Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal. I dyshuari, një burrë 42-vjeçar nga Manastiri, u përpoq të vriste një person dje në “Tregun e Ri” në Manastir. Ai iu afrua nga prapa ndërsa i dëmtuari po rregullonte mallra në banak dhe e sulmoi me thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje dhe plagë thike në shpinë. “Meqenëse ekzistojnë rrethana të veçanta që justifikojnë frikën se i dyshuari, nëse lirohet, do të pengojë…

Lexo më Shumë

Nëpunësit e policisë dje orën 21.00 në afërsi të një pompe benzine në Tetovë e privuan nga liria74 vjeçarin S.S. nga f. Reçicë e Vogël. Ai rreth orës 20 në arrën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arrë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave. “Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal…

Lexo më Shumë

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991). Ligji u vjen në ndihmë…

Lexo më Shumë

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu varrosi një shtëpi në fshatin Shizhuang, Qarku Xuyong në Provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, duke lënë pesë persona të zhdukur, sipas autoriteteve lokale. Reshje të rrëmbyeshme shiu goditën Qarkun Zhengdong, Qarkun Xuyong, nga nata e së martës deri në mëngjesin e së mërkurës. Qeveria e qarkut tha se 24 banorë pranë zonës së rrëshqitjes së dheut janë zhvendosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit janë duke u zhvilluar. Personeli nga departamentet lokale të menaxhimit të emergjencave dhe kujdesit shëndetësor, si dhe ekspertë gjeologjikë, ekipe zjarrfikësish dhe shpëtimi, si dhe forcat lokale të ndihmës…

Lexo më Shumë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas është rritur në të paktën 120. Vdekja e fundit është vendosur në Qarkun Kerr, i cili tani raporton 96 viktima, sipas një përditësimi nga qarku. “Zyrtarët raportojnë se ka pasur 96 vdekje të konfirmuara (60 të rritur/36 fëmijë) dhe pesë kampistë dhe një këshilltar nga Kampi Mystic janë ende të zhdukur”, thuhet në përditësimin e Përgjigjes ndaj Përmbytjeve të Qarkut Kerr. Të paktën 27 persona humbën jetën kur përmbytjet e menjëhershme përfshinë Kampin Mystic, i cili ndodhet në brigjet e lumit Guadalupe, më 4 korrik. Sipas një inspektimi shtetëror të 2 korrikut,…

Lexo më Shumë

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të reja janë Senajid Avdiç dhe Hariz Mujiç, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995. Përveç tyre, do të varrosen edhe Rifet Gabeliç, Hasib Omeroviç, Sejdalija Alliç dhe Amir Mujçiç. Viktima më e moshuar, dhe e vetmja grua që do të varroset këtë vit, është Fata Bektiq, e cila ishte 67 vjeç në korrik të vitit 1995. Më herët është paralajmëruar se në shënimin e 30-vjetorit të gjenocidit pritet të marrin pjesë mbi 150 mijë…

Lexo më Shumë

Legjenda kroat, Luka Modriç, i ka dhënë fund karrierës së tij të lavdishme me Real Madridin, pas 13 viteve të jashtëzakonshme në klubin më të madh në histori. Legjenda kroate zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e bardhë në humbjen 4-0 ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, një përballje që shënoi mbylljen e një epoke. Pas ndeshjes, Modriç foli për Real Madrid TV, ku nuk i fshehu emocionet: “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë. Do të më duhet kohë për të kuptuar se…

Lexo më Shumë

AC Milan ka zhvilluar kontaktet e para konkrete me Bayer Leverkusen për transferimin e sulmuesit nigerian Victor Boniface, në kuadër të përforcimeve për sezonin e ri. Lajmi konfirmohet nga burime pranë klubit dhe raportohet fillimisht nga Calciomercato, transmeton ORAinfo. Pas afrimit të Santiago Gimenez, kuqezinjtë kërkojnë një qendërsulmues të dytë me profil të ndryshëm, për të kompletuar repartin ofensiv në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri. Igli Tare, i përfshirë tashmë në mënyrë aktive në strategjinë e merkatos, po vlerëson mundësinë e transferimit të Boniface, duke analizuar kushtet ekonomike të një marrëveshjeje me klubin gjerman. Boniface, i cili ka spikatur me…

Lexo më Shumë

Që prej transferimit të tij madhor te Real Madrid verën e kaluar, Kylian Mbappe ka qenë një nga yjet kryesorë të skuadrës spanjolle, duke sjellë gola dhe kualitete sulmuese të shkëlqyera. Por duket se jo gjithçka është e përkryer brenda fushës. Sipas mediave spanjolle, përfshirë gazetën Marca, mungesa e angazhimit të Mbappe në aspektin mbrojtës ka nisur të shqetësojë stafin teknik të Real Madrid, ku trajneri i ri Xabi Alonso po kërkon disiplinë dhe punë ekipore. Alonso dëshiron që të gjithë lojtarët të kthehen pas topit dhe të mbrojnë si një trup i vetëm, pavarësisht nga statusi i tyre si…

Lexo më Shumë

E vjetër, me njolla, gërvishtje dhe shenja përdorimi, por me një histori unike pas saj, çanta origjinale “Birkin” prej lëkure të zezë është shitur për 8.6 milionë euro (rreth 10 milionë dollarë amerikanë) në një ankand të organizuar nga shtëpia e njohur Sotheby’s, duke thyer çdo rekord dhe u shpall çanta më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand. Çanta, e krijuar në vitin 1984 nga marka prestigjioze Hermès për aktoren dhe këngëtaren britanike Jane Birkin, u shit për një ofertë përfundimtare prej 7 milionë eurosh, ndërsa me tarifat shtesë shuma totale arriti në 8.6 milionë euro. Çanta ishte…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të vendosë një tarifë prej 35% për mallrat kanadeze duke filluar nga 1 gusht. Kjo, edhe pse të dy vendet janë vetëm disa ditë larg një afati të vetëvendosur për të arritur një marrëveshje të re tregtare. Njoftimi erdhi në formën e një letre të botuar në Truth Social, së bashku me kërcënime shtesë për tarifa të përgjithshme prej 15% ose 20% për shumicën e partnerëve tregtarë, shkruan BBC. Kryeministri kanadez, Mark Carney u përgjigj në X, duke shkruar se qeveria e tij do të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Historia e panjohur e bashkëpunëtorit më të afërt të Enver Hoxhës, Nesti Kerenxhit, që njihet si një prej ish-drejtuesve kryesorë të LANÇ-it në Korçë dhe më vonë, si ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare dhe ministër i Punëve të Brendshme, pas arrestimit të Koci Xoxes në nëntorin e vitit 1948. Kjo intervistë është marrë në vitin 2003, disa javë para vdekjes dhe sot paraqitet para lexuesit për herë të parë në mënyrë ekskluzive. Nesti Kerenxhi ishte një prej personaliteteve të jetës politike në Shqipëri, që ndikoi ndjeshëm në organizimin e luftës dhe fitoren përfundimtare dhe…

Lexo më Shumë