“Sot rreth orës 7 e 30 minuta, 27- vjrçari V.D. nga fshati Çegran ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 7 e 20 minuta, tek tregu i bagëtive në fshati Bogovinë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga ana e tre personave nga fshati Reçicë e Vogël. Merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit” thuhet në raportin e policisë së Tetovës.
Author: Hamdi Kumanova
“Mbrëmë rreth orës 00 e 15 minuta, është denoncuar se në Tetovë në rrugën ,,Boris Kidriç” para një objekti hotelerik, është vërejtur një person i shtrirë në rrugë i cili ka qenë i lënduar, dhe menjëher është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar se bëhet fjalë për 43- vjeçarin A.A. nga Tetova. Sipas tregimit të tij, ai ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët e kanë goditur me mjete të forta. Merren masat për zbardhjen e rastit” thuhet në raportin e policisë
Me 25.05.2019 në ora 14.35, A.R.(19) nga Prilepi ka lajmëruar se me 24.05.2019 rreth orës 15.00 në Prilep në rrugën “Lenin” është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 25.05.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Dracevë, K.L.(55) ka lajmëruar se nga shtëpia është larguar vajza e saj K.L.(15) dhe sipas gjitha gjasave është bashkë me një djalë që e njeh, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.
Është denoncuar në Pa Censurë se personi N.S i lindur në Tetovë por banues në Copenharer- Danimakrkë, ka mashtruar një femër nga Shqipëria e cila quhet Aurora (nënë e një fëmije). I lartëpërmenduri i ka premtuar punë në Norvegji por, vetëm pas gjashtë muajve punësim kur Aurora i ka kërkuar hakun e saj të punës ai e go*det rëndë madje edhe e ka për*dhunuar. Kjo është një video e regjistruar nga vetë Aurora ku tregon dhu*nën e ushtruar nga personi N.S. Ky “burrë” quhet N. Loki lindur në Tetovë (maqedoni) banues në Kopenhagen (Danimarkë) , antar i shoqates humanitare “Dea”…
Me 25.05.2019 në ora 10.00 K.A.(18) nga Shtipi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 03.30 në Shtip në rrugën “Partizani” para një diskoteke është sulmuar fizikisht nga A.J. dhe B.J., transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 26.05.2019 në ora 05. në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “K.J.Pitu” është shkaktuar një zjarr i motorit “Pijaxho” në pronësi të G.A.(36) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është kryer kontroll.
Me 25.05.2019 në ora 09.00 në SPB Shkup, G.T.(46) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 02.00 në fshatin Trubarevo në një lokal është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Një autobus nga Maqedonia e Veriut është përplasur në një urë në Pllovdiv pasi që shoferi nuk e ka parë shenjën që tregon lartësinë maksimale të mjeteve të transportit që mund të kalojnë nën urën e qytetit. Siç publikoi sot televizioni bullgar “Nova”, në autobus ka pasur dy shoferë, të cilët nuk kanë marrë lëndime të rënda. Pas incidentit autobusi ka mbetur pa pjesën e sipërme. Është dëmtuar pjesa e sipërme e autobusit, ndërsa disa dritare janë thyer. Testi për praninë e alkoolit në gjak për të dy shoferët ka qenë negativ.
Drejtori i Konviktit “Tome Stefanovski Seniq”, Lulzim Xhemaili, sot përmes një njoftimi i përgënjeshtroi akuzat e VMRO-DPMNE-së se objekti ende nuk ka energji elektrike. “Dua të jem vetëm transparent dhe të informoj opinionin se në Konviktin “Tome Stefanovski Seniq” më 22.05.2019 në orën 14 u ndërpre furnizimi me energjinë elektrike për shkak të një borxhi të mbetur. Energjia elektrike është lëshuar dje më 25.05.2019 në orën 19. E përgënjeshtroj informacionin se Konvikti ende nuk ka energji elektrike”, citohet në reagimin e Xhemailit. Për pyetje shtesë ai paralajmëroi takim me mediat nesër në hapësirat e Konviktit në orën 11:00.
Një numër i madh të burgosurve shqiptarë janë duke agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit. Shumë humanistë dhe njerëz të mirë janë duke u kujdesur që të dërgojnë syfiret dhe iftaret për të bur.gosurit në bur.gjet e Maqedonisë së Veriut të cilët ndonëse në kushte të rënda e mbajnë besimin e tyre. Edhe Grupi i Kumanovës të gjithë së bashku kanë pritur syfire dhe iftare. Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva thotë dashamirë të shumtë janë kujdesur që tryezat e tyre të jetë plotë në këtë muaj të bekuar. “Të nderuar e të respektuar , ju përshendet grupi, mezi…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot nëpërmjet një konference për media ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), që duke filluar nga dita e mërkurë, 29 maj 2019 të dorëzojnë kërkesa për realizim të të drejtave të tyre nga reformat sociale, ndërkaq pagesa do të realizohet nga muaji i ardhshëm, transmeton Portalb.mk. Thirrja përfshinë: -të gjithë ata që kanë pranuar ndihmë sociale, -familjet që kanë fëmijë, por që kanë të ardhura mujore minimale, –prindër të papunë të cilët janë kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta, e që nuk marrin pension –…

