Author: Hamdi Kumanova

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu vrasësi serik, i cili ka fshehur dy trupa njëri pas tjetrit në Strumicë, është gjetur dhe ndodhet në paraburgim. “Mund të them para opinionit se identiteti i vrasësit në dy rastet në Strumicë është i njohur për policinë, por presim vërtetim zyrtar të ekspertizave të ADN-së për këtë vrasje dhe kemi të dyshuar që është në paraburgim”, tha Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se e dinë motivin e vrasjes dhe se ka ngjashmëri në mënyrën e vrasjes, madje edhe me vrasjen që ndodhi para disa muajve në territorin e Strumicës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nga 308 shkolla dhe 114 kopshte për fëmijë që janë kontrolluar nga Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar (ISHSHS), mangësi të ndryshme në lidhje me higjienën e tualeteve dhe hapësirave tjera janë identifikuar madje në 156 prej tyre, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Meta.mk kërkoi nga ISHSHS informacion për higjienën në shkolla dhe kopshte, dhe sipas përgjigjes që morëm, mangësitë janë kryesisht nga aspekti sanitar-higjienik dhe sanitar-teknik. Dezinfektimi parandalues ​​nëpër shkolla nuk bëhet, inventari është i shkatërruar, dyshemetë janë të dëmtuara, muret nuk janë zbardhura me gëlqere, ndërsa nuk bëhet as deratizimi (asgjësimi i minjve). “ISHSHS kreu kontrolle të rregullta inspektimi në 308…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, sot e shpalli tenderin për ndërtimin e Qendrës së re universitare klinike grinfild lokacion sipas modelin “çelës në dorë” me mbështetje gjatë menaxhimit të projektit. Projekti, siç është publikuar në Sistemin elektronik për furnizime publike, do t’i përfshijë këto kategori të shërbimeve dhe punëve të cilat duhet të kryhen: planifikim, projektim dhe  përgatitje të dokumentacionit teknik, ndërtim, menaxhim me ndërtimin dhe punët ndërtimore, pajisim, pajisje teknike, menaxhim me sistem të informimit, pajisje mjekësore dhe jo mjekësore, planifikim të zhvendosjes së qendrës klinike, menaxhim me transferin, planifikim dhe menaxhim me procesin e punës paralele të infrastrukturës spitalore, trajnim…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot ka marrë pjesë në solemnitet në kazermën  në Veles në të cilën u ishin  dorëzuar marrëveshjet për punë 125 ushtarëve profesionist të sapopranuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në solemnitet morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, drejtori i Shtatmadhorisë, gjenerali Zoran Milevski, komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali Pavle Arsoski dhe komandanti i Komandës për trajtim dhe doktrina, koloneli Lubenço Petrovski. Duke folur nga foltorja solemne, Shekerinska potencon se dita kur një njeri i ri fillon me profesion të ri…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publik Shkup mori Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave, nga ku një është keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së kësaj vepre penale. “Në periudhën nga 16.12.2014 deri në vitin 29.05.2017, i dyshuari i parë si ushtrues detyre drejtor i Regjistrit Qendror, ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij, dhe me gojë ka dhënë urdhër që një e punësuar të evidentohet se është në punë në mënyrë të rregullt në listat mujore që i ka përgatitur Reparti për resurse njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative nuk nënkupton se Komuna e Gostivarit ka vepruar në mënyrë të ligjshme derisa i ka emëruar/shkarkuar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, njofton Portalb.mk. “Një aktgjykim i këtillë, sipas përmbajtjes së letrës së Gjykatës Administrative, është sjellë sepse MASH-i nuk ka siguruar të gjithë dokumentacionin në lidhje me këtë rast, si dhe për shkak se një pjesë e shkresave që janë dorëzuar nuk kanë qenë të lexueshme. Por, ky aktgjykim nuk nënkupton se gjykata konfirmon që komuna ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka shkarkuar dhe emëruar…

Lexo më Shumë

Edhe pse masat kundër mortajës së derrit janë në nivel të lartë, nuk përjashtohet mundësia nga dukuria e sëmundjes në vend, konkluduan veterinerët në takimin e sotëm koordinues. Shteti, siç vlerësuan, është maksimalisht e përgatitur që të përballet me rreziqet sepse në vazhdimësi vepron në pajtim me standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Veterinerët sigurojnë se diagnostifikimi i sëmundjes mund të kryhet për disa orë, varësisht nga mostra, gjendja në të cilën gjendet dhe mënyra e përpunimit të tij. Nga takimi porositën, që të bëhet gjithçka para se të paraqitet sëmundja sepse më pas do të jetë vonë. Njëherit apeluan, gjatë çdo…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe të ngrohtë, me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, temperaturë maksimale deri në 38 gradë dhe Indeksi UV do të jetë 9, ndërsa prej nesër, nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit, priten mbi 40 gradë dhe aktivizim i të a.q. fazë e portokalltë. Sipas DPHM-ës, vetëm të premten do të ketë rritje të të vranësirave. Kompetentët bëjnë apel, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara, të respektohen rekomandimet për mbrojtje, jo vetëm për mosekspozim të drejtpërdrejt të rrezeve të diellit, por edhe për konsum të kujdesshëm…

Lexo më Shumë

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga zjarret, dhe për këtë shkak, Ministria e Punëve të Brendshme ju bën apel qytetarëve të mos ndezin mbeturinat, megjet dhe të mos hedhin cigare në hapësira të hapura. “Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se secili që në një farë mënyrë do të nxisë zjarr do të ballafaqohet me dënime të rrepte përkatësisht burgim prej gjashtë muajsh deri në tetë vite”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga MPB shtojnë se kjo ministri po ndërmerr edhe masa tjera koordinuese dhe parandaluese që në kohë të ndalohen këto dukuri, ndërsa në bashkëpunim me institucionet…

Lexo më Shumë

Për dallim nga instalimi i kontrollit të përbashkët kufitar në transportin rrugor në fund të këtij muaji, udhëtimi me tren të udhëtarëve dhe mallrave do të presë pikën e përbashkët kufitare deri në vitin 2023, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk Trafiku hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë në vitet e ardhshme do të jetë në gjendje edhe më të palakueshme në krahasim me transportin rrugor. Për dallim nga transporti rrugor ku kontrolli i përbashkët kufitar u instalua kah fundi i këtij muaji, transporti i pasagjerëve dhe mallrave me tren do të pres deri në vitin 2023 për pikën e përbashkët kufitare. Marrëveshja…

Lexo më Shumë

Një person i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i një aksident, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Probishtip-Kruishtë, në afërsi të fshatit Buçishtë. Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur 18-vjeçari V.J, ndërsa katër bashkëudhëtarët tjerë janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë. Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova tha se sipas informacioneve të para në terren, aksidenti është paraqitur në mëngjesin e sotëm në orën 4:25, ndërsa ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Dy të lënduarit të moshës 17 dhe 18 vjet janë transferuar në…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Shkupit ka refuzuar kërkesën e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina për t’u liruar nga paraburgimi. Këtë për TV21 e konfirmoi avokati Nikolla Naumov. “Ata konsiderojnë se paraburgimi duhet të vazhdojë dhe se nuk duhet të ndërpritet” tha Naumov për TV21, duke shtuar se për këtë vendim do të parashtrohet ankesë. Për konfirmim iu drejtuam edhe Gjykatës Themelore të Shkupit por nga atje nuk dhanë detaje, por vetëm na thanë se deri në fund të ditës do të lëshojnë kumtesë. Tomor Morina tashmë dy javë po qëndron në paraburgim në burgun e Shkupit. Ai më 24 korrik u…

Lexo më Shumë