Kandidatët për policë sipas planit të përgatitur paraprak, dhe si pjesë e kursit për trajnim bazë për policë, e cila për momentin po zhvillohet në Qendrën për trajnim në Idrizovë, nga nesër do të jenë në trajnim praktikë për rregullimin e komunikacionit fizik në disa udhëkryqe të Shkupit. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë periudhës nga ora 09:00 deri në orën 15:00 me datë 20, 21, 22, 27, 28 dhe 29 maj, në udhëkryqet në Sajmishte, stacionin hekurudhor, Kryqin e Kuq dhe Stara Rampa, kandidatët për policë së bashku me katër oficerë të policisë së komunikacionit do të bëjnë trajnime praktike…
Author: Hamdi Kumanova
“Sipas programit për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në familje për vitin 2019 edhe këtë vit vazhdojmë me realizimin e masave të planifikuara, prandaj këtyre ditëve kemi shpallur thirrjet publike për kompensimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e sistemeve të kolektorëve diellor në amvisëri, për të cilën janë siguruar 5 milionë denar dhe për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose alumini nëpër shtëpi për vitin 2019, për të cilën masë janë siguruar 25 milion denar”, njoftoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në pres konferencën e sotme. Sipas thirrjeve, blerësve të sistemeve…
Dy vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut janë dy urat e reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në Ballkan që ndërtohen me materiale të fuqishme dhe plan për zhvillim, prosperitet, solidaritet dhe paqe në fqinjësinë tonë, thotë ministrja alternative e Punëve të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopullu për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA lidhur me vendkalimet e reja kufitare, njoftoi korrespodentja e MEDIAL-s nga Athina. Anagnostopullu potencoi se kënaqësia e shprehur nga përfaqësuesit e popullatës lokale në rajonin grek Maqedonia, pas votimit të ligjeve, “pa dyshim tregon se ka ardhur koha që në praktikë t’i shohim përfitimet nga Marrëveshja e Prespës”.…
Nga partia në pushtet LSDM thonë se me hapjen e thirrjes publike për blerjen e lëndës djegëse për mekanizëm bujqësor filloi zbatimi i masës për subvencionimin e shpenzimeve për blerjen e naftës për mekanizmin bujqësor, të quajtur ndryshe “naftë e gjelbër”. “Masa do të përfshijë 55.000 fermerë me kultura bujqësore dhe kopshte, fruta dhe vreshta që do të mund të blejnë për 30 për qind më lirë naftën për mekanizimat e tyre. Në këtë mënyrë, ke bujqit kthehen rreth 200 milionë denarë ose më shumë se 3 milion euro, fondet të cilat janë siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…
Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë kryer revizion të detajuar dhe gjithëpërfshirës në planet mësimore të historisë, librat dhe materialet e mëtutjeshme mësimore që përdoren në dy vendet, transmeton Portalb.mk. Kjo u theksua në deklaratën e përbashkët nga mbledhja e katërt e Komitetit të përbashkët interdisiplinor të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë së mbajtur në Ohër. Në deklaratën përbashkët theksohet se “materiali i lartpërmendur duhet që në periudhë më të shkurt të afatit kohor të lirohet nga referencat irredentike dhe vizionare, njofton Ministria e Punëve të…
Kryeministri Zoran Zaev, me ftesë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së autostradës së re 26 kilometra, e cila kalon nëpërmes grykës së Grdelliçka nga Korridori 10. Me këtë rast edhe kryeministri Zaev mbajti një fjalim në të cilin shprehu mirënjohjen e tij të madhe për ftesën për të qenë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme në Republikën e Serbisë dhe kështu, siç tha ai, për vendin tonë dhe për rajonin. “Gëzohemi me përpjekjet e suksesshme të të gjithë fqinjëve tanë. Tani, kur e shohim se sa madhështore duket kjo zgjidhje moderne e autostradës, e…
