“24 vjet më parë, shqiptarë e maqedonas ia shtrinë dorën njëri tjetrit për të ndërtuar një Maqedoni të re, të barabartë dhe të integruar në NATO e në BE, nëpërmjet të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, porositi lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin me rastin e 24 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit”, shprehet Ahmeti. Sipas tij, bashkë ndryshuam kushtetutën dhe miratuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe rregullimin e zbatimit të gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimin sipëror, përfaqësimin e drejtë dhe shumë ligje të…
Author: Hamdi Kumanova
“Sot, 24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nuk e kujtojmë vetëm një dokument që i dha fund një konflikti. Kujtojmë një vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti ynë modern për të gjithë”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij sot gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë me rastin e shënimit të 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tha se ky pakt pavarësisht të gjithave, solli paqe dhe ruajti karakterin unitar të shtetit. Mickoski tha se 24 vjet pas, duhet të vazhdojmë rrugën e paqes, pasi siç theksoi ai, bashkë jemi më të fortë. “Marrëveshja Kornizë e Ohrit 24 vjet më pas solli paqe. Solli stabilitet dhe siguroi ruajtjen e Maqedonisë unitare. Marrëveshja Kornizë nuk është vetëm letër, është simbol i pjekurisë, guximit dhe mençurisë. Është përkujtim se sado që të jemi të ndryshëm në gjuhë, fe dhe kulturë…
Qeveria sot do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të 24 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në seancë, siç ka njoftuar shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski. “Me këtë rast, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, do të mbahet një seancë në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të mbaj fjalim Hristijan Mickoski, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e Qeverisë në Facebook dhe YouTube.
Një 55-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e një helikopteri policor gjatë mbushjes me ujë për shuarjen e zjarrit në Bllacë. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik, kur i personi në fjalë dyshohet se ka hyrë në shtratin e lumit Vardar dhe ka hedhur gurë drejt helikopterit Bell 412, duke detyruar pilotët të ndryshojnë vendin e mbushjes. Pas hetimeve, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për rrezikim të sigurisë së trafikut ajror. “Më 12.08.2025, në ora 18:55, zyrtarë policorë nga SP Karposh e privuan nga liria I.A. (55) nga Shkupi, për…
Tre zjarre janë aktive në hapësira të hapura nga gjithsej 33 të regjistruara në 24 orët e fundit në territorin e vendit, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm. Dy janë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga tre zjarret aktive, siç u tha, dy janë në territorin e komunës së Makedonski Brod, dhe një në zonën e Sarajit. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier, ndërsa në territorin e fshatit Krapa është djegur bimësi e ulët dhe mal me kërcell të ulët. Zjarri në territorin e komunës…
Ditëve të fundit në ambulancat e Velesit është vërejtur një rritje e ndjeshme e pacientëve me simptoma të virusit të stomakut. Edhe pse ky infeksion është i pranishëm gjatë gjithë vitit, zakonisht prek më shumë të rinjtë në pranverë dhe verë, kësaj radhe është shënuar rritje e rasteve edhe tek të rriturit. Virusi i stomakut shfaqet me simptoma si temperaturë e lartë, ethe, të përziera, të vjella, diarre dhe lodhje të përgjithshme. Edhe pse në shumicën e rasteve zgjat vetëm disa ditë, simptomat mund të jenë shumë të pakëndshme dhe të ndikojnë në aktivitetet e përditshme. Mjekët apelojnë…
Komunikatë nga VLEN me rastin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit: “Sot shënojmë 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjen që i dha fund konfliktit dhe i hapi rrugën barazisë së qytetarëve në këtë vend. Kjo marrëveshje është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që luftuan për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar, bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët me guxim e vendosmëri ngritën zërin dhe pushkën për të mbrojtur të drejtat tona. Pas më shumë se dy dekadash, ne si VLEN arritëm të realizojmë hallkën kyçe të kësaj marrëveshjeje, Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe…
Valë baticash në Stamboll. Pasi humbi në momentet e fundit në Holandë një javë më parë (2-1), Fenerbahçe mposhti Feyenoordin në ndeshjen e kthimit këtë të martë në mbrëmje (5-2). Megjithatë, goli i parë i Tsuyoshi Watanabe pak para pjesës së parë (41’) e nisi mbrëmjen keq për lojtarët e José Mourinhos. Por me një radhë të shkurtër, nëpërmjet Archie Brown (44’) dhe kolumbianit Jhon Duran (45’), Feneri ndezi zjarrin në stadiumin Sükrü Saracoglu. Pas pushimit, ish-mesfushori i Manchester United, Fred, shënoi golin e dytë (55’), duke i dhënë Fenerit epërsinë në të dyja ndeshjet. Në një fund të çmendur…
Koha po mbaron për Newcastle United, të cilët e gjejnë veten duke intensifikuar ndjekjen e tyre për një lojtar sulmues në ditët e fundit të afatit kalimtar. Strategjia e trajnerit Eddie Howe ka hasur disa pengesa: pasi panë objektiva kyç si Joao Pedro të largoheshin te Chelsea dhe humbën garën për Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, të dy prej të cilëve përfunduan te Manchester United, ‘Magpies’ e gjejnë veten në një udhëkryq. Ajo që i ndërlikon më tej planet e tyre është e ardhmja e pasigurt e Alexander Isak, i cili po merr interes të fortë nga Liverpool, duke e…
Situata e zjarrit në Gramsh të Shqipërisë vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit, njofton tch, transmeton Sinjali. Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër. Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.
Pas marrjes në pyetje policia ka liruar tre nga gjithsej 4 të arrestuarit, të dyshuar për vrasjen në Tetovë, ku i vdekur mbeti një 46 vjeçar dhe katër të tjerë u plagosën. Si i dyshuar për kryerjen e veprës ka mbetur vetëm 15 vjeçari, i cili aktualisht po merret në pyetje në Gjykatë nën prezencën e Avokatit të Qendrës për Punë Sociale dhe punëtorëve social. Një ditë më parë policia ka kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku janë gjetur sende me interes për hetimin. Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra si dhe dy të mitur…

