Maqedonia e Veriut pret vlerësim pozitiv nga raporti i progresit i Komisionit Evropian që pritet të publikohet më 29 maj, ndërsa në qershor shpreson edhe për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në union. Nga Qeveria thonë se vendi ka arritur rezultate të pamohueshme në konsolidimin e institucioneve, sundimin e ligjeve dhe sferat tjera ku ka pasur vërejtje në raportet e kaluara. Së fundi janë miratuar ligjet për reformimin e agjencive të sigurisë dhe të punëve të brendshme, ndërsa ka mbetur ende zvarrë çështja e statusit të Prokurorisë Speciale që po heton zyrtarët e dyshuar për vepra…
Author: Hamdi Kumanova
Në repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Strugës janë sëmurë 16 për qind e të të punësuarve, gjegjësisht nëntë nga gjithsej 56 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në këtë repart, ndërsa pesë e kanë kaluar dhe janë në vendin e tyre të punës. Këtë e kumtoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa pasi në mediume doli informacioni se reparti është mbyllur për shkak të infektimit të 50 për qind të personelit mjekësor nga fruthi. Ai shtoi se në Spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e të punësuarve janë vaksinuar dhe paralajmëroi se ata të cilët nuk janë vaksinuar do të…
Senati pritet ta ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO në muajin qershor, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhejms Rish, kryesues me Komisionin e Senatit për punë të jashtme. “Për rreth dy javë, Komisioni do të dëgjojë për Protokollin. Më pas, ai do të duhet të shkojë në votim para tërë Senatit. Është shumë e sigurt se kjo do të ndodh në qershor. Jemi optimistë të kujdesshëm se këtë do ta bëjmë atëherë”, ka thënë Rish. Senatori pret mbështetje të madhe për ratifikimin e Protokollit ose, siç thekson, 98 nga 100 senatorë do të…
Dje rreth orës 14.00 në Shkup, në rrugën “Kliment Ohridski”, në pompën e benzinës ka shpërthyer zjarr në një makinë të tipit “Ford Fokus” me targa të Shkupit, që drejtohej nga personi me iniciale Gj.GJ (60). Derisa personi me iniciale GJ.GJ ishte parkuar për të mbushur makinën me karburant, i njëjti pasi ka marrë shërbimet ka startuar makinën, e njëjta ka marrë flakë, me çka menjëherë ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me aparat kundër zjarrit. Makina kishte marrë flakë në brendësi të pompës ës benzinës “Makpetrol” në Qendër të Shkupit, intervenimi ka…
Policia njofton se personi i cili u helmua pas shpërthimit të zjarri sot në mëngjes në Karposh të Shkupit është V.GJ. (58) nga Shkupi, pronar i banesës. Siç njoftojnë nga policia, ai u transferua në Qendrën urgjente në Qendrën Klinike “Nënë Terezë” për shkak të thithjes të një sasi të madhe të tymit. Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në orën 10:10 në rrugën “Viç” në Shkup në katin e 17 të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes inspektim është bërë inspektim./Telegrafi/
Mediat zviceriane, kanë raportuar se dyshimet e para për vdekjen e 4 vjeçarit nga Kosova, Zenel M. thonë se ai ka rënë në lumin lumi Aare – lum i cili gjendet në zonën ëilnahern. Sipas Blick.ch, trupi i pajetë i 4 vjeçarit nga Kosova, është nxjerrë nga ky lum, pas disa orë kërkimesh. Policia Kantonale e Aargaut dhe forcat e shpëtimit e kanë kërkuar që nga mbrëmja e të enjtes vogëlushin shqiptar në Möriken-ëildegg AG. Për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, lumi Aare ashtu si dhe ai Aabach kanë pasur një rritje të sasisë së ujit dhe për…
Vendkalimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore “Bellanoc-Stançiq” pritet të hapet për qarkullim në muajin gusht të këtij viti, publikoi sot portali “Gazeta Ekspres”. Siç informon korrespondenti i MEDIAL-s nga Prishtina, informacionin për portalin e ka konfirmuar një burim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duek potencuar se shtyrjet e vazhdueshme të hapjes së vendkalimit Bellanoc-Stançiq kanë ndodhur për arsye se Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë hap pikë të përbashkët kufitare. “Është hera e parë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut hapet pikë e përbashkët kufitare dhe në këtë drejtim pala maqedonase…
Pas dorëheqjes së Pavle Bogoevskit nga funksioni i deputetit, vendin e tij në Kuvend do ta zë Aleksandar Filipovski. Bogoevski ishte i pesti në listën e LSDM dhe Koalicionit në rrethin e parë zgjedhor në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016. Aleksandar Filipovski, i cili do të zëvendësojë Bogoevskin, u rendit i 17 në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga Bogoevski i cili ishte deputet i pavarur dhe përfaqësoi “Revolucionin Laramanë”, Filipovski është anëtar i LSDM-së dhe vjen nga organet e tyre komunale në Aerodrom. Pavel Bogoevski njoftoi se do të largohet nga funksioni i deputetit kur të përfundojë debati…
Delegacioni shtetëror-kishtar, i cili merr pjesë në kremtimin për nder të Shën Cirilit në Romë, pati audiencë tek kryetari i Kishës Katolike të Romës, Papa Françeskun. Delegacioni shtetëror udhëhiqet nga Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, dhe kryepeshkopi i kishës së Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan. “Paqja, toleranca dhe bashkëpunimi midis vendeve dhe popujve janë rruga më e mirë për të ardhmen. Për bashkëpunimin në rajon biseduam edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit i cili konfirmoi se Selia e Shenjtë gjithmonë na ka përkrahur dhe do të vazhdojë që të na përkrahë në proceset eurointegruese të vendit tonë. Në këtë mënyrë…
Tragjedi e rëndë ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Ohër. Sipas policisë, të enjten (23.05.2019) rreth orës 13 e 30 minuta në fshatin Drugovë, në rrugën rajonale Kërçovë-Ohër një kamion “Mercedes” me targa të Strumicës (drejtuar nga G.T. 63 vjeçar), është përplasur me një motocikletë “Suzuki”, e drejtuar nga 28 vjeçari me iniciale K.A. nga Zajazi, transmeton Gazeta Lajm. Rrugës për Qendrën Klinike-Shkup me veturë të Ndihmës së shpejtë, K.A. ka ndërruar jetë. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i stacionit policor në Kërçovë.
Ndryshimi i emrit kushtetues dhe aderimi drejt NATO-s kontribuoi që vendi të përmbysë shumë rekorde në fushën ekonomike. Kështu kryeministri Zoran Zaev e filloi fjalimin para biznesmenëve malazez në forumin e biznesit në Podgoricë. Investimet e huaja janë dyfishuar në krahasim me vitin më të suksesshëm në të kaluarën, për dy vite është rritur BPV-ja në shifra absolute, shprehet kryeministri dhe shton se ka shënuar rënie papunësia, ndërsa rritje ka pasur edhe te vlera e eksportit. E gjithë kjo është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes që e kanë ndier për investim biznesmenët vendorë dhe të huaj në Maqedoni. “Gjithçka…
LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të VMRO-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar. Partia në pushtet thekson se partia e Mickoskit është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve. “Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e VMRO-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, theksohet në kumtesën e LSDM-së. /SHENJA/

