Author: Hamdi Kumanova

Tani për tani Ohri nuk do të shpallet për zonë të rrezikuar, por UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore. Kështu është vendosur në sesionin 43 që mbahet në Baku, Azerbejxhan, njofton RadioMof. “Qeveria deri më 1 shkurt 2020 duhet t’i parashtrojë Komitetit për trashëgimi botërore raport të ri për ruajtjen e pronës, që të shqyrtohet nga Komiteti për trashëgimi botërore, në sesionin e 44 në viti 2020, me mundësi që nëse konstatohet rrezik mbi vlerën e saj universale, të futet në listën…

Lexo më Shumë

U lajmërua krimineli në arrati Nikolla Gruevski i cili ka vjedhur gjysmën e autostradës Milladinovci – Shtip, sepse përderisa VMRO-DPMNE ishte në pushtet nuk është përfunduar as 50 për qind e asaj rruge.  Suksesi i vetëm i kriminelit të dënuar Gruevski në infrastrukturë janë provizionet milionëshe që i ka dakorduar me dorën e tij të djathtë, Mile Janakievski.  Shkaku i interesave kriminale të familjes, shkaku i paaftësisë së VMRO-DPMNE-së janë lënë shumë lëshime që i kanë kushtuar popullit qindra miliona euro shtesë.  Me tejkalimin e lëshimeve përfundimisht u ndërtua autostrada Milladinovci – Shtip, edhe autostrada e provizioneve Kërçovë – Ohër…

Lexo më Shumë

Nuk shtyhet dënimi me burg për biznesmenin Sead Koçan. Kështu ka vendosur sot gjykata penale pas kërkesës së tij të mos dorëzohet në burg më 17 korrik, datë kjo kur duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve për rastin e PSP-së “Trust”, njofton Alsat M. Sipas këtij vendimi më të ri të Gjykatës Penale ai do të duhet të dërgohet në burg vetëm pas dy javësh. Me këtë aktvendim është parashikuar që konfiskohet edhe 17 milionë euro aq sa ishte tenderi nga ELEM-i.

Lexo më Shumë

Rritet numri i qytetarëve që nuk u janë transferuar paratë nga Fondi Pensional drejt shtyllës së dytë MAPAS. Nga vlerësimet e para numri kishte prekur dikur rreth 12.000 qytetarë, mirëpo pas vlerësimeve të fundit ky numër ka arritur rreth 14.000 persona. Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale. Skandalin fillimisht e kishte zbuluar ministrja Mila Carovska dhe kishte ngritur padi penale kundër kryerësve të panjohur në Fondin Pensionë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Mirëpo më pas paditë ishin hedhur poshtë nga Prokuroria. Vlerësimet e Ministrisë ishin se bëhet fjalë për rreth…

Lexo më Shumë

Ministresha e Drejtësisë në Maqedonisë, Renata Treneska Deskoska thotë se nuk është folur në asnjë moment me OBRM-PDUKM-në për zëvendësues të Katica Janevës në krye të PSP-së pasi këtë e vendos Këshilli i Prokurorëve Publik. “Në bisedime deri tani nuk është folur për Katica Janevën. Nuk lodhemi kush do të jetë, do të jetë Katica, Fatimja apo Lençe, ose dikush tjetër. Ne nuk kemi të drejtë të zgjedhim pasi ne nuk jemi Këshilli i Prokurorëve Publik. Do të shohim konkurrimet dhe kë do të zgjedhin ata” ka thënë mes tjerash Deskoska. Ajo gjithashtu ka theksuar se do të presin propozim…

Lexo më Shumë

Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, e shënuan 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nderë të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, në ambientet sportive të Universitetit të Tetovës, studentët e kulturës fizike zhvilluan një ndeshje në beach volley. Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri tha se studentët e Universitetit të Tetovës me shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shprehin falënderimet e tyre ndaj popullit amerikan për mbështetjen e tyre të parezervë që i kanë dhënë popullit shqiptar. Siç tha…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka nënshkraur vendimin për riemërimin e Armatës së Maqedonisë. Emri i ri do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme Armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajën emrin e ri. Ndryshe, rreth mosndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia. “Dje nënshkrova dekretin…

Lexo më Shumë

Laboratori hulumtues i reporterëve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot storjen hulumtues të radhës ku tregon se si realizohen punësimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të përbërjes aktuale LSDM – BDI, por edhe partive tjera të koalicionit. Vëllezërit, motrat, dhëndërit, baxhanakët, vjehrrat, të dashurat përbëjnë listën e gjatë të punësimeve prioritare që realizohen nga pushtetarët aktual. Sipas Laboratorit hulumtues, së fundi këto kategori janë më të preferuarit për punësime, ndërsa shumë më pak aktivistët partiak. Në hulumtim përmenden nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski që punësoi djalin, ministri Kreshnik Bekteshi që punësoi motrën, deputetja Mira Stojçevska që punësoi djalin, deputeti…

Lexo më Shumë

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të dërgojnë ekipe të përbashkëta në Poloni dhe në Britaninë e Madhe, që të shkëmbejnë përvoja në organizimin e presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit që Sofja dhe Shkupi ndërmarrin gjatë vitit 2020. Për këtë janë marrë vesh në takimin e punës në Poznan të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ministrit shtetëror britanik për Evropë, ser Alan Dankan. Në takimin në të cilin mori pjesë edhe ambasadori Viesllev Tarkan, koordinator i Procesit të Berlinit të…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme i Kuvendit të madh popullor të Turqisë (TBMM) dha dritë të gjelbërt që Propozim-ligji për Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO të vendoset në rend të ditës së Parlamentit për ratifikim, njoftoi Anadolia. Komisioni mbajti mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit të tij, Volkan Bozkir, i cili është deputet i partisë AK-së në Kuvendin turk. Në seancën janë shqyrtuar 10 propozim ligje, prej të cilave tetë janë miratuar, mes të cilave edhe Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari i TBMM-së, Mustafa Shentop, gjatë vizitës së…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Orce Kamçev sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për lëndën “Tortura” në lidhje me arrestimin e Ljube Boshkoskit në vitin 2011, me thirrje të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). “Kam folur me shumë njerëz, ndoshta edhe ju keni folur shumë atë ditë, njejtë si edhe gjykatësja. Nuk është e ndaluar të flitet për krim” ka thënë Kamçev në gjykatë. Ai nuk i ka pranuar bombat si autentike. “Për mua këto biseda nuk janë autentike. Ato mund të kishin qenë të ngjitura, prera apo të montuara” ka shtuar Kamçev. Sasho Mijallkov, i akuzuar në këtë lëndë nga PSP, dhe Kamçev si…

Lexo më Shumë