Një person është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasjen që ka ndodhur më 7 maj 2025 në Deçan. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari u dërgua në mbajtje. “Deçan 07.05.2025-08:15.Lidhur me rastin është raportuar se më 29.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. Rasti vazhdon.
Author: Hamdi Kumanova
Ditën e sotme do të vazhdojë gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë. Atje pritet të dëshmojë dëshmitari i katërt në rastin e Thaçit. Pas James Rubin, Paul Williams e Duncan, sot mbetet të shihet kush do të jetë dëshmitari.
Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi hapur obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, sipas BDI-së nuk është thjesht një dëshirë personale, por pjesë e një strategjie të rrezikshme për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët. “Vetëm disa ditë më parë, Mickoski deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike. Kështu ai konfirmoi atë që kemi paralajmëruar prej muajsh: ai nuk kërkon vetëm fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe kontroll mbi përfaqësimin e tyre”, thuhet…
Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale, por do të jenë një vendim se çfarë Maqedonie duam të kemi, çfarë shteti duam të ndërtojmë dhe çfarë porosi do t’u dërgohen atyre që shkatërrojnë, në vend që të ndërtojnë. E di që në atë betejë do të fitojmë, Maqedonia do të fitojë, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup. Sot, tha ai, qëndron modest dhe i sinqertë si në fillim të rolit të tij, duke thënë se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se së bashku do të fitojnë për fëmijët…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Prej dje të pompa e benzinës Dizel ka filluar riorientimi i komunikacionit transportues për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve transportuese në VK Bllacë e Poshtme. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…
Ish-ambasadori Nano Ruzhin thotë se iniciativat e mëparshme të opozitës ndaj qeverisë kanë përfunduar gjithmonë me dështim. “Njohuritë e mia modeste për iniciativat e mëparshme të opozitës ndaj qeverisë kanë përfunduar gjithmonë me dështim dhe pa asnjë reagim. Demokracia jonë është thjesht përmbys. Kemi qenë dëshmitarë të një numri të madh iniciativash që nga koha e qeverive të para deri më sot, pavarësisht se sa kozmopolite dhe pozitive është iniciativa për vendin, mbi të gjitha, të gjitha partitë i vënë interesat partiake përpara interesave shtetërore”, thekson ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës Nano Ruzhin për “Lokalno” me rastin e projekt-rezolutës me…
Indeksimi i pensioneve këtë tetor do të jetë më i ulët se në vitin 2024. Qeveria ka miratuar vendimin i cili përcakton dhe masën e indeksimit. Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare indeksimi i pensioneve këtë vit do të jetë 2.5%. Kjo do të thotë se pensionet urbane të pleqërisë shtohen me 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024 ishte 19,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë. Indeksimi i…
Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat i ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë fuqizuar sërish në fundjavë, pavarësisht përpjekjeve të Teheranit për ta parandaluar këtë hap. Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, pas një vendimi të ngjashëm nga Kombet e Bashkuara. Zyrtarët iranianë kanë thënë se rikthimi i sanksioneve përbën vendim “ilegal” dhe kanë insistuar se publiku do t’i përballojë ato. Megjithatë, debati sa shkon e rritet në spektrin politik për veprimet e radhës. Zërat konservatorë vazhdojnë të bërtasin njëjtë – nuk ndryshojnë qëndrim. Hamshahri, gazetë e lidhur…
Ka një përvojë të gjatë në fushëbeteja. Me ushtrinë amerikane ai ishte i përfshirë me misione në Kore, Panama, Honduras si dhe në vende të tjera. Amerikano-gjermani, Micheal Valter Spath, ishte në dijeni se çfarë po mizorish po ndodhnin edhe në Ballkan gjatë viteve të 90-ta. Në një moment ai vendosi t’i kap armët sërish dhe t’i dalë në ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë shërbimit tim në ushtrinë amerikane pata shumë njohuri rreth asaj që ndodhte në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ishin luftëra të tmerrshme që zgjatën për vite me radhë. Jam rritur në Gjermani…
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka shpjeguar arsyen pse Federico Chiesa nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt. “Reds” po përgatiten të udhëtojnë drejt Stambollit për takimin e dytë të fazës së ligës, që do të zhvillohet të martën. Javën e kaluar, ata u detyruan të bënin një ndryshim të vonshëm në skuadër pasi mbrojtësi Giovanni Leoni pësoi një dëmtim serioz në gju. Sipas rregullores së re të UEFA-s për sezonin 2025/26, klubet mund të zëvendësojnë një lojtar në rast dëmtimi afatgjatë (minimumi 60 ditë), me kusht që ndryshimi të…
Pos konstatimit se Kuvendi është konstituuar e nënkryetari mund të zgjidhet në një seancë të radhës dhe përsëritjes së votimit për kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, sipas ekspertëve Gjykata Kushtetuese mund edhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nga 27 marsi, data kur janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve nacionale, kanë kaluar fiks 6 muaj e dy ditë. Për shkak të bllokimit të Kuvendit, as nuk kemi Qeveria të re, e as Kuvend funksional. Masa e përkohshme me të cilën është bllokuar çdo zhvillim, çaktivizohet më sot, 30 shtator. Me të përfundon edhe afati…
Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, e cila që nga 5 shtatori i ka pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.Gjykata vlerësonte se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të evitojë rreziqe apo dëme të pariparueshme që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën. Për më tepër, Gjykata vlerësonte se, në kuptim të përcaktimeve të…

