Author: Hamdi Kumanova

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev sulmin ndaj kryetares së Komunës së Shkupit, Danella Arsovska, e ka parë si një sulm ndaj një shtetase bullgare në Maqedoninë e Veriut. Ai në një postim në rrjetet sociale mbrëmë ka deklaruar se është seriozisht i shqetësuar për atë që i ka ndodhur kryetares së Shkupit, për të cilën tha se është shtetase bullgare. Ai e ka thirrur ambasadën e Bullgarisë në Shkup që t’i sigurojë mbrojtje juridike, konsullore dhe morale, transmeton Portalb.mk. “Edhe një sulm shqetësues ndaj një shtetasi bullgar në Maqedoninë e Veriut! Edhe një rast tjetër dhune, maltretimi dhe linçimi publik ndaj…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, po regjistrohet frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes,…

Lexo më Shumë

Polonia ka përfunduar një marrëveshje të re për të blerë një grup të dytë prej 180 tankesh moderne K2 nga Koreja e Jugut, duke e çuar totalin e automjeteve të blinduara të planifikuara për blerje në gati 1,000 njësi. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve. Ky zhvillim e vendos Poloninë gjithnjë e më shumë në qendër të mbrojtjes evropiane dhe nënvizon rolin në rritje të Koresë së Jugut si furnizuese kryesore e armëve për vendet aleate të SHBA-së. Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022,…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në komunitetin lokal dhe sezonin turistik. Sipas saj, situata është e lidhur me zbatimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, të cilin ajo e cilëson si të diskutueshëm në mënyrën sesi aplikohet në terren. “Paketa e Maleve nuk po sjell zgjidhje, por po krijon pasiguri për pronat në veri,” shkruan Tabaku. Ajo shpreh shqetësimin se ligji mund të po përdoret për të favorizuar subjekte të caktuara në emër…

Lexo më Shumë

Kryeministri po rrënon autonominë vendore dhe po shndërron mandatin e katërt në një mekanizëm për kontroll absolut të pushtetit në çdo nivel. Kryeministri Edi Rama ka hedhur një tjetër hap drejt konsolidimit të një sistemi autoritar, duke urdhëruar hapur shkarkimin masiv të administratorëve të njësive vendore në gjithë vendin. Një vendim i tillë, i shpallur në një mbledhje me kryebashkiakët socialistë, është dënuar nga ekspertë dhe opozita si një sulm frontal ndaj autonomisë lokale. Duke iu drejtuar drejtuesve vendorë të zgjedhur nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 2023-shit, Rama kërkoi që “të gjithë kryetarët e njësive administrative të shkarkohen”,…

Lexo më Shumë

Duke qenë se portugezi i PSG-së, Vitinha, është i paarrtishëm, Xabi Alonso ka hedhur sytë te një tjetër mesfushor i njohur, Alexis Mac Allister. Trajneri bask beson se argjentinasi është profili i duhur për t’i besuar drejtimin e mesfushës, por transferimi i mundshëm i yllit të Liverpool-it mund të finalizohet vetëm nëse largohet Rodrygo Goes ose klubi madrilen bën ndonjë tjetër shitje madhore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Real Madridit po përgatisin një ofertë fillestare 100 milionë euro për Alexis Mac Allister, edhe pse largimi i tij nga Liverpool duket shumë i vështirë. Por, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se…

Lexo më Shumë

Një skenë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e të premtes në rrugën “Butrinti”, në pedonalen e qytetit të Sarandës, ku një i ri ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në det. Sipas policisë, forcat e rendit ndaluan për kontroll një automjet luksoz tip “Porsche Panamera” ku ndodheshin tre persona. Në momentin që efektivët e policisë tentuan të verifikonin identitetin e tyre, njëri prej pasagjerëve doli me vrap nga makina dhe u hodh në det, duke mbajtur me vete një çantë krahu. Dy personat e tjerë u ndaluan menjëherë dhe u shoqëruan në komisariat nga forcat e ndërhyrjes së…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, Joan Laporta i zuri të gjithë në befasi. Edhe pse e kishte bindur Xavin të qëndronte disa javë më parë, ai vendosi të ndahej pasi kampioni i botës i vitit 2010 bëri disa komente të pakëndshme në lidhje me gjendjen financiare të klubit. Një vendim për të cilin presidenti i Barçës nuk duhet të pendohet, duke pasur parasysh se Hansi Flick pati një sezon të parë të shkëlqyer. Megjithatë, ai mund të ketë më shumë keqardhje për formën e tij, pasi Xavi është një legjendë absolute në klub. Një gjë është e sigurt, spanjoli nuk donte kurrë…

Lexo më Shumë

E ardhmja e Vinícius Jr. te Real Madridi nuk është më një temë tabu. Pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kupën e Botës për Klube dhe një sezoni të karakterizuar nga mungesa e vazhdimësisë, klubi i bardhë ka marrë një vendim të qartë: nëse vjen një ofertë prej 150 milionë eurosh, braziliani do të shitet. Skenari ka ndryshuar, dhe në hierarkinë e Bernabéut, ai nuk shihet më si një pjesë thelbësore e projektit. Ajo që një vit më parë dukej e paimagjinueshme, tani diskutohet lirshëm mes drejtuesve. Performanca e anësorit ka rënë ndjeshëm dhe lidhja e tij me figura kyçe si…

Lexo më Shumë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, Sinjali mëson se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së 11 korrikut në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, ku një qytetar ka pësuar lëndime serioze pas një konflikti fizik me një person tjetër. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është N.C, 50 vjeçar, i…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër do të jetë nikoqire e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili do të qëndrojë në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, njofton TV21. Presidenti i Shqipërisë do të pritet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është paraparë takim dhe drekë pune me presidenten Sijanovska-Davkova. Në orët e pasdites do t’i vizitojnë artizanalet kulturore-historike, ndërkaq në mbrëmje do të marrin pjesë në hapjen e festivalit “Vera e Ohrit”. Bajram Begaj do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Armanda Begaj.

Lexo më Shumë

Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të marihuanës dhe një telefon celular të kontrabanduar. Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se janë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular në hapësirat e njohura si WC, brenda objektit korrektues. Njësiti i Departamentit për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Peja ka dalë në vendngjarje dhe ka konfiskuar materialet e dyshuara. “Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 10.07.2025-14:20. Oficeret korrektues kanë njoftuar se gjatë kontrollit në ËC kanë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular. Njësiti…

Lexo më Shumë