Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Waitz, prëcjell Telegrafi Maqedoni. Ky është raporti i parë mbi progresin e vendit në rrugën e tij evropiane në tre vitet e fundit. Fjalët që i referohen drejtpërdrejt “gjuhës dhe identitetit maqedonas” u hoqën nga versioni përfundimtar. closevolume_off Eurodeputetët Andrzej Halicki, Kathleen Van Brempt dhe Dan Barna paraqitën amendamente me shkrim për të fshirë referencat për gjuhën dhe identitetin në Raport. Një nga amendamentet e tyre, i cili u votua i…
Author: Hamdi Kumanova
Enti shtetëror i revizionit e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i rregullsisë së partive politike: – LSDM – VMRO-DPMNE – Bashkimi demokratik për integrim (BDI) – Lëvizja Besa – Aleanca për shqipëtarët – Alternative Revizioni ka të bëjë me raportet financiare, llogaritë për punën e rregullt dhe ligjshmërinë e transaksioneve financiare për vitin 2023, të kryera nga këto parti politike. Qëllimi i revizionit është të vlerësohet nëse puna financiare e partive është në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet për raportim financiar, me theks të veçantë në transparencën dhe shpenzimin e përgjegjshëm të mjeteve buxhetore. Raportet janë të…
Paolo Maldini ishte përballur me shumë legjenda të futbollit gjatë karrierës së tij të bujshme. Duke nisur nga Maradona, Ronaldo braziliani, Cristiano Ronaldo, Michel Platini, Zinedine Zidane, e të tjerë. Por, ai që konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nuk është përballur asnjëherë me atë që shumëkush e konsideron si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi. Dhe, legjenda italiane e Milanit ndihet me fat që nuk është ballafaquar me tetë herë fituesin e Topit të Artë pasi është i vetëdijshëm se “Pleshti” do të mund t’ia shkaktonte një natë tmerri. “Disa prej lojtarëve më…
Ekonomisti Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit. Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit. “Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju. Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë. Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Shërbimin Shtetëror të Mbrojtjes së të Shkupit është raportuar se ka zjarr në depon e skrapit në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të dëmtuara, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Deri më tani nuk është prekur asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe sqarimin e rastit. Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj një urdhri nga një zyrtar, është arrestuar A.N., pronari i personit juridik që…
Më datë 08.07.2025 në orën 18:15 në Tetovë në rrugën e ,,Lubotenit”, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga fshati Senakos i Gostivarit. Tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, mungoi në fillim të Kupës së Botës për Klube te skuadra e Real Madridit. Mbappe u helmua dhe kishte probleme të mëdha shëndetësore. Siç raporton “L’Equipe”, lojtari francez kishte konsumuar mish të bardhë para se të nisej me ekipin drejt SHBA-së. Ai humbi gjashtë kilogramë nga ky helmim, kurse tani është i gatshëm për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.
MPB njofton se më datë 09.07.2025 në orën 05:10, në Spitalin Klinik të Tetovës, efektivët e polisë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë arrestuar personin D.B.F.R. (53) nga Republika e Italisë, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se në Tetovë, kishte kryer dhunë në familje ndaj gruas së tij 50-vjeçare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Më 08.07.2025, rreth orës 17:40, pranë rrugës lokale midis fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë, oficerët e Policisë së Qarkut të Bogorodicës gjetën 13 migrantë (11 nga Egjipti dhe 2 nga Siria), ndërsa rreth orës 18:30 pranë një fabrike në fshatin Stojakovë, u gjetën 11 migrantë nga Egjipti, të cilët më parë ishin transportuar me një automjet pasagjerësh Mercedes. Migrantët u dërguan në Qendrën e Tranzitit Pritës “Vinojug”-Gjevgjeli dhe u krye një intervistë zyrtare me ta, në të cilën ata deklaruan se grupi udhëhiqej nga A.A. (26), dhe ndihmohej nga I.K. (22), të dy nga Siria. Rreth orës 20:00, dy të dyshuarit…
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev vazhdoi retorikën e tij kontraverse dhe ofenduese kur bëhet fjalë për çështjen maqedonase dhe integrimin evropian të RMV-së. Dje, në debatin plenar në Parlamentin Evropian me rastin e Raportit të Progresit për Maqedoninë drejt BE-së, ai tha se “qytetarët e vuajtur të Maqedonisë së Veriut kanë pritur të ardhmen e tyre të merituar evropiane për më shumë se dy dekada, por politikanët në Shkup nuk janë qartësisht me nxitim dhe po e sabotojnë sistematikisht këtë proces”. “Në vend të reformave dhe progresit të vërtetë, ne shohim populizëm, retorikë nacionaliste dhe një portretizim të të Bullgarisë si…
Ne shohim shumë ndikim të huaj në Maqedoninë e Veriut. Duhet të luftojmë kundër tij, qoftë serb, kinez apo rus. Kështu deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Weitz, në Strasburg, raportoi BGNES. Raporti i tij do të votohet më 9 korrik. Ai theksoi se raporti përmban kushtin për ndryshimin e Kushtetutës dhe konkretisht, përfshirjen e bullgarëve në të, sipas artikujve të medias. “Raporti thekson gjuhën e urrejtjes, nevojën për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, thotë Weitz, duke bërë thirrje për liri mediash dhe llogaridhënie të qartë për pronësinë e tyre. Komisionerja e Zgjerimit të…
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov në kontekst të dyshimeve se një pjesë e zjarreve janë të qëllimshëm deklaroi se zjarrfikësit të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit në Çuçer Sandevë në shumë vende gjetën paleta të djegura dhe u vinte era benzinë. “Kjo flet absolutisht për zjarrvënie të qëllimshme, sepse nëse do të kishim ardhur atje dy orë më vonë, nuk do të kishim gjetur paletat ose mbetjet. Do të kishte mbetur vetëm hiri”, tha Angellovi mbrëmë në një paraqitje në televizionin Telma. Lidhur me dedikimin e automjeteve të zjarrfikësve për raste urgjente, Angellovi tha…

