Granit Xhakës i ka ardhur një mundësi për të luajtur përsëri në Premierligë. Ylli kosovar kishte luajtur me sukses në kampionatin anglez me Arsenalin para se të rikthehej në Gjermani për t’u transferuar në Bayer Leverkusen. Por tash, mediat angleze raportojnë se përfaqësuesi zviceran po pëlqehet përsëri në Premierligë. Më saktësisht, i rikthyeri në ligën elitare angleze, Sunderland, ka shfaqur interesim për 32 vjeçarin. Sipas “Sky Sports”, ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, Sunderlandi i ka ofruar kontratë trevjeçare.”. Ky klub dëshiron të përforcohet gjatë kësaj vere për ta pasur një qëndrueshmëri dhe stabilitet në Premierligë. Mbetet të shihet…
Author: Hamdi Kumanova
Policia në Tajlandë arrestoi një grua e cila dyshohet se ka joshur një sërë murgjish budistë në marrëdhënie seksuale dhe më pas i ka detyruar ata të bëjnë pagesa të mëdha për të mbuluar intimitetin e tyre. Shkelja e mundshme e rregullit të beqarisë për murgjit ka tronditur institucionet budiste dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut në Tajlandë në javët e fundit. Të paktën nëntë abatë dhe murgj të lartë të përfshirë në skandal janë zhveshur dhe janë dëbuar nga murgjit, tha Byroja Qendrore e Hetimit e Policisë Mbretërore Tajlandeze. Wilawan Emsawat, në të 30-at e saj, u arrestua në…
Gjykata Supreme e Kosovës bëri të qartë se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat e qeverisë së Kosovës që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Ky vendim i Gjykatës Supreme u kundërshtua ashpër nga qeveria e Kosovës në detyrë, që vendimin e cilësoi “arbitrar dhe të njëanshëm”. Çështja e funksionit të ministrave që njëkohësisht janë edhe deputetë u ngrit nga një vendim i Gjykatës Supreme, e cila e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati. Udhëzimi administrativ që…
Nazmi Baftiri, 82 vjeç nga Zajazi, shtetas amerikan me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore mëngjesin e sotëm pas një kërkimi intensiv dyditor, konfirmoi gazetarja Farije Dauti. Baftiri, i cili vuan nga demenca, ishte raportuar i zhdukur më 14 korrik pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Zajaz, afër Kërçovës, pa dokumente dhe i veshur me pizhamat. Ai ishte parë për herë të fundit duke drejtuar veturën e tij, një Toyota Matrix e vitit 2005 me targa të shtetit Illinois, ndonëse i ndalohej të ngiste për shkak të gjendjes shëndetësore.…
Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë. Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë përbën jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit. Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të…
Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq. Të ndjerin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 22-vjeçarit. Kjo, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës, për ta rrëmbyer me pas dhe për ta vrarë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të sekretarit shtetëror për punë të jashtme, Dejvid Lami, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditëshe në Mbretërinë e Bashkuar. Siç kumtoi MPJTJ, në kuadër të vizitës, përveç takimit me nikoqirin e tij, sekretarin Lami, është parashikuar që Mucunski të takohet edhe me nënsekretarin shtetëror parlamentar dhe ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë për biznes dhe tregti, Garet Tomas. Gjithashtu, në forumin e biznesit të organizuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, ministri do t’i prezantojë potencialet ekonomike…
BDI përmes një komunikate thekson se VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë. E sot, falë tyre, kazinotë i kemi më afër se kurrë, midis lagjeve, pranë shkollave, përballë xhamive, kudo. Nga “mbyllja totale”, në praninë totale. “Kjo është ironia e zezë e një fushate të ndërtuar mbi gënjeshtra, ku premtimi ishte mbyllja, ndërsa rezultati është lulëzimi i industrisë së bixhozit. Kur industria e lojërave të fatit protestonte përballë Kuvendit, VLEN-i nuk ishte në anën e qytetarëve, ishte në anën e kazinove. Kur u propozua një ligj serioz, që do t’i mbyllte dhe dislokonte bastoret, ata ishin kundër. Kur VMRO…
Ministria e Brendshme ka shpallur një njoftim rekrutimi për 150 oficerë të rinj policie. Njoftimi, i cili është në vazhdim, thotë se kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi njëvjeçar, trajnimi dhe arsimimi. Trajnimi do të zhvillohet në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila, siç tregohet në njoftim, synon të jetë një nga qendrat më të mira dhe më elitare të trajnimit në Evropë. Ndër kushtet e listuara në njoftim janë që kandidatët duhet të jenë në moshë madhore dhe të mos kenë mbushur 25 vjeç. Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht dhe të mos…
Struga dhe Ohri janë dy qytete të mrekullueshme buzë liqenit, por megjithëse ndajnë të njëjtin ujë, klimë dhe afërsi gjeografike, dallimet midis tyre ndihen qartë — sidomos kur ulesh për të pirë një kafe ose për të ngrënë diku. Çmimet në Strugë janë ndjeshëm më të ulëta se në Ohër. Por pse? Së pari, Ohri është shumë më i ekspozuar ndaj turizmit ndërkombëtar. Është qytet historik, nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tërheq çdo vit mijëra turistë nga jashtë. Dhe aty ku ka turistë të huaj, ka edhe çmime më të larta. Shumë biznese atje nuk shesin vetëm produkte, por përvojë…
Ka zjarre aktive pranë fshatrave Xhidimirci, Krushje dhe Ivankovci në rajonin e Velesit, ku po digjet një pyll i përzier, dhe pranë fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Slatina në Komunën e Makedonski Brod, ku janë prekur pyjet e degraduara të lisit, shkurret dhe bimësia e ulët. Zjarri pranë fshatit Nikoliç të Dojranit, ku po digjet një pyll me bimësi të ulët, është nën kontroll. Sipas informacionit nga Zyra Qendrore e Ndryshimeve Klimatike, 18 zjarre në zona të hapura janë shuar, duke përfshirë: Komuna e Çuçer Sandevës: fshati Gornjani (pyll i ulët) Komuna e Çuçer Sandevos: mbi Kishën e Trinisë së…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokusi”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të zhvilluar në urën e Babrroit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan një automjet me dy persona. Gjatë kontrollit në automjet, në derën e pasagjerit u gjet një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se mbahej pa leje nga shtetasi E. M., 31 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan arma e zjarrit, automjeti si dhe dy celularë. Gjithashtu, u procedua penalisht drejtuesi i automjetit, shtetasi F.…

