Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate theksoi se dënon trendin e vazhdueshëm diskriminues në institucionet shtetërore, ku shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga punësimi dhe avancimi, ndërsa grupimi VLEN vazhdon të heshtë si pjesë e këtij makinerie përjashtuese. “Vetëm në ditën e para të gushtit, shembujt flasin vetë, në Agjencinë për Kadastrën e Pasurisë së Paluajtshme, bilanci i avancimeve dhe punësimeve të fundit është 25 maqedonas dhe 0 shqiptarë, kurse në Agjencinë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë, u punësuan 20 maqedonas dhe 0 shqiptarë. Ky është bilanci real i “përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” që propagandon kjo qeveri, ndërsa VLEN,…

Lexo më Shumë

Lajmi ka bërë bujë. Anësor Edon Zhegrova është përjashtuar nga ekipi i parë i Lille. Sulmuesi i Kosovës po stërvitet momentalisht me rezervat e ekipit francez, sipas asaj që raporton “Le Petit Lillois”. Ky vendim i papritur dhe drastik ka ardhur pas dëshirës që shqiptari ka shprehur për t’u larguar. Kujtojmë se 26-vjeçari është shumë pranë largimit, teksa Napoli po e ndjek këmba-këmbës. Kështu, deri në gjetjen e një strehe të re, Zhegrova do të vazhdojë të jetë jashtë skuadrës së Lille. Vlen të përmendet se shqiptari ka edhe 1 vit kontratë me Lille dhe për të mos e humbur…

Lexo më Shumë

Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike. Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar. Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën…

Lexo më Shumë

Të rinjtë e Çairit zhvilluan takim me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Osmani. Ai tha se të rinjtë nuk do të mbeten vetëm spektatorë të zhvillimeve politike, por do të jenë pjesë aktive e ekipit dhe vendimmarrës për të ardhmen e komunës. Osmani theksoi se e ardhmja ndërtohet bashkë me rininë – me energjinë, idetë dhe guximin e tyre, duke krijuar kështu një Çair më të zhvilluar, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë. “BDI mbetet e përkushtuar që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe të kontribuojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka sqaruar për herë të parë me detaje vendimin për t’u larguar nga koalicioni opozitar VLEN dhe për t’iu bashkuar Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. Në një intervistë të gjatë televizive, Taravari theksoi se ndarja nuk ishte për pushtet, por për shkak se “projekti nuk funksiononte”. Sipas Taravarit, gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit, premtimet që u dhanë shqiptarëve nuk u realizuan. “Premtuam decentralizim fiskal, por në vend të kësaj u sollën ligje që e centralizuan edhe më shumë pushtetin. Premtuam investime në Maqedoninë Perëndimore, por nga 200 kompani që morën…

Lexo më Shumë

Me një varg ngjarjesh e manifestimesh Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në zonën e Meçkin Kamen (Guri i Ariut), ku fjalim do të mbajë presidentja Siljanovska dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët do të vendosin edhe në varrin e Nikolla Karevit, transmeton Portalb.mk. “Nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, më 2 gusht, do të mbahet kremtimi qendror i Ditës së Republikës në Gurin…

Lexo më Shumë

Likovës i shtohet zyrtarisht një kandidat me profil të lartë dhe vizion të qartë për të ardhmen. Nexhmedin Sadiku do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Likovës si kandidat i Koalicionit VLEN, duke e konsideruar këtë një thirrje për shërbim ndaj qytetarëve të kësaj komune me histori krenare dhe qëndresë të palëkundur. Në njoftimin publik për kandidaturën e tij, Sadiku u shpreh se është thellësisht i përkushtuar për t’i dhënë Likovës drejtimin që Meriton, drejtim që sjell zhvillim, investime të drejta dhe përfaqësim të dinjitetshëm. “Koha është tani që krenaria dhe potenciali i Likovës të shndërrohen në…

Lexo më Shumë

Një përplasje e pazakontë në kulmin e garës për talentin më të mirë në fushën e inteligjencës artificiale. Themeluesja e Thinking Machines Lab dhe ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, ka konfirmuar për revistën Wired se asnjë prej anëtarëve të ekipit të saj nuk ka pranuar ofertën miliardëshe të Mark Zuckerberg për t’u bashkuar me laboratorin e ri të Meta-s, të quajtur “Superintelligence Lab”. Sipas raportit, Meta u përpoq të rekrutojë anëtarë të ekipit të Muratit duke ofruar kompensime nga 200 milionë deri në 1 miliard dollarë për çdo individ, shifra që tronditën industrinë. Por, Murati deklaron se: “Derimë tani, asnjë…

Lexo më Shumë

Të kënaqësh tregun më të madh në botë do të thotë të zemërosh eksportuesin më të madh të saj, shkruan The Economist. Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën. Pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër, palët nuk po godasin më njëra-tjetrën me tarifa të reja. Në vend të kësaj, Amerika po e vijon luftën në mënyrë indirekte, nëpërmjet palëve të treta që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt me konfliktin. Marrëveshjet e reja me Vietnamin dhe…

Lexo më Shumë

Një person i armatosur hapi zjarr në një bar në qytetin e vogël Anaconda të Montanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten në mëngjes, duke vrarë katër persona përpara se të arratisej. Autoritetet e identifikuan të dyshuarin si Michael P. Brown, 45 vjeç, dhe thanë vonë të premten se ai mbeti i lirë pasi u largua nga vendi i ngjarjes me një kamion të bardhë. Policia atje e ka përqendruar kërkimin në malet pak jashtë qytetit. Agjentët lokalë, shtetërorë dhe federalë u shpërndanë në të gjithë rajonin në këmbë, me automjete dhe me helikopter në një ndjekje në…

Lexo më Shumë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë. Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën. E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë…

Lexo më Shumë

Ndërsa vera avancon, një vendim kyç po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në Valdebebas për përbërjen përfundimtare të skuadrës: Endrick apo Gonzalo García. Real Madrid e ka të qartë se nuk do t’i mbajë të dy në ekipin e parë sezonin e ardhshëm. Vetëm njëri prej tyre do të shoqërojë Kylian Mbappé në repartin ofensiv. Nuk ka nxitim për të liruar vendet, por ekziston një kriter i qartë sportiv: nuk duan të pengojnë zhvillimin e dy talenteve premtues për shkak të mbingarkesës në të njëjtën pozicion, raporton Diario AS. Edhe pse nuk ka debutuar ende zyrtarisht me fanellën e…

Lexo më Shumë