E ëma e të vrarit Pino, i cili me muaj ishte i zhdukur dhe që MPB dje vërtetoi se është vrarë falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë përkrahje në këto momente të vështira. Ajo në rrjetin social në “Facebool” thotë se lufta e saj për drejtësi do të vazhdojë. “Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen. Është e vështirë më besoni, shumë vështirë. Lufta ime vazhdon, tani kërkoj drejtësi për fëmijën time”, shkruan e ëma e të vrarit Pino duke kërkuar dërgim maksimal. Ajo shkroi djalin e saj e kanë vrarë dhe kanë fshehur trupin që më pastaj ta copëtojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Pas aksidentit tragjik të sotëm ku humbën jetën dy vëllezërit që edhe komuna e Çairit erdhi me një reagim. Në fillim komuna shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. “Në vendngjarje menjëherë ka dalë Inspektorati i Komunës së Çairit për të verifikuar situatën faktike dhe për të konstatuar a janë respektuar normat e parapara ligjore për këtë lloj të punimeve nga ana e realizuesit”, thonë nga komuna e Çairit. Ata shtojnë se sipas procesverbalit të përpiluar nga ana e inspektorëve në terren, punimet e filluara për kyçjen në infrastrukturën nëntokësore nuk kanë pasur lejen për realizim dhe të njëjtat kanë filluar…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot nga parkingu i Kalasë së Shkupit në mënyrë simbolike – duke udhëtuar me autobus e shënoi fillimin e kapitullit të ri të integrimeve evropiane në republikën e Maqedonisë së Veriut. Osmani është decid se këtë vit fillon negociata edhe pse nuk dihet se a do të jetë kjo në samitet qershor-korrik ose më vonë dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë optimistë dhe krenarë për atë që e kemi arritur e që është shënuar në Raportin e Komisionit Evropian. “Kemi të drejtë që të jemi krenar sepse i larguam të gjitha pengesat,…
Në tragjedinë që ndodhi sot në Çair jetën kanë humbur dy vëllezërit të cilët ishin nga Koliçani i Epërm. Bëhet fjalë për Mensur Mustafa dhe Abdulkerim Mustafa. Sipas MPB, viktimat janë të moshës 26 dhe 28 vjeçare, ndërsa i lënduari është i moshës 54 vjeçare./Koha
E.B 29 vjeçarë është sulmuar me thikë në orën 19:00 para vajzës së tij pesë vjeçare nga O.E dhe B.E. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit, ku siç merr vesht Pa Censure deri tek zënka ka ardhur se pse E.B ua ka zënë vendin e parkingut! E.B është dërguar në Spitalin e Shkupit ku mbahet për kurim nga plagët e marra, teksa rasti është paraqitur në polici por polica ende nuk ka marrë masa për dy sulmuesit!
Sot, rreth orës 03:00 pranë rrugës rajonale Podmoll-Radozhdë para fshatit Kalishtë, policia e Ohrit ka kapur 12 çanta që përmbanin 196 pako me marihuanë. Me urdhër të prokurorit publik, marihuana është dorëzuar për ekspertizë dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe zëdhënësi i BDI-së, sot deklaroi se çështjen për bisedat e përgjuara telefonike, në të cilat gjoja dëgjohen zërat e anëtarëve të lartë të partisë, duhet ta shqyrtojnë institucionet që duhet ta garantojnë komunikimin privat. Osmani tha se në BDI kjo çështje nuk është biseduar dhe se nuk do të komentojnë biseda private. Lidhur me ndërrimet e paralajmëruara të ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ai tha se ka komunikim mes Zaevit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, siç tha, për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë në pjesën e…
Në Çair të Shkupit, dy punonjës kanë humbur jetë pasi që është shembur dheu përderisa ata kanë hapur kanalin e kanalizimit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11 në banesat në lagjen afër poliklinikës në Çair, përballë shkollës fillore “Penko”. Ata kanë qenë vëllezër, punonjës të një kompanie private. Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po mundohen ta shpëtojnë edhe një person të tretë i cili gjithashtu ka ngecur ndër tokë. Ngjarja ende është në zhvillim.
Profili El Cheka që transmeton bombat për udhëhqeësit partiak, ka bërë një deklaratë të fortë! Ja çfarë shkruan: Nga një dëshmitar do kemi kurthin e Harun Aliut, ku do kemi të gjith historin e asaj ngjarje, vëndin ku u vran, sa persona ishin të gjith, si u bë furnizimi i ati fugoni me armë ku u ble në ferizaj 4-ditë para se të vriteshin herojnt tan, kush ishte personi 5-të që duheshte të vritet dhe që u plagos në lagjen “Mavrovska” të Shkupit pak dit më par para se të ndhodh kjo ngjare, kush ishte polici maqedonas që u vra…
Në rrugën e vjetër nga fshati Stajkovci për në Smilkovci, pas mesnatës ndodhi një aksident trafiku në të cilin A.J. (20) nga fshati Smilkovci i Shkuptt, që ngiste një automjet të udhëtarëve “Opel Zafira” me targa të Shkupit, goditi një shtyllë konkrete, njofton Plusinfo. Nga lëndimet e marra, shoferi vdiq në vend dhe pasagjerët në automjet, 16 vjeç dhe 17 vjeç, morën lëndime trupore.
Nga Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, në Graçanicë është raportuar për vrasje në tentativë. Të enjten, në Graçanicë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që me traktor kishte goditur viktimën mashkull K/Serb deri sa ai kishte qenë duke qëndruar në skaj të rrugës. Në lidhje me rastin, prokurori kujdestar ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.
Zyra për Çështje Penale, Kavadar ka ngritur padi penale kundër R.GJ (34) nga Kavadari për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik”, njofton 1tv.mk. Ministria e Brendshme njoftoi sot se që nga 4 mars 2017 deri më 10 dhjetor 2018, nga bankomatë në Kavadar, disa herë, nga kartela debiti dhe krediti të B.GJ. nga Kavadari janë tërhequr 79.200 denarë.

