Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë shfrytëzuar mundësinë dhe na dërguan reforma, e kanë përfunduar pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE-së që ta plotësojë të veten, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin evropian Johanes Han, ku e prezantuan pakon për zgjerim të BE-së. Ajo potencoi se raporti dëshmon për më shumë arritje dhe suksese, të cilat janë impresive, posaçërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë shfrytëzuar mundësinë dhe na dërguan reforma. Marrëveshja historike…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e mirëpret rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar megjithatë se kjo nuk përbën ndonjë përparim të madh që duhet të kremtohet nga koalicioni qeverisës SDSM-BDI. Së pari, siç theksohet me të drejtë në raportin e progresit 2019, Komisioni Evropian që nga viti 2009 vazhdimisht i ka rekomanduar Këshillit të BE-së hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Dhe së dyti, pavarësisht nga toni i tij tepër pozitiv, raporti i progresit 2019 nuk arrinë të dëshmojë ndonjë rezultat të prekshëm rreth kushteve tëvendosura në konkluzionet…

Lexo më Shumë

Publikimi i inçizimit ka për qëllim që t’i bëhet dëm politik strukturës qeverisëse, që pastaj OBRM-PDUKM të kthehet në pushtet, tha për “Fokus” tha deputeti Pavle Bogoevski. “Profili nga u publikuan inçizimet, lokacioni nga u publikuan inçizimet, konkretisht Budapesti, si dhe portalet të cilat e shpërndanë atë, më lënë të kuptoj se pas kësaj qëndron një strukturë opozitare”, tha Bogoeveski. Ai tha se dyshon se pas kësaj qëndron Gruevski ose njerëzit të cilët punojnë për të. Ai tha se do të japë dorëheqje pa marr parasysh nëse Gruevskit do t’i merret mandati i deputetit ose jo./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Qëndrimi klientelist i administratave në ndarjen e punëve të shtetit dhe ujditë, vite me radhë është kritikuar nga Komisioni Evropian. Qeveria LSDM-së paralajmëroi se do t’i jep fund praktikave të partizimit të të gjitha institucioneve që rezultuan me rënie të cilësisë së jetës, migrim të të rinjve dhe kolaps të ekonomisë. U premtua se do t’i jepet fund frustrimeve të kuadrove cilësore të cilët s’kanë mundësi të konkurrojë me aftësi dhe ide në tregun e punës, që sipas institucioneve të respektuara vendore dhe ndërkombëtare ishte kritikuar se është nën diktatin e qendrave të pushtetit brenda partive, transmeton Portalb.mk. Kabineti këshillëdhënës i…

Lexo më Shumë

“Ju përgëzoj për këtë njohje”, tha ambasadori i BE-aë, Samuel Zhbogar në lidhje me rekomandimin e Komisionit Evropian dhe paraqitjen e Raportit të Progresit për vendin. Ai e theksoi qeverisjen e së drejtës, reformat në administratën publike dhe sistemin gjyqësor, si dhe luftën kundër krimit të organizuar si pikat më të ndritshme të raportit vjetor. Duke folur për raportin ai dha disa kritika të caktuar në disa fusha, si duhet të bëhen përpjekje shtesë për qëndrueshmërinë financiare dhe profesionalizmin në servisin publik, megjithëse thekson se klima për lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias vazhdon të përmirësohet. Në raport, Komisionit…

Lexo më Shumë

Nga Brukseli sot morëm një jam shumë të mirë. Komisioni Evropian rekomandoi fillim të negociatave me Maqedoninë e veriut. Ju uroj për këtë dhe për përpjekjet dhe përkushtimin, por edhe për sakrificat që i keni bërë në periudhën e kaluar, tha euroambasadori Samuel Zhbogar në konferencën e sotme për shtyp në selinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Ai theksoi se qershorin e kaluar liderët e BE-së vendosën rrugë të qartë për hapjen e negociatave sivjet, para së gjithash, thellimin e reformave në disa fusha dhe kërkuan nga KE-ja të përgatisë raport për këtë. “Këtë që e prezantojmë sot…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn tha në fjalimin e tij hyrës përpara Parlamentit Evropian se të dyja vendet (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) kanë bërë përparim të konsiderueshëm në detyrat e reformës të ngritur vitin e kaluar nga Këshilli i BE. “Maqedonia e Veriut vazhdon të përmbushë agjendën e reformave dhe të arriti një marrëveshje historike me Greqinë, e gjithë kjo jep një shembull se si të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe është një shembull i shkëlqyeshëm dhe një dëshmi për fuqinë e tërheqjes së BE-së”, tha Han. Eurodeputetë përshëndetën rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësimin…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti guvernatoren e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska. Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, janë shkëmbyer mendime dhe informacione për rrjedhat aktuale në politikën monetare, në sektorin bankar, si dhe për ngjarjet aktuale në ekonomi. Presidenti Pendarovski vlerësoi se Banka Popullore në punën e deritanishme ka treguar kapacitet në arritjen e stabilitetit financiar dhe ruajtjen e sistemit të sigurt bankar, që në vazhdimësi është vlerësuar pozitivisht edhe nga ana e Komisionit Evropian. Ai shfaqi bindje se do të vazhdojë me udhëheqjen me  sukses të politikës monetare, përmes mbajtjes së stabilitetit të çmimit dhe…

Lexo më Shumë

Regjistrimi që duhet të mbahet nga 1 deri në 20 prill të vitit të ardhshëm do t’i përfshijë personat në shtet dhe ato që janë jashtë vendit. Si edhe në operacionin statistikor të mëparshëm do të ketë edhe grafë për karakteristikat etnike-kulturologjike dhe religjioze, informoi sot drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski. Sipas Propozim-ligjit për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave i miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë, për herë të parë të dhënat do të grumbullohen me të ashtuquajturin metodë të kombinuar, gjegjësisht me regjistrim klasik në terren dhe me të dhëna nga regjistrat. “Me propozim-ligjin…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov sot u bëri thirrje kolegëve të tij veçanërisht, siç theksoi të VMRO-DPMNE-së të votojnë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruesvkit, deputet dhe ish-kryeministër i cili i u arratis në Hungari. Ka kërkuar nga deputetët e partisë opozitare ta respektojnë vendimin e Komitetit Ekzekutiv tyre të mbajtur mbrëmë. Për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski tha se nuk ka marrë guxim ta bëjë të ditur vendimin në opinion dhe se Gruesvki, si mentor i tij e kontrollon. Me marrjen e mandatit të Gruevskit sot në Kuvend do të mbajë seancë Komisioni për Çështje të Rregullore të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që në ditën e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, të mundohet t’i marrë meritat për të, duke publikuar një video speciale përmbledhëse të kohës sa kanë zgjatur punimet. Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se autostrada që u nis në vitin 2014 prej sot është e hapur për të gjithë. “Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pret vlerësim pozitiv për gjyqësinë në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, edhe pse partitë politike nuk arritën marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhej të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike. “Pozicionet tona janë parimore, Dispozita të cilat nuk do të thonë vendosje e plotë të drejtësisë në shtetin tonë nuk do të lejojmë të vendosen në Ligj. Bëhen përpjekje për rishikim të qëndrimeve te të gjithë deputetët në Parlament rreth përpjekjes së tyre të sinqertë për mbështetjen e proceseve eurointegruese, por edhe për mbështetjen e sundimit të së…

Lexo më Shumë