Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë. Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri. Kjo pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur peme, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.
Author: Hamdi Kumanova
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari me iniciale A. B. ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave…
Një incident i pazakontë ka ndodhur në ambientet e fitnesit “Five Star”, që ndodhet brenda objektit të Hotel Grand në Prishtinë. Burime të medias nga brenda fitnesit bëjnë me dije se një klient, derisa ishte duke ushtruar, ka raportuar se nga dollapi i zhveshtores i është vjedhur ora e dorës, e markës “Richard Mille”, me vlerë të deklaruar rreth 300 euro. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 9 korrikut 2025, ndërsa sipas informacioneve, vjedhja është kryer në momentin kur zhveshtorja nuk ishte e mbikëqyrur nga stafi dhe nuk kishte prani të klientëve të tjerë aty pranë. Aktualisht, nuk dihet nëse objekti…
Starmer dhe Emmanuel Macron po diskutojnë një marrëveshje që Mbretëria e Bashkuar të kthejë në Francë disa migrantë që kalojnë Kanalin me anije të vogla. Për çdo migrant të kthyer mbrapsht, Franca do të dërgonte një azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar – ndoshta një me lidhje familjare me Britaninë, raporton BBC. E ashtuquajtura marrëveshje “një brenda, një jashtë” nuk është konfirmuar – disa raporte sugjerojnë se marrëveshja do të fillonte me 50 migrantë në javë që do të dërgoheshin mbrapsht në Francë. Kjo do të ishte një pjesë e vogël e numrit të zakonshëm të migrantëve që kalojnë Kanalin çdo…
Forcat ukrainase kapën rob për herë të parë rusët – pa përdorur këmbësorinë, duke u mbështetur vetëm në dronë dhe sisteme robotike tokësore, njoftoi brigada e tretë e veçantë sulmuese ukrainase. Ukraina po përdor gjithnjë e më shumë dronë dhe robotë në fushën e betejës si pjesë e strategjisë së saj më të gjerë për të zvogëluar humbjet e ushtarëve dhe për t’u përshtatur me kërcënimet në vijën e parë të frontit. Data e saktë e kësaj operacioni nuk u përmend, por ai u zhvillua në rajonin e Kharkivit në verilindje të vendit. Bunkerët rusë u sulmuan dhe u shkatërruan…
Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin…
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë sërish cak i një sulm masiv gjatë natës me dronë rusë, thonë zyrtarët lokalë, me të paktën dy persona të raportuar të vrarë dhe 13 të plagosur, ndërsa zjarre janë ndezur në pjesë të ndryshme të qytetit, shkruan BBC. Autoritetet në Kiev thonë se mbetjet e një droni goditën çatinë e një ndërtese banimi në distriktin qendror Shevchenkivskyi. Pamje në rrjetet sociale, ende të pa verifikuara nga BBC, tregojnë shpërthime në qiell gjatë natës, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore fillojnë të zmbrapsin sulmin. Ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar gjithashtu për një kërcënim nga një…
Me fillim nga ora 16:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e kryesisë. Në këtë mbledhje, LDK ka njoftuar se do të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë të komunave. Edhe pse disa nga ta i ka bërë publike tashmë. Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor të këtij viti.
Arben Etemi Falë mbështetjes së parezervë të zv.Kryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhur të drejtorit gjeneral të Nomagas z.Muhamed Elmazi, njëri nga interkonektorët më të rëndësishëm për pavarsinë e Maqedonisë së Veriut nga furnizimi i pandërprerë me Gaz natyrorë po mer formësimin e tijë. Ky interkonektorë do jetë diku afër 66.7 kilometra, e që pritet të shtrihet nga Gjevgjelia deri të Negotinë. Ky tubacion pritet të ketë kapacitet fillestarë prej 1.5 miliard m3(metër kub) përcjellje të Gazit në vit, me mundësinë e tij të rritjes deri më 3 miliard m3(metër…
Deri ditën e premte vendi do të përfshihen nga mot më i freskët se sa ditët e kaluara kur temperaturat kalonin mbi 40 gradë celsius. Sipas sinoptikëve do të ketë rënie të temperaturave për 10 gradë celsius, ndërsa nga fundjava përsëri do të rikthehet i nxehti përvëlues ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë celsius. “Nesër do të kemi mot me shumë erë, me diell dhe pjesërisht me re dhe më freskët. Presim që temperaturat maksimale të jenë në interval prej 22 deri 31 gradë celsius që është për 10 gradë më e ulët nga ajo që…
Mjaftë me gënjeshtra, faktet flasin ndryshe. VLEN e ndjen obligim të reagojë fuqishëm ndaj fushatës së përditshme të shpifjeve dhe manipulimeve që po orkestron BDI-ja opozitare, në përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar dështimet dhe korrupsionin e vet dydekadësh.Prej disa javësh, eksponentë të BDI-së po përhapin shifra të rreme, duke u përpjekur të krijojnë përshtypjen se shqiptarët po përjashtohen nga institucionet e shtetit. Këto janë gënjeshtra të ulëta nga ata që për 20 vite ndërtuan një sistem ku për t’u punësuar një shqiptar duhej të paguante 3 deri në 5 mijë euro tek sherifët lokalë të BDI-së, përndryshe dera e…
Gjatë muajit qershor, u raportuan 2 raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me AIDS, të tre rastet ishin meshkuj, shkruan në buletinin e ri mujor të sëmundjeve infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Nga rastet e reja, dy i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe një rast grupmoshës 60-64 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga AIDS.”, thuhet në buletin. Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara (që nga 30 qershori), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2025, është 709, edhe atë: 136 persona kanë vdekur,…

