Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “VMRO-DPMNE vazhdon me hapat dhe politikat e Nikolla Gruevskit, duke shpërndarë urrejtje, të zeza dhe kërcënime”. “Vizioni i tyre dhe oferta e tyre politike është kthimi në të kaluarën kur kishte përndjekje politike, kur ishim të sharrë me gjithë fqinjët dhe kur ishim të bllokuar në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, duke i përmendur viktimat e regjimit siç janë Kezharovski, Boshkovaski, Cvetanov dhe të tjerë. Ata shtojnë se qytetarët nuk frikësohet nga represioni i VMRO-DPMNE-së dhe nga kryetari i tyre i nderit nga Budapesti dhe se shteti në mënyrë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Në dyvjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi në rezultatet që janë arritur në periudhën e kaluar duke theksuar se ndryshimet thelbësore janë vërejtur edhe në Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev theksoi se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian dhe datë për fillimin e negociatave. Detyrat që i ka plotësuar Qeveria, tha kryeministri, sollën ndryshime thelbësore: lirim të shtetit nga robëria, proces i deinstalimit të regjimit dhe integrim të vendit si shembull që shëndrrit në Ballkan. “Të paktën kështu tonë evropianët në Raportin më…
Maja Trpkovska, nëna e të ndjerit Pino Sekondo në profilin e saj në Facebook ka zbuluar identitetin e të dyshuarve që janë të përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e djalit të saj shkruan Pa Censurë. Ditë më parë polica kishte ngritur padi penale ndaj Ali Furkan dhe Angela Gjeoegjievska si të dyshuar për vrasjen e Pino Sekondos. Ndaj Ali Furkan është shqiptuar masë parabur*gimi por ai është i pakapshëm për organet e hetuesisë. Angela Gjeorgjievska ish e dashura e Pino Sekondos është marrë në pyetje dhe është lënë e lirë. Mbrëmë natën vonë nëna e Pino Sekondos ka shkruar: “Ma…
BDI ende mban të fshehtë emrate ministrave dhe zyrtarëve të tjera që do të preken nga “fshesa” e Zaevit. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha se bisedimet për formatimin e qeverisë mes Zaevit dhe Ahmetit nuk janë finalizuar ende. Osmanivetëm tha se ndryshimet do të jenë konform synimit të ekzekutivit për zhvillim ekonomik. “Fshesa nuk është parim të cilin BDI e shfrytëzon, megjithatë po, kryetari Ahmeti dhe kryetari Zaev flasin për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë para hapjes së kapitullit të ri të fokusit të Qeverisë dhe ajo është Ekonomia”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër. Nga ana tjetër, dy ditë më parë kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se i ka…
“Qendra” e NATO-s sot dhe nesër nga Brukseli do transferohet në Shkup. Në vend, krahas sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, vjen edhe Këshilli Atlantik i Veriut (NAK) në të cilin janë ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës. Stoltenberg dhe ambasadorët e NATO-s pritet vonë pasdite të arrijnë në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup”, ku është parashikuar pritje solemne, pas së cilës do të niset në Kuvend, transmeton MIA. Me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nesër përfaqësuesit e NATO-s do të priten në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata do të takohen me kreun shtetëror lidhur me procesin…
Rrugë dhe oborre shkollore boshe, dyer të mbyllura. Kështu është fotografia e fshatrave të rajonit të Pollogut, ku viteve të fundit migrimi posaçërisht po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Secilën ditë mund të vërehet në stacionet e autobusit se si të rinjtë ikin nga vendlindja e tyre. Shipkovica për disa vite është përgjysmuar. Kanë mbetur vetëm të moshuar. Ato thonë se djemtë dhe vajzat e tyre as që nuk e mendojnë të kthehen këtu, ku nuk ka as punë dhe as kushte infrastrukturore për jetë normale. Edhe fshati Leshnicë e Poshtme është fshat i boshatisur. Banorët përmendin se kanë braktisur…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër një ish drejtore në Ohër për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Në njoftimin e SPB Ohër, ato sqarojnë se edhepse ajo nuk ka qenë drejtore, ka vazhduar të marrë pagë të drejtorit për disa muaj. “Nga 23 korriku i vitit 2017 deri në nëntor të të njëjtit vit 67 vjeçarja E.S, si ndihmës drejtore në ndërmarrjen publike “Komunaleci i Ohrit” – Ohër, edhe pse është shkarkuar nga posti i drejtoreshës në këtë ndërmarrje publike, ka ndarë pagë si drejtore”, thonë nga SPB Ohër.
LSDM-ja dhe Zoran Zaev e kanë shkatërruar ekonominë dhe i kanë varfëruar qytetarët, theksohet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Puna e Qeverisë në vitet e kaluara, thonë nga VMRO-DPMME është paaftësi, kriminaliteti dhe korrupsion kurse e gjithë Evropa shënon rritje ekonomike dhe se vetëm Zaev e çoi ekonominë e Maqedonisë në fund të Evropës. “Me huatë e e ditëpërditshme të LSDM, borxhi i shtetit është rritur për mbi një miliard euro. SI rezultat i huazimit, borxhi publik tashmë është mbi pesë miliardë euro”, thonë nga VMRO-DPMME duke shtuar se për dy vite LSDM shpenzoi më shumë se nëntë miliardë…
Prokuroria Speciale Publike është duke i analizuar të ashtuquajturat “bomba” nga bisedat telefonike, të cilat të martën në mbrëmje u bënë publike në rrjetet sociale, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë nga ky institucion. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarre të gjitha masat që sa më parë të zbardhet ky rast dhe ndaj kryesit të veprës, do të ngrihet akuzë penale. “Tashmë është konstatuar se kush qëndron mbrapa profilit në Facebook, prej ku janë plasuar këto përmbajtje dhe për atë është njoftuar Prokuroria. Gjithashtu, është njoftuar edhe…
Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër korsi të lagështa. Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kuftiare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe daleje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. LAMM informon se autostrada Milladinovcë – Shtip, pjesa Milladinovcë – Kadrifakovë – Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.
Në intervistë për Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM tha se “pajtimin e paramendojnë që të bisedojnë me OBRM-PDUKM-në për amnistinë e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerëve për krimet që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar”. Sipas tij, një pajtim të tillë nuk do të ndodhë. “Është interesante se pse tani LSDM e nisën këtë pajtim, për herë të parë flasin për pajtim. Sipas njohurive tona, ideja e pajtimit ka ardhur pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, për shkak se dihet se do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme kuvendare dhe pajtimin e paramendojnë në…
Tensionet në Republikën e Kosovës nuk mund të rrezikojnë stabilitetin Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti i vendit realizoi vizitën e parë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhorinë e Armatës, pas çka mbajtën një konferencë për media me ministren Radmilla Shekerinska ku u pyetën rreth tensioneve të fundit në Republikën e Kosovës dhe mundësinë e korrigjimit të kufijve. Presidenti Pendarovski tha se institucionet kompetente me vëmendje e kanë ndjekur gjendjen në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe se kanë qenë në bashkëpunim me forcat…

