Njëmbëdhjetë linjat e reja ajrore të vendosura në nëntë muajt e fundit tashmë po e japin efektin e vet në turizëm, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski në “Kanal5” theksoi se rritja e numrit të turistëve është rezultat i mbështetjes së fluturimeve çarter dhe ndryshimeve të politikës për subvencione, për udhëtarë për ardhje, në vend se udhëtarëve në largim. Siç theksoi, në maj të këtij viti në raport me majin e vitit të kaluar ka 101 000 turistë më shumë, me ç’rast destinacioni numër një është Shkupi sepse trendet e turizmit ndryshojnë – numër një destinacion turistik…
Author: Hamdi Kumanova
Një shtetas i huaj është rrëmbyer në orët e para të së martës. Ai ka deklaruar në polici se ishte futur në një veturë nga disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës. Po ashtu, ai theksoi se të dyshuarit e kishin rrahur dhe kërcënuar. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Rrëmbim”.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës së enjte në disa vende do të jetë i paqëndrueshë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë së shkurtër. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri 34 gradë. Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Gjatë natës do të…
Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë ngriti kallëzim penal kundër I.H. (33) dhe S.A. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë”. “Më 15.07.2025, në bazë të një urdhri gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë ku banon I.H., e cila është pronë e babait të tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan një armë zjarri gjysmëautomatike “Red Flag M57″ me kalibër 7.62x25mm me dy presa fishekësh të kalibrit 7.62x25mm, fishekë të kalibrit 7.65mm…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset…
Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër. Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës. Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në…
ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët. Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative. “Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot do ta shënojë fillimin e ndërtimit të “Parkut Përkujtimor për viktimat e zjarrit në spitalin modular – Tetovë”, në shenjë kujtimi dhe respekti të përhershëm për të gjithë ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Zjarri në spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Dje në fshatin Çellopek, një 40-vjeçar në rrethana tragjike i ka dhënë fund jetës së tij, shkruan Alsat. Sipas banorëve të fshatit, 40-vjeçari R.Z, ka pirë acid muratik dhe i ka shkaktuar vetes disa plagë me thikë. Ai u dërgua në Qendrën Urgjente në Tetovë pa ndjenja. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua menjëherë në Klinikat në Shkup. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, R.Z, ndërroi jetë në Repartin e Kirurgjisë Kardiovaskulare (KARIL) në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Trupi i tij është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në prani…
Këshilli ekonomiko-social sot duhet të mbajë seancë, ndërsa në të pritet të bisedohet për pagën minimale, rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe për shportën konsumatore. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dje njoftuan se do ta shtrojnë çështjen për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe për rritjen e të gjitha pagave tjera për 6000 denarë. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në konferencë për shtyp theksoi se shporta minimale sindikaliste që e llogarit LSM-ja vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve nga përfundimi i masës së fundit…
Njoftimi: Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv ndalimin e shtetasve që tentojnë të levizin ilegalisht, ndërkohë që janë në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,…
Chelsea po lidhet me transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United, por fillimisht duhet të largojë disa lojtarë të panevojshëm për të liruar hapësirë në skuadër. Blutë e Londrës do të vazhdojnë me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa informacione mbi planet e Chelseat për të ndjekur Xavi Simons dhe Garnacho. “Hapi i parë, shkojnë për Xavi Simons, bisedimet kanë përparuar me Leipzig”, ka shkruar fillimisht Romano. “Pastaj, hapi tjetër, ta konsiderosh Garnachon si një mundësi në muajin gusht, nëse kushtet e United për…

