Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për “Inbox7”, tha se ideja që agjencitë private t’i mirëmbajnë kazermat është rekomandim nga NATO. “Kjo është një ide që unë i jap mbështetje të plotë që nga momenti që hyra në Ministri. Të gjithë gjeneralët, dy shtabet e përgjithshme që kanë ekzistuar në këto dy vjet, këshilltarët e NATO-s, përfaqësuesit e NATO-s … thanë se po shpenzoni burime të shtrenjta për punë që nuk duhet të bëhen nga ushtarët profesionistë në ushtri. Mirëmbajtja e kazermave nuk është detyrë primare ushtarake, dhe shumica e përvojave janë se këtë e bëjnë disa lloje…
Author: Hamdi Kumanova
Më pak se një javë kanë në dispozicion grupet e punës nga pushteti dhe opozita që t’itejkalojnë dallimet për funksionimin e Prokurorisë Speciale, pasi që raporti i Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Brukseli pret të miratohet Ligji për Prokurorinë Speciale si hap shumë i rëndësishëm për realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë. Mospajtimet kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani, transmeton…
Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër. Lajmi është raportuar nga mediat zvicerane, sipas së cilëve policia është vënë menjëherë në kërkim të vogëlushit. Sipas “Blick”, djali me emrin Zenel ishte me nënën e tij Burbuqe M. pasditen e datës 23 maj, në një shesh lojërash pranë Lenzburgerstrasse. Në orën 16:30, Zeneli papritmas zhduket nga atje pa lënë gjurmë. “Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij…
Në Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë për të ndihmuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, drejtori i Agjencisë, Ylber Sela ka bërë prezantimin e projekteve fillestare edhe atë: Softueri për përkthim Pajisje dhe furnizim Përpilimi i një Udhëzuesi për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një Udhërrëfyes për Nëpunësit Administrativ për zbatimin e të drejtave gjuhësore Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve Asistencë teknike për zbatimin e përvojave ndërkombëtare për dygjuhësinë Përpilimi i Fjalorëve Terminologjik shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, përfshi versionin digjital.
Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për…
Testimi vullnetar në poligraf është kusht obligativ për punësim në Agjencinë e re për Siguri Nacionale (ASN), thuhet në ligjin, të cilin Kuvendi e miratoi dje, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Testimi me poligraf (detektor i gënjeshtrave) është përcaktuar në kushtet për themelim të marrëdhënies së punës në ASN. Marrëdhënia e punës kushtëzohet nga një opinion pozitiv mbi testimin poligrafik për verifikimin e integritetit profesional, gjegjësisht me konfirmim se kandidati e ka folë të vërtetën. “Testimi i poligrafisë realizohet në baza vullnetare, në bazë të pëlqimit paraprak me shkrim të kandidatit për testim me poligraf. Personi me pëlqimin me shkrim deklaron…
Kongresi amerikan ka konfirmuar emërimin e Mary Kate Burns, si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Burns është diplomate e karrierës për 26 vjet. Si ambasadore në vend vjen pasi ka shërbyer si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë. Më parë, ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA në OSBE në Vjenë. Burns kishte thënë më parë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, se me anë të Marrëveshjes së Prespës, liderët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan çështje të vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën…
VMRO-ja vlerëson se dorëheqja e deputetit Pavle Bogoevski bëhet për të fshehur “kriminelët e mëdhenj në Qeveri”. “Zaevi, edhe pse gjithë opinioni e pa se si kërkoi ryshfet prej 200 mijë eurove, akoma është në liri, pasi gjyqësori është nën kontrollin e tij. Më herët Zaevi u fal edhe për krim të rëndë prej 8 milion eurove. Ata shtojnë se përveç dorëheqjes duhet edhe përgjegjësi penale. Dënimi i vërtetë duhet të arrijë përmes organeve gjyqësore dhe me procedurë të pandërprerë penale”, ka vlerësuar partia opozitare. /SHENJA/
Gjatë 12 viteve të kaluara Ligji për gjykatat dhe ai për Këshillin Gjyqësor kanë pësuar katër-pesë ndryshime (plotësime). Kjo ka reflektuar në rritjen e pasigurisë tek ata që e zbatojnë Ndryshimi i shpeshtë i kornizës ligjore në Maqedoninë e Veriut, posaçërisht ai në sferën e gjyqësorit, ndikon që të shtohet pasiguria te palët që duhet zbatuar në praktikë. Ky është vlerësim i Nikolla Popovski, deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili në publikimin e raportit për gjyqësorin nga Instituti për politikë europiane, tha se vendit tonë nuk i nevojitet që Preibe apo dikush tjetër t’i tregojë se kemi ligje të…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shumë për pagesat rrugore, në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria. Në një analizë që është bërë nga “Metamorfozis”, nëse çdo ditë punë udhëtohet me makinë në relacionin Shkup-Gjevgjeli, që përfshihen 154 kilometra, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të paguajnë 6840 denarë për pagesat rrugore. Ndërsa nëse çdo ditë pune udhëtohet në relacionin Shkup-Gostivar (66.3 kilometra), për pagesat rrugore qytetarët e vendit duhet të harxhojnë 5320 denarë. Ndryshe nga pagesat në vendin tonë, në Serbi nëse qytetarët çdo ditë pune udhëtojnë në rrugën Smederevë-Beograd (63…
Vitin e kaluar diploma në studimet deridiplomike në universitetet në vend kanë marrë gjithsej 7698 persona, prej tyre diploma në universitetet shtetërore kanë marrë 6204 persona, ndërsa në ato private 1472 persona. Vitin e kaluar është shënuar ulje e numrit të persona të diplomuar për 10 për qind në krahasim me vitin 2017. Me numër më të madh kanë qenë ata që kanë marrë diploma në Fakultetin Ekonomik në Shkup 662, transmeton MIA. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 87 për qind janë të rregullt, ndërsa 13 për qind janë…
Opinioni në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të tronditet nga një “bombë” e re përgjimi, shkruajnë portalet maqedonase, duke u thirrur në postime të qytetarëve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Sipas portalit Express, pas pesë materialeve të publikuara në kanalin youtube përmes një kanali të emërtuar “Ilija Gromovnik” do të jetë një material tjetër që sic spekulohet protagonistë janë një pronar dhe një redaktor i një portali me një ministër qeverie. Në bisedë dëgjohen porosi për sulme të caktuara ndaj bashkëpartiakëve apo funksionarëve. Ky paralajmërim a do të jetë i lansuar apo vetëm spekulim do të dihet së shpejti,…

