El Cheka nuk ndalet, publikon bombë të re për atë se si Bujar Osmani ka tentuar që të ndikoje në një vendim gjyqësor për vrasje Nga biseda e përgjuar, midis Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, që El Cheka e publikoi në profilin e tij, mundet që të përfundohet se bashkëbiseduesit flasin për atë se si ministri Bujar Osmani te dytë ka ndërhyrë për të ndikuar në një vendim gjyqësor për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2010, transmeton Almakos. El Cheka në profilin e tij në Facebook shkruan se Ahmeti dhe Duraku flasin për atë se si të mbulohet një…
Author: Hamdi Kumanova
Ne lidhje me reagimin e Bujar Osmanit ndaj Aleancës për Shqiptarët po i themi vetëm kaq: “Mos prit 24 orë bëje padinë Bujar dhe mos harro te ftosh edhe Ali Ahmetin për të dëshmuar në gjykatë qe sje ti ai Bujari i bisedes mes Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut. Nëqoftëse se nuk e fton ti do ta bejmë ne. Aleanca për Shqiptarët 21.06.2019 Aleanca për Shqiptarët/Алијанса за Албанците
Propozim ligji për regjistrimin është lëshuar në procedurë parlamentare e cila do të zgjatë. Regjistrimi është në pajtim me standardet e Eurostat, informoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se në këtë temë është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi me opozitën. Ai shprehi bindje se javën e ardhshme, nëse është i lirë lideri i opozitës Hristian Mickovski, do të kenë takim, përkatësisht brifing për atë se çka duhet të bëhet dhe për vendimet e sjellura evropiane dhe pritjet për lëvizjen për mbledhjen e qeverisë sonë dhe BE-së kur të hapen kapitujt 23 dhe 24. “Do të bisedojmë edhe për regjistrimin, për…
Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani përmes kumtesës i përgënjeshtron, siç thotë spekulimet e shfaqura nga ana e Aleancës për Shqiptarët dhe zëdhënësi i saj, në të cilat përmendet emri i tij si pjesë e një bisede telefonike e incizuar në mënyrë ilegale. “Fillimisht dua ta informojë opinionin se, bëhet fjalë për spekulim, shpikje dhe lajm të rremë. Nuk kam qenë i përfshirë e as nuk kam marrë pjesë në aktivitete të cilat i përmend Aleanca dhe zëdhënësi i saj, e unë nuk jam ai që përmendi në incizimin e rremë. Ky lajm tërësisht i rremë…
Dështimi i qeverisë dhe i opozitës për të gjetur zgjidhje për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike, i konfirmon dyshimet se rasti “Talir” është arsyeja kryesore pse bisedimet nuk janë zhvendosur nga bllokimi. Për shkak se lënda përfshin dy akuza, njëra për financimin e OBRM-PDUKM-së dhe tjetra për ndërtimin e selisë së partisë, mund të pengesa të cilën mund ta konstatojmë nga deklaratat e fundit nga ana e nënkryetarit të partisë, Aleksandar Nikollovski se OBRM-PUKM nuk do të votojë një ligj që do të nënkuptonte, siç tha ai, mbyllje të partisë. E kontestueshme për partinë opozitare është Neni 105 i…
Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave nuk i përfshin aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në përgatitjen e ngjarjeve të Kumanovës. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Pendarovski nuk kishte dilema se është ngjarje e dakorduar. Përfshihen kryesisht njerëzit që në aspektin operativ hynë në terren dhe i shkaktuan problemet e sigurisë në Kumanovë. Me sa e di unë, ndërsa e kuptoj këtë fushë, nuk përfshihen njerëzit që kanë dhënë urdhër të bëhet kjo, pasi bëhet fjalë për ngjarje të dakorduar, të mos ketë dyshime askush për këtë. Dhe njerëzit që kanë realizuar, t’i quaj…
Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot deklaroi se emrat e ministrave të rinj në Kuvend do t’i dorëzoj të dielën pasdite. Ai nuk konfirmoi por as hodhi poshtë informacionin se ministri i ri i Kulturës, do të jetë Hysni Ismaili si i përzgjedhuri nga partia Alternativa e Afrim Gashit. “Vendimet janë marrë dhe të dielën pasdite do t’i dorëzojë në Kuvend të gjitha materialet për ndryshimet që do të ndodhin në qeveri”, tha Zaev. Ai tha se paralelisht me ndryshimin e ministrave është punuar edhe për ndryshimin e drejtorëv dhe anëtarëve të bordeve drejtuese në ndërmarrjet publike. Ndërsa sa i…
Pas marrjes së rekomandimit të qartë për hapjen e negociatave me BE-në në suaza të raportit për përparim të arritur nga ana e Komisionit evropian nga ju presim perspektivë të qartë politike për Maqedoninë e Veriut për shkaqe që shteti ka reaguar dhe krijuar rrëfim me të vërtetë të suksesshëm në Ballkanin perëndimor. Këshilli e shtyu vendimin deri në tetor, përkundër asaj, megjithatë jam i sigurt se do të ketë vendim përfundimtar që të fillohen negociatat në pajtim me rekomandimin e Komisionit evropian këtë vit”, theksoi sot ambasadori gjerman, Tomas Norbert Gerberih. Ai tha se pyetja nuk është nëse, por…
Nikolla Dimitrov si ministër i jashtëm ishte një burim i lajmeve të rrejshme kur vitin e kaluar, së bashku me dy zv. kryeministrat dhe kryeministrin, publikuan fotografi për nder të gënjeshtrës se Maqedonia mori datë për fillimin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE, tha Naum Stoilkovski, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së. Sipas tij, pas mos marrjes së datës për negociata këtë vit, Nikolla Dimitrov duhet të japë dorëheqjen, ai nuk asnjë pjesë pozitive dhe sukses në vend dhe në çdo shtet normal demokratik kjo do ishte pritur nga ministri për një pozicion të tillë. “Mos marrja e datës edhe vitin…
Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel tha se do të bëjë gjithçka dhe do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE deri në muajin tetor. Ajo tha se për marrjen datës për negociatat me BE-në në pyetje janë disa javë. E pyetur nga AIM për fundin e samitit dyditor dhe nëse mund të garantojë datë për negociatat, Merkel tha se dje liderët e vendeve të BE-së dje kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut. “Do të bëj gjithçka që mundem që të merret vendim pozitiv, pasi Maqedonia e Veriut ka…
Vërejtje të mëdha për autoritetet e Maqedonisë së Veriut në aspektin e luftës kundër tregtisë me njerëz, ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) të SHBA-së, në raportin më të ri për gjundjen me tregtinë me njerëz në botë për vitin 2019-të, njofton Portalb.mk. Raporti fillon me vërejtjen se pushteti nuk i plotëson kushtet minimale për shkatërrimin e tregtisë me njerëz, por edhe se ka bërë përpjekje të ndjeshme për të arritur atë. “Pushteti ka demonstruar përpjekje të përforcuara në aspektin e përgjithshëm, në krahasim me periudhën paraprake, megjitahtë Maqedonia e Veriut mbetet në nivelin e dytë. Këto përpjekje janë…
Ambasada e Spanjës në Shkup demanton informatat se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka qenë kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Nga Ambasada thonë se Spanja njeh meritat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Marrëveshjen e Prespës e cila, sipas tyre paraqet shembull për rajonin. “Konsiderojmë se me komunikatën e kryesisë të këshillin rumun të BE-së, hidhen poshtë spekulimet e publikuara dje nga ana e një politikani nga opozita nga Maqedonia e Veriut sipas të cilave, Spanja kinse paska qenë kundër datës për fillim të negociatave së bashku me gjashtë…

