Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod. Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët. Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të…
Author: Hamdi Kumanova
Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje në komunat e Gjakovës dhe Malishevës. Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë. Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. I dyshuari është arrestuar menjëherë nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik. Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar në orët e mbrëmjes në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij. Policia ka bërë të ditur…
Milani thuhet se ka vendosur një afat vetëm edhe për ditën e sotme (e hënë) për të arritur një marrëveshje me Club Brugge për Ardon Jasharin ose për t’u drejtuar te Javi Guerra i Valencias. “Rossonerët” mendojnë se kanë arritur ofertën e tyre maksimale prej 38 milionë eurosh duke përfshirë bonuset, por belgët vazhdojnë të kërkojnë më shumë. Vetë lojtari është i vendosur të vijë në San Siro dhe këmbëngul se Club Brugge kishte premtuar ta linte të largohej nëse do të kishte një propozim me vlerë 32.5 milionë euro plus bonuse. Ai tani ka kërkuar një takim me drejtuesit…
Marcus Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United javën e kaluar, por deri më tani nuk është regjistruar në La Liga, që do të thotë se aktualisht nuk është i kualifikuar për t’u përballur me Mallorcan në javën e parë të kampionatit. Shitjet janë të nevojshme përpara se katalanasit të mbledhin fondet e nevojshme për të regjistruar Rashfordi si edhe lojtarin e ri Joan Garcia. Megjithatë, sulmuesi anglez është i bindur se do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorcës brenda dy javësh, siç u shpreh për mediat të dielën. “Jo, mendoj se është diçka që klubi duhet ta…
Një grua është arrestuar në Obiliq të dielën, nën dyshimin se kishte sulmuar familjarët. Sipas policisë, e dyshuara ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi. Ndryshe, në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar me ashpërsi ndaj thirrjeve të urrejtjes raciste të dëgjuara gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku shënjestër e sulmeve verbale ishin shqiptarët. Në një deklaratë publike, Meidani theksoi se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport dhe në asnjë segment të shoqërisë”, duke e cilësuar incidentin si një “alarm serioz që kërkon reflektim të menjëhershëm.” Ai i bëri thirrje autoriteteve më të larta shtetërore të Maqedonisë së Veriut për një reagim të qartë, të fortë dhe të pakompromis, për të parandaluar përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës…
Davide Pecorelli, ish-arbitri dhe biznesmeni italian, i cili ndodhet i burgosur në burgun 313 në Tiranë që nga 8 maji i vitit të kaluar, ka vendosur të ndërpresë grevën e urisë që kishte nisur më 16 korrik. Gjatë kësaj kohe ai thotë ka humbur 6 kilogramë, ndërsa arsyeja kryesore e grevës ishte mungesa e mundësisë për të paraqitur ankesë për shkak të vonesës së dorëzimit të motivimit të vendimit të Gjykatës së Apelit. Situata e Pecorellit u përmirësua më 31 korrik, kur Gjykata e Apelit në Shqipëri publikoi motivet e vendimit të dënimit, duke i mundësuar atij dhe avokatëve të…
Ruzhdi Kurtishaj, figurë e njohur në sektorin e turizmit dhe transportit, ka reaguar sërish ashpër ndaj ngritjes së çmimeve në Shqipëri gjatë muajve të verës, duke paralajmëruar për pasojat afatgjata që kjo dukuri mund të ketë për turizmin shqiptar. Në një reagim të publikuar këtë fundjavë, Kurtishaj rikujtoi se që para tre-katër javësh kishte ngritur shqetësimin në media të ndryshme në Kosovë, duke theksuar se rritja e menjëhershme dhe e pakoordinuar e çmimeve në hotele dhe resorte po dëmton përvojën e pushuesve dhe rrezikon zhvillimin afatgjatë të turizmit në Shqipëri. “Ky shqetësim ka kaluar kufijtë dhe tashmë është bërë temë…
Droni ukrainas me rreze të gjatë veprimi, i tipit vetëvrasës, ka vazhduar të sulmojë në mënyrë të përsëritur një depo të madhe karburanti në qytetin bregdetar të Socchit, në Rusi, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Sulmi është pjesë e një vale të re të operacioneve ajrore të ushtrisë ukrainase, e cila duket se ka rifilluar në mënyrë të koordinuar dhe të qëllimshme sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Federatës Ruse. Në 48 orët e fundit, janë shënuar disa goditje të drejtpërdrejta mbi rafineritë e naftës dhe depot e karburantit në zona të ndryshme të territorit rus, duke…
Një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara, e themeluar më 2008, për t’i vlerësuar përpjekjet amerikane për të mbështetur Afganistanin, e ka dorëzuar raportin e 68-të, njëherësh i fundit, në Kongres – në të cilin përmenden shpërdorime dhe “korrupsion i përhapur” gjatë ndërhyrjes 20-vjeçare të Perëndimit, si dhe shqetësime rreth shkurtimeve të ndihmës nga administrata Trump. Raporti është përpiluar nga Inspektori i Përgjithshëm Special për rindërtim të Afganistanit, agjenci qeveritare, dhe është publikuar më 30 korrik, dy javë para përvjetorit të katërt të ngjitjes së talibanëve në pushtet në Afganistan. Në kapitullin e titulluar “Gjetjet kryesore në fund të misionit”…
Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të ditur këtë në një postim në Telegram, shkruan Ansa. “Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky. “Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.
Droni ukrainas ka filmuar momentin kur një ushtar rus, i veshur me një mantel të posaçëm kundër nxehtësisë (anti-termal), përpiqet të afrohet në mënyrë të fshehtë pranë pozicioneve të forcave ukrainase gjatë ditës. Edhe pse ai kishte veshur pajisje që teorikisht duhet ta mbronin nga zbulimi termik, droni e identifikoi falë lëvizjeve të tij dhe kontrastit me terrenin përreth. Kjo tregon se teknologjia e dronëve të Ukrainës është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë dhe neutralizojë kërcënime edhe në kushte të vështira vëzhgimi. Përpjekja e ushtarit për të kaluar pa u vënë re dështoi, duke…

