi dy të dyshuarit. Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit,…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas konventës madhështore të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), e mbajtur mbrëmë në Shkup, duke e cilësuar këtë ngjarje si “vulën e fitores së madhe të 19 tetorit” dhe paralajmërimin e fundit për grupimin politik VLEN. “Prania e mijëra shqiptarëve nga Kumanova e Likova deri në Strugë e Dollnen ishte një mesazh i qartë: shqiptarët nuk pranojnë nënshtrim e nëpërkëmbje. Me votën e tyre më 19 tetor ata do të ndëshkojnë vasalët dhe puthadorët e Hristijan Mickoskit”, thuhet në reagimin e Aleancës. Në reagimin e saj, ASH thekson se ky mobilizim i madh popullor…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy persona nga Manastiri janë arrestuar për “gjueti të paligjshme”. Policia thotë se në automjetin e tyre janë gjetur dy drerë. “Më 28.09.2025 rreth orës 10:30, në kryqëzimin për fshatin Brod, komuna e Novacit, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor për Kontroll dhe Mbikëqyrje Kufitare “Medxhitlija” arrestuan S.F. (51) dhe V.F. (26), të dy nga Manastiri”. “Gjatë kontrollit të automjetit “Ford” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.F., me pasagjer V.F., u gjetën një karabinë dhe dy pushkë gjuetie me leje, disa lepuj të kapur për të cilët gjithashtu…

