Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po i bëhen 15 vjet në burgje, dhe se kjo po ndodhë pasi ai zgjodhi lirinë e një populli dhe jo lirinë e tij. Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkruan tutje se babai i tij zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij. “Zgjodhi Kosovën shtet, e jo më kurrë nën Serbi. Në vend që ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditë e më shumë po plaket në qeli, larg vendit të tij. Prandaj, sot, ende në…
Author: Hamdi Kumanova
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në PE, Thomas Waitz dje zbuloi se kundër tij po zhvillohej një fushatë e ashpër dhe se kishte marrë kërcënime me vdekje. Ndaj pretendimeve të Waitz ka reaguar akademiku bullgar Spas Tashev. Ai thotë se Waitz duhet të vërtetojë pretendimet që bëri në intervistë. “Mendoj se është koha të dërgojmë një raport te Zyra e Prokurorit Publik Europian në lidhje me sjelljen e Thomas Waitz! Apo duhet që raporti të shkojë te një institucion tjetër europian? Waitz duhet ose të vërtetojë pretendimet e tij ose të shpallet shpifës dhe përfaqësues serb. E ruajta videon që…
Studentët e vitit të dytë dhe të katërt mund të aplikojnë deri më 31 korrik, ndërsa studentët e vitit të parë do të aplikojnë në shtator. Regjistrimi elektronik për akomodim në konviktet shtetërore dhe private të studentëve në të gjithë vendin për vitin akademik 2025/2026 ka filluar sot. Regjistrimi, i cili vlen për studentët e vitit të dytë dhe të lartë, si dhe maturantët, do të zgjasë deri më 31 korrik. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se studentët e vitit të parë do të mund të aplikojnë pas përfundimit të periudhës së regjistrimit në fakultete, në periudhën nga 10…
Për më shumë se 20 vite qeverisje, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e harroi kulturën shqiptare. Përfaqësimi i artistëve shqiptarë ishte i rastësishëm, financimi u politizua, ndërsa institucionet kulturore u shndërruan në vegla të propagandës partiake apo në burime të keqpërdorimeve të rënda financiare. Qytetarët nuk harrojnë. Faktet flasin vetë: Filharmonia me vetëm 4% përfaqësim shqiptar; Opera dhe Baleti me vetëm 1% përfaqësim; Agjencia e Filmit e mbyllur për artistët shqiptarë. Festivalet kombëtare, teatrot dhe institucionet e trashëgimisë kulturore janë kapur nga një rrjet klientelist dhe janë të mbyllura për krijuesit shqiptarë. Më rëndë akoma, kultura jo vetëm që u…
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet entuziazmin me të cilin Qeveria e tanishme po promovon realizimin e projekteve strategjike të vendit, siç është Koridori 8, një projekt i jashtëzakonshëm i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, që përfaqëson interes strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aleancën euroatlantike dhe rrjetin e korridoreve trans-evropiane të NATO-s. Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë se pikërisht ata që dikur e sabotonin, e bllokonin dhe e stigmatizonin këtë projekt, sot përpiqen të përvetësojnë meritën për një iniciativë që u mundësua dhe u jetësua falë vullnetit politik, angazhimit institucional dhe vizionit strategjik të BDI-së dhe…
Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje është pak më e lartë se parashikimi i ekonomistëve prej 5.1%, por më e ulët se në tremujorin e mëparshëm. Ekonomia e dytë më e madhe në botë e shmangu një rënie të madhe, pjesërisht falë masave të marra nga Qeveria dhe…
Modric te Milan, një tjetër kampion veteran në San Siro: Historia e sukseseve dhe dështimeve Luka Modric është lojtari më i fundit që i bashkohet AC Milanit në një moshë të avancuar, duke ndjekur një traditë të gjatë të kampionëve që kanë kaluar në San Siro drejt fundit të karrierës së tyre. 39-vjeçari kroat, i cili do të mbushë 40 së shpejti, nënshkroi zyrtarisht me Rossonerët. Mediat italiane e krahasojnë transferimin e Modric me atë të Cristiano Ronaldos te Juventusi, si një nga ardhjet më të bujshme të dekadës në Serie A. Por kujtimet e Milanit me lojtarë veteranë kanë…
Në provincën jugore të Sirisë, Suwaida, kanë shpërthyer përleshje të rënda të armatosura midis druzëve dhe beduinëve. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, të paktën 40 persona janë vrarë, përfshirë 27 Druzë, dy prej tyre fëmijë, dhe dhjetë beduinë. 50 persona të tjerë u plagosën, disa rëndë. Luftimet vazhduan natën dhe herët në mëngjes të hënën. Guvernatori i Suweidës, Mustafa al-Bakur, dhe disa zyrtarë të lartë fetarë druzë bënë thirrje për qetësi midis popullsisë. Në të njëjtën kohë, ata kërkuan ndërhyrje më vendimtare nga qeveria qendrore në Damask. Ministria e Brendshme Siriane raportoi gjithashtu…
Rusia kreu prapë një sulm tjetër me dronë në Odessa. Sipas mediave lokale, u goditën ndërtesa e qendrës së rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë më parë, të paktën dy persona u vranë në një sulm masiv në Kiev të Ukrainës. Disa lagje të qytetit u goditën. Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se një stacion ambulance u shkatërrua. Kohët e fundit, është regjistruar një seri sulmesh masive të kombinuara ruse. Ajo që ndodhi natën e 4 korrikut në Kiev, për shembull, quhet edhe si “nata e ferrit” nga mediat ukrainase. Ushtria ruse përdori më shumë se 500 dronë…
Kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë, u përhapën spekulime se ai mund të përdorte rreth 4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të pashfrytëzuara për Ukrainën ose të vendoste sanksione ndaj Moskës dhe partnerëve të saj të mëdhenj tregtarë. Por, më 14 korrik, Trump bëri një njoftim tjetër: ai tha se vendet evropiane anëtare të NATO-s do t’i dërgonin Ukrainës armët që tashmë i kanë në dispozicion – si sistemet raketore Patriot – dhe më pas do t’i zëvendësonin ato duke blerë armë të reja nga Shtetet e Bashkuara.…
Memedali Jusufi Shqiptaret e Rekes-identiteti shqiptar viz a vi identitetit te rejshem maqedonas – Enciklopedia Maqedonase e ASHAMIT Botimi dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Problemi më i madh filozofik i filozofëve të popujve ballkanikë nuk ishin dilemat filozofike të ekzistencës por justifikimi i përvetësimit të ekzistencës së tjetrit.Të kompleksuar nga autoktonia e shqiptarëve dhe të ardhjes së sllavëve në shekujt VI-VII në Ballkan, akademikët maqedonas u munduan që të jepnin një variant tjetër më të përshtatshëm për kombin e vet që ishte ardhës. Kështu faktin…
Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar. Mënyra e paraqitjes së kërkesës për deklarimin e adresës…

