Nazmi Baftiri, 82 vjeç nga Zajazi, shtetas amerikan me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore mëngjesin e sotëm pas një kërkimi intensiv dyditor, konfirmoi gazetarja Farije Dauti. Baftiri, i cili vuan nga demenca, ishte raportuar i zhdukur më 14 korrik pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Zajaz, afër Kërçovës, pa dokumente dhe i veshur me pizhamat. Ai ishte parë për herë të fundit duke drejtuar veturën e tij, një Toyota Matrix e vitit 2005 me targa të shtetit Illinois, ndonëse i ndalohej të ngiste për shkak të gjendjes shëndetësore.…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë. Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë përbën jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit. Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të…
Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq. Të ndjerin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 22-vjeçarit. Kjo, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës, për ta rrëmbyer me pas dhe për ta vrarë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit shtetëror për punë të jashtme, Dejvid Lami, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditëshe në Mbretërinë e Bashkuar. Siç kumtoi MPJTJ, në kuadër të vizitës, përveç takimit me nikoqirin e tij, sekretarin Lami, është parashikuar që Mucunski të takohet edhe me nënsekretarin shtetëror parlamentar dhe ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë për biznes dhe tregti, Garet Tomas. Gjithashtu, në forumin e biznesit të organizuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, ministri do t’i prezantojë potencialet ekonomike…
BDI përmes një komunikate thekson se VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë. E sot, falë tyre, kazinotë i kemi më afër se kurrë, midis lagjeve, pranë shkollave, përballë xhamive, kudo. Nga “mbyllja totale”, në praninë totale. “Kjo është ironia e zezë e një fushate të ndërtuar mbi gënjeshtra, ku premtimi ishte mbyllja, ndërsa rezultati është lulëzimi i industrisë së bixhozit. Kur industria e lojërave të fatit protestonte përballë Kuvendit, VLEN-i nuk ishte në anën e qytetarëve, ishte në anën e kazinove. Kur u propozua një ligj serioz, që do t’i mbyllte dhe dislokonte bastoret, ata ishin kundër. Kur VMRO…
Ministria e Brendshme ka shpallur një njoftim rekrutimi për 150 oficerë të rinj policie. Njoftimi, i cili është në vazhdim, thotë se kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi njëvjeçar, trajnimi dhe arsimimi. Trajnimi do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila, siç tregohet në njoftim, synon të jetë një nga qendrat më të mira dhe më elitare të trajnimit në Evropë. Ndër kushtet e listuara në njoftim janë që kandidatët duhet të jenë në moshë madhore dhe të mos kenë mbushur 25 vjeç. Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht dhe të mos…
Struga dhe Ohri janë dy qytete të mrekullueshme buzë liqenit, por megjithëse ndajnë të njëjtin ujë, klimë dhe afërsi gjeografike, dallimet midis tyre ndihen qartë — sidomos kur ulesh për të pirë një kafe ose për të ngrënë diku. Çmimet në Strugë janë ndjeshëm më të ulëta se në Ohër. Por pse? Së pari, Ohri është shumë më i ekspozuar ndaj turizmit ndërkombëtar. Është qytet historik, nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tërheq çdo vit mijëra turistë nga jashtë. Dhe aty ku ka turistë të huaj, ka edhe çmime më të larta. Shumë biznese atje nuk shesin vetëm produkte, por përvojë…
Ka zjarre aktive pranë fshatrave Xhidimirci, Krushje dhe Ivankovci në rajonin e Velesit, ku po digjet një pyll i përzier, dhe pranë fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Slatina në Komunën e Makedonski Brod, ku janë prekur pyjet e degraduara të lisit, shkurret dhe bimësia e ulët. Zjarri pranë fshatit Nikoliç të Dojranit, ku po digjet një pyll me bimësi të ulët, është nën kontroll. Sipas informacionit nga Zyra Qendrore e Ndryshimeve Klimatike, 18 zjarre në zona të hapura janë shuar, duke përfshirë: Komuna e Çuçer Sandevës: fshati Gornjani (pyll i ulët) Komuna e Çuçer Sandevos: mbi Kishën e Trinisë së…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokusi”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të zhvilluar në urën e Babrroit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan një automjet me dy persona. Gjatë kontrollit në automjet, në derën e pasagjerit u gjet një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se mbahej pa leje nga shtetasi E. M., 31 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan arma e zjarrit, automjeti si dhe dy celularë. Gjithashtu, u procedua penalisht drejtuesi i automjetit, shtetasi F.…
Brenda një dite të vetme, dje, Qeveria në të cilën VLEN është partner i barabartë solli më shumë vendime me rëndësi dhe përfitim real për shqiptarët në vend, sesa ka arritur të sjellë çfarëdo qeverie e drejtuar nga partia e listave të zeza (BDI) gjatë një mandati të plotë. Këto rezultate janë dëshmi e qartë se kur shqiptarët janë realisht të përfaqësuar në tryezën e vendimmarrjes, premtimet shndërrohen në vepra, ndërsa deklaratat në përmirësime të prekshme në jetën e përditshme. Ne jemi në Qeveri për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë. Dje, në seancë të Qeverisë u miratuan këto…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur alarmante situatën me mungesën e barnave në QKUK, për pacientët me kancer, duke kërkuar urgjentisht transparencë, përgjegjësi dhe veprim nga institucionet shëndetësore. Ajo ka theksuar se buxheti i rritur nuk duhet të shoqërohet me më pak trajtim për pacientët. ”Mungesa e barnave për pacientët me kancer në QKUK është alarmante! Ky nuk është thjesht një lajm i radhës, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim. Pacientët me kancer në Kosovë po përballen me një krizë që prek drejtpërdrejt jetën e tyre. Kjo po ndodh në kohën kur buxheti për materiale shpenzuese, barna…
Ish- prokurori i Prokurorisë Speciale dhe ish-prokurori për rastin “Veteranët”, Elez Blakaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dënuar me nga një vit burgim 10 nga të akuzuarit dhe lirimin e dy nga të akuzuarit, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj. Blakaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se për ata që kanë mashtruar, gënjyer, shpifur si dhe për ata që kanë future duart në rast, mos të bëhen marak. Sipas tij, Apeli e kthen rastin përsëri në rigjykim si dhe ka publikuar ligjin me të cilin është bërë kategorizimi i veteranëve. “Pas gati 7…

