MPB njofton se me datë 25.07.2025 në ora 12:30, nëpunësit policorë të Njësia Policore Kamnjan kanë privuar nga liria personin M.S.(43) nga fshati Bogovinë, i cili ishte raportuar nga ish-bashkëshortja e tij 35-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, se në shtëpinë familjare i ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Author: Hamdi Kumanova
MPB ka njoftuar se me datë 25.07.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një burrë 42-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se, në periudhën kohore nga 19.07.2025 deri më 25.07.2025, në banesën familjare në rajonin e Qendrës në Shkup, bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces divorci, e ka sulmuar fizikisht disa herë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 24.07.2025, në orën 19:54, në Departamentin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar se në rrugën “JNA” në Gostivar, një fëmijë 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i DPB Gostivar.
Gjatë ditës së djeshme, në përputhje me sistemin për monitorimin dhe matjen e konsumit ditor të ujit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 m3 në baza ditore. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i ujësjellësit të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit. Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski thotë se zhvillimi i situatës me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, do të konfirmojë nëse ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për Bullgarinë për zhbllimin e procesit tonë eurointegrues. “Bullgaria, në pozicionet zyrtare që i ka mbajtur, të paktën deri më tani, thotë se problemi i vetëm janë ndryshimet kushtetuese. Fatkeqësisht, unë nuk e besoj këtë sepse ndjek si retorikën ashtu edhe atë…
Ghislaine Maxwell, personi i vetëm që është dënuar për skandalin që lidhet me pedofilin Jeffrey Epstein, ka ofruar të zbulojë “të gjitha sekretet e tij” në këmbim të një faljeje nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas avokatëve të saj, Maxwell shpreson që Trump do të vendosë ta falë, gjë që do t’i mundësonte asaj të dalë nga burgu 17 vite para përfundimit të dënimit. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë duke u takuar me Maxwell dhe duke biseduar për çështjen Epstein. Maxwell është personi i vetëm që është dënuar në lidhje me…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot do të vizitojë Shtipin, në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”. Aliu fillimisht do të ketë takim pune me menaxhmentin dhe stafin mjekësor të ISHP Spitali Klinik – Shtip, në të cilin, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, do të diskutohen sfidat, burimet dhe planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon. “Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, Ministri Aliu do të zhvillojë edhe takime me qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre që lidhen me sistemin e kujdesit shëndetësor. Për të marrë pjesë…
Ky është 55-vjeçari Çlirim Dogani, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Ermalinda Ramës në vrasjen e babait të saj, Anesti Rama, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 23 Korrikut në banesën e viktimës në fshatin Frashër të Fierit. 55-vjeçari u vendos në pranga ditën e sotme (26 Korrik) dhe në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat. Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi. Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar…
Hugo Ekitike u zyrtarizua si lojtar Liverpulit dhe menjëherë është bashkuar në Hong Kong me skuadrën e re, që të shtunën aty luan miqësore me Milanin. Ai ka zgjedhur edhe numrjn 54 në fanelë. Por gjithashtu do të bëhet një nga lojtarët e paktë palindromikë që kanë luajtur për Liverpulin. Sulmuesi francez, i cili përfundoi transferimin e tij në klub nga Eintraht Frankfurt të mërkurën, ka një mbiemër palindromik, që do të thotë se shkruhet e lexohet njësoj edhe mbrapsht. Kështu, Ekitike do të ndjekë Sheyi Ojo dhe Ozan Kabak si lojtarë palindromikë që kanë luajtur për ekipin e…
Ekipi me emrin Mercedes Geti kanë arritur të fitojnë edicionin e tetë të “Turneut të verës” që organizohet nga Prishtina Football Tournaments. Të premten mbrëma u zhvilluan ndeshjet finale në kuadër të edicionit të tetë të “Turneut të Verës”, nën një atmosferë impozante në terrenin e Ulpianës. Fillimisht u zhvillua një ndeshje revyale nga personat e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, teksa pastaj luajtën grumposhtat e reja si U-10, U-11, U-13 dhe në fund Polica e Kosovës ndaj Ambasadës së Amerikës. Pas këtyre takimeve, nga ora 21:00 u zhvillua finalja e madhe mes ekipeve Mercedes Geti dhe Batllava, e cila fituesin…
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i ka ngritur në ajër dronët “Bayraktar”. Arsyeja është për monitorim të zjarreve që kanë kapluar vendin. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga Bayraktar-ët pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi. “Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot, gjatë disa periudhave kohore, pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë në komunat Gazi Babë dhe Kisella Vodë, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni A.SH. Andaj kontrolloni nëse jetoni në atë komunë apo lagje. Në periudhën nga ora 06:30 deri në 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugës Pero Nakov – firmat: Jogomerkur, Osogovski, Makohemija, Stokomak, objektet pranë Stokomak në rr. Pero Nakov, rr. Maxhari në komunën Gazi Babë. Ndërsa nga…

