Me vendim të Qeverisë nga java e ardhshme edhe zyrtarisht do të lëshohet për përdorim pikëpagesa e parë nga dy pikëpagesa në autostradën Demir Kapi – Smokvicë. Do të jetë pikëpagesa rrugore më e shtrenjtë në Maqedoni, përplot 100 denarë. Në pikëpagesën e dytë rrugore në po këtë autostradë i cili duhet të fillojë me punë vitin e ardhshëm, do të kushtojë 80 denarë. Me këtë, për rrugë nga Tabanoci deri në vendkalimin kufitar “Bogorodica”, do të duhet të ndani 340 denarë vetëm për pikëpagesa rrugore.
Author: Hamdi Kumanova
Në paraqitjet e tij publike, reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka treguar edhe për orën e tij të dorës të markës “Roleks”, shkruan Almakos. Rexhepi është pyetur nga gazetarët se ku e mori orën Sulejman Rexhepi? Ai është përgjigjur shkurt se e ka dhuratë nga një biznesmen nga Ohri. Historia e orës së Sulejman Rexhepit lidhet direkt edhe me një padi penale të ish funksionarëve të BFI-së, Skender Buzaku, Afrim Tahiri dhe Ibrahim Shabani. Sulejman Rexhepi është paditur në gjyq për blerjen e dy apartamenteve në vlerën prej 510.000 euro nga miku i tij nga Ohri i cili i dhuroi…
Me 04.06.2019 në ora 00.25 në SPB Shkup, F.Sh.(38) dhe vëllai i tij R.Sh.(36) nga Shkupi kanë lajmëruar se në rrugën “Kozle 1” fqiu i tyre Q.R.(56) pas një zënke paraprake verbale, për shkak të asaj se nuk i ka lejuar që të kalojnë përmes rrugës për të arritur te prona e tyre, ka nxjerr pistoletën dhe në qiell të hapur ka shkrepur disa plumba, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka, Q.R. është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 04.06.2019 në ora 01.10 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Nikolla Karev”, derisa ka lëvizur autobusi i JSP në drejtim për në Autokomandë, janë gjuajtur gur në drejtim të tij ku është thyer një xham, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me ngjarjen janë identifikuar dhe thirrur në stacionin policor pesë adoleshent. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.
Me 04.06.2019 në ora 05.40 në SPB Shkup, V.M.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 03.30 në rrugën ‘Brigada e tretë maqedonase’, tre persona fizikisht e kanë sulmuar djalin e tij 16 vjeçar, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit do të qëndrojë për vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Almakos. Gjatë kësaj vizite zyrtare në SHBA, Gashi do të takojë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit përgjegjës për Evropën dhe Ballkanin si dhe takime me kongresmenë, senatorë dhe figura të tjera të rëndësishme në SHBA. Gjithashtu pritet që kryetari Afrim Gashi të lidhe edhe shuma ura bashkëpunimi ndërmjet Alternativës dhe institucioneve dhe organizatave të ndryshme të Amerikës./Almakos/
SPB Kumanovë deri te PTHP Kumanovë ka ngritur padi penale kundër J.P.(23) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 31.03.2019 rreth orës 00.45 në rrugën 15 maji në Kumanovë, nga ana e zyrtarëve policor te J.P. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale konsideron se angazhimi i dyfishtë i gazetarëve të punësuar në televizione dhe si këshilltarë të kryeministrit është një pengesë për vendosjen e distancës profesionale në informimin e publikut dhe rrezikimin e lirisë së shprehjes. “Roli i medias është që të jenë kritikë dhe korrigjues të qeverisë, dhe në këtë kontekst është e nevojshme që angazhimi i stafit të kujdeset që ata të sigurojnë autonominë, pavarësinë dhe përgjegjësinë e redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve të tjerë në krijimin e programeve dhe krijimin e politikës editoriale. Ky është parakusht që (midis të tjerave) raportimi të jetë…
Nga gjykata themelore penale – Shkup sot informojnë se të dyshuarit Orce Kamçev në rastin “Perandoria”, pasaporta i është dhënë pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria speciale publike, të cilën ata e respektojnë në pajtime me dispozitat nga LPP. “I dyshuari, përmes avokatëve të tij, deri te gjykatësi me procedurë paraprake ka parashtruar kërkesë për dhënien e pasaportës me afat të kufizuar prej tetë muajve, e për shkak të udhëtimeve të paanulueshme zyrtare të cilat i ka si anëtar i Këshillit drejtues dhe edukimit të obliguar, për çka ka parashtruar edhe dëshmi”, thuhet në kumtesën e gjykatës. Prej aty…
Në 17 vjetorin e themelimit të partisë, kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar edhe bisedat e përgjuara që po publikohen në internet për të dhe bashkëpartiakët e tij, shkruan gazeta Lajm. Ahmeti ka thënë se nuk i ka dëgjuar “bombat”, por nga ajo që i kanë treguar bashkëpartiakët e tij, bëhet fjalë për biseda private që ai i ka quajtur shaka. “Nuk I kam dëgjuar bisedat e përgjuara, sepse nuk kam veshë për shaka. Organet e drejtësisë duhet të merren me këto biseda të përgjuara dhe të njejtat nuk duhet të përdoren në tregun e zi. Le të publikojnë…
Me 04.06.2019 në ora 03.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në një lokal që gjendet në rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’, Z.D.(40) nga Shkupi fizikisht e ka sulmuar P.P.(35) nga Shkupi, i punësuar në agjencinë e sigurimit, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër ku po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 03.06.2019 në ora 10.55 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin ‘Revolucioni i tetorit’ ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Ford fiesta’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga J.D.(39) nga Kumanova dhe mopedit ‘Kimko’ me targa nga Kumanova e drejtuar nga J.T.(57) nga Kumanova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i mopedit, i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