Pika për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski duhet të shqyrtohet deri të mërkurën e ardhshme, kur skadon afati deri 15 ditë pas njoftimit të marrë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deri atëherë, Komisioni duhet që së pari ta shqyrtojë Ligjin për siguri nacionale, për të cilin janë ngritur rreth pesëdhjetë amendamente, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk. Pasi do të mbarojë debati për këtë ligj, deputeti dhe kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski do ta caktojë seancën në të cilën do të debatohet për mandatin e Gruevskit. Në kundërshtim me disa shkrime të medieve të caktuara se Bogoevski e ka shtyrë seancën, e…
Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) deri tek homologët e tyre grekë paraqitën një propozim dhe dinamikë për uljen e njoftuar të çmimeve në roaming, e cila sipas memorandumit të nënshkruar nga të dyja vendet duhet të fillojë nga sezoni i verës. Viti i parë pas hyrjes në fuqi të memorandumit, sipas propozimit, çmimet e shitjes me pakicë të të dhënave do të uleshin me 93 për qind, thirrjet dalëse me pakicë me 77 për qind dhe SMS me 69 për qind. Nga AEK për AIM-në thanë se nga ana jonë jemi të përgatitur që shërbimet më të lira fillestar të…
Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie dje ishte për vizitë në Gostivar ku mori pjesë në manifestimin “Dita e frankofonisë”. Më Pas u takua me kryetarin e komunës, Arben Taravari me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit. Në pyetjen e gazetarëve rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe marrjen e datës për negociata, ambasadori francez tha se kjo nuk është vetëm marketing politik, transmeton Portalb.mk. “Fillimi i negociatave do të jetë mirë edhe për ne, ambasadorët e vendeve perëndimore. Ne dëshirojmë hapje të negociatave të para anëtarësimit. Por vendi duhet të…
Austria si çdo anëtare e BE-së janë vite dritë përpara nesh. Përgjegjësia politike është një tipar i çdo politikani në Evropë, por jo edhe në Maqedoni, akuzojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Zëvendës kancelari i Austrisë dha dorëheqjen, ndërsa Bogoevskit nuk i trembet syri. Zaev u kap duke kërkuar ryshfet përgjatë skemës – një euro për Vicen, një euro për kishën, i gjithë publiku pa pamjet, ndërsa ai as nuk mendon të jap dorëheqje”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se edhe Venko Filipçe është cituar nga mediat në lidhje me nepotizmin në ndarjen e tenderëve në kujdesin shëndetësor, ndërsa dorëheqje…
Përfaqësuesit e kopperativave apelojnë që të përfshihen përfitimet dhe stimulimet për koperativat në dispozitat ligjore për bujqësinë dhe zhvillimin rural, pas paralajmërimeve se do të anulohet ligji për koperativat bujqësore , ndërsa dispozitat e tij do të barten në zgjidhjet e tjera ligjore. Aktualisht bujqit në Maqedoninë e Veriut ende shumë pak i shfrytëzojnë përfitimet e bashkimit të punës së tyre në koperativa, përkundër faktit se 42 kooperativat ofrojnë një të nesërme më të mirë për bujqësinë dhe blegtorinë vendore që vuan nga parcelat e shpërndara dhe të imëta. Andaj, përfaqësuesit e bujqve të organizuar në koperativa ndër të tjerash…
Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) deri tek homologët e tyre grekë paraqitën një propozim dhe dinamikë për uljen e njoftuar të çmimeve në roaming, e cila sipas memorandumit të nënshkruar nga të dyja vendet duhet të fillojë nga sezoni i verës. Viti i parë pas hyrjes në fuqi të memorandumit, sipas propozimit, çmimet e shitjes me pakicë të të dhënave do të uleshin me 93 për qind, thirrjet dalëse me pakicë me 77 për qind dhe SMS me 69 për qind. Nga AEK për AIM-në thanë se nga ana jonë jemi të përgatitur që shërbimet më të lira fillestar të…

