Author: Hamdi Kumanova

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se vendi do të kishte institucione funksionale nëse Fatmir Limaj do të ishte nominuar për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë mbëmjen e së hënës, në emisionin “Edicioni Special”, Nimani tha se përkundër vështirësive, Nisma kishte shprehur gatishmëri për një kompromis të madh, duke e propozuar Limajn si kandidat të mundshëm për këtë post. “Sikur z. Limaj të nominohej për kryetar të Parlamentit, ose sikur të zbatohej dakordimi mes z. Limaj dhe z. Kurti që ai të nominohej nga mazhoranca për kryetar të Kuvendit, unë besoj se tash e katër muaj…

Lexo më Shumë

Ende pa u zbardhur si duhet akti makabër i ndodhur në një fshat të Patosit, një tjetër ngjarje tronditëse shënohet në Pogradec. Një grua, 52 vjeç, u gjend e asfiksuar në banesën e saj, pasi aty kishte rënë zjarr. Policia, zjarrfikëset dhe banorët e zonës që shkuan t‘i jepnin ndihmën e para gruas, me idenë për ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia që ishte në flakë, e kanë gjendur të vdekur atë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa janë shuar flakët që kishin përpirë banesën. Por mjekët e spitalit kanë konstatuar se në fakt, gruaja nuk…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Donald Trump, duke e akuzuar atë se po luan me zjarrin në marrëdhëniet me Rusinë. Në një postim në platformën X, Medvedev kritikoi ultimatumin e ri të Trumpit ndaj Moskës dhe Kievit, duke e cilësuar atë si një hap të rrezikshëm drejt përshkallëzimit. “Disa herë 50 ditë, pastaj 10… Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra, Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën rajonale Kërçovë – Oslomej, pranë fshatit Garan, ku një qytetar i moshuar nga rrethina e Kërçovës ka humbur jetën tragjikisht informon Tetovasot. Ngjarja ndodhi më 27 korrik 2025, rreth orës 08:15, kur automjeti i pasagjerëve “Volvo” me targa të Kërçovës, që drejtohej nga S.S. (74) nga fshati Cërvicë, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta. Për fat të keq, si pasojë e lëndimeve të rënda, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vend. Sipas…

Lexo më Shumë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin e Velesit, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën e tij elektrike. Sipas informacioneve që Tetovasot i siguron nga SPB Veles, ngjarja është raportuar më 27 korrik 2025, në orën 09:55, kur në rrugën “Rruga e Rashtanit”, J.D. (28) nga fshati Bashino Sella, komuna e Velesit, ka humbur kontrollin mbi biçikletën elektrike dhe është rrëzuar në rrugë. “Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar dhe trajtuar në Qendrën e Urgjencës në…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me motoçikletë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Ohrit, ku një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar me lëndime më të lehta. Sipas informatave zyrtare që Tetovasot i siguron nga SPB Ohër, ngjarja është raportuar më 28.07.2025, në orën 00:15, kur në një shteg këmbësorësh në qytetin e Ohrit, L.S. (47) nga fshati Konjsko, rrethi i Ohrit, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij të llojit “Yamaha” me targa të Ohrit dhe ka rënë nga shtegu. “Në aksident lëndime të rënda trupore…

Lexo më Shumë

“Shteti nuk mbrohet me fjalë. Mbrohet me aleatë, pajisje dhe dituri. Vlerat e përbashkëta nuk deklarohen – mbrohen dhe jetohen”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video fjalimin në rrjetet sociale, në të cilën flet për rëndësinë dhe përfitimet nga partneriteti i siguruar me Bashkimin Evropian, me ç’rast e potencoi rëndësinë që shteti ynë është i pari në rajon që nënshkruan partneritet të këtillë me BE-në. Kjo thekson se përmes këtij partneriteti shteti merr 15 milionë euro mbështetje për Armatën, pajisje moderne, trajnim, sisteme komunikuese dhe rezistencë të kërcënimeve të reja dhe se…

Lexo më Shumë

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Policia Financiare po mbledh dokumentacion shtesë për një sërë çështjesh penale të hapura ndaj Lotarisë Shtetërore maqedonase. Po zhvillohen, gjithashtu, veprime parahetimore edhe për prokurime të tjera publike, të realizuara gjatë udhëheqjes së kaluar. Nga Artan Grubi dhe Përparim Bajrami – të akuzuar “për përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore – ende nuk ka asnjë gjurmë. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toçkovski, më 26 dhjetor të vitit të kaluar tha se “nëse nuk kthehet vullnetarisht, do ta gjejmë mënyrën e duhur për ta kthyer” – duke…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës së kaluar (26–27 korrik 2025), policia rrugore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar gjithsej 1,148 shkelje të rregullave të trafikut, si pjesë e kontrolleve të rregullta të realizuara nga njësitë e sektorëve të punëve të brendshme në rrugët e vendit. “Prej tyre, 458 shkelje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas të dhënave zyrtare: 128 shoferë janë ndaluar duke drejtuar automjete pa patentë shoferi; 115 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni pas testit pozitiv në alkool; 46 motoristë janë sanksionuar për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe indinjatën e qytetarëve lidhur me vendimin diskriminues të Qeverisë për zvogëlim të numrit të këshilltarëve, duke dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë komunat ku pjesë e konsiderueshme e popullsisë janë shqiptarë. Që në javën e parë të mandatit të saj, kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetues, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të banorëve “jo-rezidentë”, që në praktikë nënkupton përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat, përqindja e shqiptarëve në vend u ul artificialisht nga 29.5%, sipas regjistrimit të vitit 2021, në 24.3%…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave statistikore në SPB Tetovë në periudhën 01.01 – 30.06.2025 janë regjistruar 25 raste të denoncuara të mashtrimeve (TE-17 dhe GV-8), ndërsa në gjykatën kompetente janë dorëzuar gjithsej 32 kallëzime penale (TE-15 dhe GV-17) kundër 28 autorëve të njohur dhe 4 të panjohur për veprat penale “mashtrim” dhe “mashtrim kompjuterik” të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, por ka edhe kallëzime të dorëzuara që kanë ndodhur në fund të vitit 2024. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2024, vërejmë një rënie të lehtë të këtyre veprave në zonën e mbuluar nga SPB Tetovë. Sipas…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 27.07.2025 në SPB Tetovë, personi Z.H. (30) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 21:30, ndërsa ishte ulur në oborrin e tij në rrugën “Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë, ka rënë një plumb i humbur nga arma e zjarrit dhe ka dëmtuar automjetin e tij “Audi” me targa zvicerane, i cili ishte parkuar në oborr. Është kryer inspektim dhe është gjetur një predhë, e cila është marrë për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë