Unë besoj në ndryshim, ndryshimet gjithmonë sjellin gjëra të mira, por besoj edhe në vendimet e kryeministrit dhe jam e sigurt se do t’i bëjë ato në bazë të angazhimit të secilit prej nesh si ministra dhe në bazë të kënaqësisë së qytetarëve, theksoi sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me pritjet e saj nga mbledhja e sotme e Komitetit Qendror të LSDM-së. “Mendoj se vendimet që do të marrë kryeministri janë vendimet e duhura dhe se janë në bazë të asaj që kemi bërë, ai do të vlerësojë nëse…
Author: Hamdi Kumanova
Sead Zejnel, mjeku – specialist për sëmundje të brendshme nga Shkupi në rolin e delegatit ndërkombëtar duke e përfaqësuar Asociacionin Botëror të Mjekëve (World Medical Association), na bëri krenar me fjalimin e tij në Asamblenë e 72-të Botërore të Shëndetësisë që u mbajt në Gjenevë Mjeku Zejnel e prezantoi qëndrimin e Asociacionit Botëror të Mjekëve rreth rezistencës ndaj antibiotikëve dhe masat që duhet të ndërmirren nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kunder këtij rrezikut për sigurinë shëndetësore. Në emër të WMA Zejnel përsëriti apelet e mëparshme për formimin e një planit global dhe implementimi i tij duke marrë parasysh…
“Për shkak të kontrolleve teknike më duhej të kthehesha në Rusi”. Ky është mesazhi që drejtori i “Nefa Mebel”-it, Maksim Maksimov ua ka dërguar menaxherëve në Serbi, vetëm pak ditë pasi që kjo kompani të zhduket brenda natës, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk. Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe…
Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuse se “Maqedonia shndrit vetëm në sytë e Zaevit dhe LSDM-së. Më shumë se 500.000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë, ndërsa Zoran Zaev thotë se shndrisim” “Në tre muajt e para të vitit të ri, investimet kapitale janë katastrofale me gjashtë për qind, ndërsa Zoran Zaev na bind se ekonomia e Maqedonisë po shndrit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Ata shtojnë se si mund Maqedoni të shndrisë kur qytetarët e thithin ajrin më të papastër në botë ndërsa në shekullin 21 në mes Evrope janë viktima të epidemisë së fruthit. “Në Maqedoni shndrisin bizneset…
Vjedhësve të biçikletave tashmë ju lulëzon biznesit. Secilën ditë nëpër rrjetet sociale ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm ku akuzojnë policinë se po rrinë duarkryq. Në videon e fundit të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë se vjedhësit nuk kanë frikë të vjedhin duke u parë se vjedhësi gjatë vjedhjes mendohet se cilën biçikletë ta vjedhë. “Vjedhësit s’kanë frikë as nga kamerat e sigurisë që janë vendosur tek objektet e reja. Numri i biçikletave në MPB secilën ditë është më e madhe”, thonë qytetarët. Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë regjistruar 642 vjedhje të biçikletave. Një…
Digjet deponia e egër në rrugën e vjetër Shkup-Kumanovë, në pjesën e Haraçinës. Mbetje të ushqimit, mbeturina ndërtimore plastika është një pjesë e vogël e mbeturinave rreth rrugës ndërsa deponia është në të njëjtin lokacion me vite. Në gjerësi prej rreth një kilometër deponia u vu në zjarr sot në mëngjes në disa vende. Problemi me deponinë është disavjeçar për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave komunale. Para disa muajve banorët e Haraçinës u ankuan se po frikësohen nga sëmundjet si dhe për rrezikshmërinë nga shfaqja e ndonjë epidemie. Mbetja u pastrua vetëm 500 metra pas Haraçinës. Gjatë…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të përkrahte ligj që nuk ka për qëllim të amnistojë asnjë, por që do të ketë për qëllim të ndërtojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. “Nuk do të përkrah ligj që është përshtatur për të mbrojtur arushat e mëdha politike”, thotë kryetari Sela në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij, Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhjet e parakohshme kuvendare duke thënë se vetëm përmes një procesi zgjedhur mund të ndryshohen punët. “Të gjitha argumentet se nuk është koha për shkak se presim datë për në BE, janë argumente që…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër, 27.05.2019 (e hënë), udhëton në vizitë pune në Republikën e Hungarisë. Gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Sabolç Takaç, Ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto. Siç njoftojnë nga SÇE, nga Hungaria Osmani vazhdon në vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku me 28.05.2019 (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe çështje evropiane,…
“Në zgjedhjet presidenciale PDSH-ja tregoi fuqinë e saj, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të jenë sfidë për unitetin tonë ndërpartiak”, porositi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në iftarin e organizuar mbrëmë në Tetovë me anëtarësinë partiake. Sipas tij, anëtarësimi i vendit në NATO është suksesi ynë si parti politike dhe se deri në fund të vitit do të realizohet ky projekt i yni. “Projekti i PDSH-së deri në fund të vitit do të finalizohet dhe Maqedonia do të jetë anëtare e plotë në NATO. Detyra e e të gjithëve neve dhe të gjithë shqiptarëve është që ta strukturojmë, forcojmë dhe të…
Dikur ishte një vatër e arsimit dhe një fshat që jehonte nga zëri i fëmijëve, sepse aty kishte një jetë dinamike, ku shumica e banorëve merreshin me bujqësi dhe blektori. Fshati që me regjistrimin e vitit 2002 kishte rreth 3 mijë banorë, dita ditës po boshatiset. Sipas të dhënave të fundit në shkollën fillore “Nuri Mazari” për vitin e ri shkollor 2019/2020 janë regjistruar vetëm 9 fëmijë apo filloristë, informon INA. Kjo shifër është shqetësuese dhe se bregën e madhe e kanë paraqitur edhe shumë bashkëvendas të ktij fshati nëpër rrjetet sociale. Sipas tyre, fshati Dollogozhdë është më i boshatisuri…
Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, porositi kreut i shtetit Stevo Pendarovski, në fjalimin që mbajti dje për darkën e iftarit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë. Siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë sonë, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugët e saj evropiane dhe euroatlantike.…
LSDM sot pritet të mbajë mbledhjen e Këshillit qendror ku do të bisedohet lidhur me operacionin e quajtur “fshesa” për ndryshime në Qeveri, por edhe në radhët e kësaj partie. Kryeministri dhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev paralajmëroi këto masa pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor, përcjellë INA. Një nga vendimet e para të LSDM gjatë kësaj jave ishte shkarkimi i të gjithë 78 kryetarëve të degëve të LSDM, ndërsa më pas fillon edhe fshesa në Qeveri ku do të ndërrohen ministra dhe funksionarë të tjerë. Këshilli qendror sot do të diskutojë mbi…

