Author: Hamdi Kumanova

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës iu bashkua Grupit Internacional të të Rinjve për Paqe (GIRP – IPYG ) nga Koreja Jugore, duke u bërë pjesë e projektit “Peace Walk”. Studentët nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës marshuan së bashku në kampusin e Universitetit, duke dhënë mesazhe për paqe në botë dhe ruajtjen e saj. Ato përmes këtij marshi kishin për qëllim sensibilizimin e popullatës sonë për rëndësinë që ka paqja dhe se ajo duhet të dominojë gjithandej në botë. Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri i falënderoi të gjithë studentët për gatishmërinë e tyre që tregojnë për…

Lexo më Shumë

Milla Carovska është duke heshtur për skandalin e bashkëshortit të saj të pakurorëzuar. Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës vetëm tri ditë prej raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, gjegjësisht më 8 maj nga Qyteti i Shkupit dhe Petre Shilegov ka fituar tender me vlerë prej 967,600 denarë për huazimin e pajisjeve për vëzhgim në lartësi. Bashkëshorti i pakurorëzuar i Milla Carovskës përveç tenderët për fluturimin e dronëve fitoi edhe furnizime në 4 sy në shumë të përgjithshme prej 1,5 milionë denarë. Georgievski Goran i cili është pronar i kompanisë FLAJ KEM u bë fitues i rregullt i tenderëve dhe…

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen së veprave penale “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorimit të një dokumenti me përmbajtje të pavërtetë” zyra e jashtme për punë kriminalistike Kërçovë, ka ngritur akuzë penale kundër R.XH (49) nga Ohri dhe kundër M.M (42) për kryerjen e akuzës penale “shpërdorimi i detyrës dhe autorizimit”. I dyshuari i parë R.XH si i punësuar në kompaninë e përcjelljes së mallrave “Suri Shped” Ohër, gjatë vitit 2016 bëri një kontrat të rreme për shit-blerjen e një makine për udhëtarë të tipit “Audi” dhe siguroi një fotokopje të një liçence për automjetin në fjalë. Dokumentacionin…

Lexo më Shumë

Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit. Këtë e ka thënë Pendarovski sot në brifing me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike. Në këtë drejtim, Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe…

Lexo më Shumë

Me 91 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, deputetët votuan Ligjin për Agjencinë për Sigurinë Kombëtare. Me këtë ligj, me të cilin praktikisht vendoset çelës në dyert e DSK-së, janë pajtuar edhe qeveria edhe opozita. Nga OBRM-PDUKM theksuan se janë angazhuar që t’u pranohen 60 amendamentet, me të cilat do të forcohej mbikëqyrja parlamentare. Një pjesë e deputetëve të LSDM-së theksuan se zgjidhja ligjore është e mirë dhe cilësore, ndërsa Frosina Remenski tha se ka pasur mundësi për reformë më të mirë në fushën e sigurisë. Ajo propozoi 30 amendamente, prej të cilave një pjesë e madhe u…

Lexo më Shumë

Nga 61 të punësuar sa ka kabineti i presidentit të shtetit, vetëm katër kanë qenë shqiptarë. Kjo është situata të cilën presidenti i ri Stevo Pendarovski e ka gjetur pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Gjorgje Ivanov, shkruan gazeta KOHA. Madje, asnjë përkthyes maqedonisht-shqip nuk kishte qenë i punësuar në kohën e Ivanovit. Tashmë, siç tha Pendarovski, përveç punësimeve të rregullta të shqiptarëve, kabineti po bën sistematizimin e ri, me qëllim që, krahas punonjësve të rregullt në pozita të larta, të mund të punësohen edhe përkthyes maqedonisht-shqip për nevojat e përkthimit të e dokumentacionit dhe faqes zyrtare të presidencës. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka reaguar në opinion pas bërjes publike të disa prej emrave nga ekipi i presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Në mesin e emrave përmenden edhe emrat e Erolld Musliu, Blerim Kolali dhe Besa Arifi, transmeton Almakos. Zekiri shkruan se gjërat kanë filluar që të ecin mbarë pas zgjedhjes për president të Stevo Pendarovskit. Ai i ka dëshiruar punë të mbarë të gjithë ekipit të tij duke veçuar, Erolld Musliun, Blerim Kolali dhe Besa Arifin: Ne Republiken e Maqedonise se Veriut gjerat po ndryshojne ne te mire te gjithe shoqerise. Deshmi per kete…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Orce Kamçev dhe gazetarja Olivera Trajkovska, do të dëshmojnë në seancën e rradhës për rastin e PSP-së “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkovskit, ku njëri ndër të akuzuarit është ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Dëshmitarët janë ftuar pasi që u publikuan “bomba”, ku flasin për arrestimin e Boshkovskit. PSP ka kërkuar që me Kamçevin dhe Trajkovskin, të dëshmojë edhe Ivo Kotevski, ish-zëdhënës i MPB-së. Në seancën e sotme kanë dëshmuar të punësuar në MPB, të cilët nuk kishin patur paraprakisht detaje mbi aksionin. Seanca e rradhës është caktuar për më 30 qershor./Alsat

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 46 vjeçar të kërkuar për veprat penale të  “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” si dhe “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Policia e Tiranës bën me dije se në prang aka rënë shtetasi me inicialet A.R, banues në Tiranë. “Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm”, njofton policia. Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./Express

Lexo më Shumë

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit procedurë për kundërvajtje ndaj drejtoreshës së Klinikës për Hematologji, Irina Panovska – Stavridis, për mosdorëzim të listës anketuese për gjendjen e pasurisë. Panovska është emëruar ushtruese e detyrës më 14.08.2017 dhe deri tani vazhdimisht i është vazhduar mandati për 6 muaj, që do të thotë se ka pasur detyrim pas çdo përfundimi të mandatit gjashtë mujor të dorëzojë listë anketuese. Panovska është emëruar në postin e drejtoreshës katër herë, ndërsa para një jave, më 15 maj ajo ka dorëzuar gjitha listat anketuese për gjendjen e pasurisë. Komisioni do të hap lëndë për drejtoreshën Irina…

Lexo më Shumë

Këto fluturime vijnë në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar nga kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë vizitës së tij në Shkup, në prill të këtij viti. Sipas të dhëna të Ministrisë së Mbrojtjes, këto fluturime janë pjesë e përgatitjes dhe përmbushjes së termave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në lidhje me forcat ajrore si një anëtar i barabartë në sistemin e përbashkët të sigurisë.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 99-të në të cilën në lexim të dytë janë shumë ligje nga sfera e sigurisë. Në këtë seancë duhet të shqyrtohet Propozim plotësim-ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, Propozim plotësim-ligji për koordinim të bashkësisë së sigurisë-zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim plotësim -ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Propozim plotësim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim plotësim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të dytë, transmeton MIA. Deputetët…

Lexo më Shumë