Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik që ka bllokuar formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon negativisht në funksionimin e brendshëm të shtetit dhe në raportet me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për KOHËN, ambasadori Nissinen tha se zvarritja e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë rrezikon të minojë përparimin në fusha kyçe, përfshirë reformat, besimin e publikut dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Stabiliteti dhe parashikueshmëria politike janë thelbësore për zhvillimin e çdo vendi. Rikthimi i funksionalitetit të institucioneve ndihmon në ruajtjen e besimit të…

Lexo më Shumë

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Kolumbi, duke e thelluar edhe më tej krizën më të rëndë të sigurisë në dekada që po përjeton vendi. Sulmi i parë ndodhi në qytetin perëndimor të Calit, ku një makinë bombë shpërtheu në një rrugë të populluar, duke vrarë 6 persona dhe duke lënë të plagosur mbi 60 të tjerë. Objektiv i mundshëm ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit Marco Fidel Suarez, pranë së cilës ndodhi shpërthimi. Dëshmitarët raportuan një “zhurmë të tmerrshme” dhe dëme të mëdha në shtëpitë përreth. Më herët…

Lexo më Shumë

Diplomatja e lartë i Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër ushtrimit të presionit mbi Ukrainën për të lëshuar territore ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Kallas tha se pranimi i kontrollit rus mbi territore ukrainase do të ishte një “kurth në të cilin Putini dëshiron që ne të futemi”. Rajoni i Donbasit, në Ukrainën lindore, ka qenë objekt agresioni të vazhdueshëm nga Rusia dhe ka detyruar rreth 1.5 milion ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhjetë viteve të fundit. Pavarësisht insistimeve të përsëritura të Kremlinit dhe nënvizimit të Trump për…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm rus Lavrov e quajti një mision të mundshëm paqeruajtës të trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshëm”. Rusia njoftoi edhe se synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshme”. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të ofrojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për “ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës”. Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident në Pejë, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas informacioneve të para ngasësi i veturës sot rreth orës 05:20 në rrugën “Konferenca e Bujanit” ka goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor në dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Rugova njoftoi se Njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, aksidenti me fatalitet është konfirmuar edhe nga…

Lexo më Shumë

Pas tri jave u kthyen në sallën plenare. Por, edhe në fillimin e ri, deputetët dhanë rezultatet e vjetra. Pa rezultat përfundoi edhe seanca e parë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses. Publikimin e këtij të fundit, e kanë vlerësuar në ambasadën e Gjermanisë në Kosovës. Nga kjo ambasadë për Tëvë1, u bëjnë thirrje deputetëve të veprojnë drejt një kompromisi. “Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që kosovarët më në fund të kenë…

Lexo më Shumë

Abdul Selam Selami ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bartës të listës së këshilltarëve në Qytetin e Shkupit, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Sipas Selamit, vendimi është marrë në bashkëpunim me liderin Ali Ahmeti dhe Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI), me synim që të kontribuojë në ndërtimin e një Shkupi më të drejtë, modern dhe gjithëpërfshirës. “Qytetarët do të kenë një përfaqësim të ndershëm dhe problemet e tyre të përditshme do të trajtohen me përkushtim. Vizionin për një qytet më të mirë do ta ndërtojmë bashkarisht”, tha Selami pas shpalljes së kandidaturës. Ai theksoi se prioritet i tij do…

Lexo më Shumë

Në bodrumin e errët të një ndërtese të Shkupit, ku strehohej Nafi Çegrani, milicia gjeti të mbështjellë në një qese plastike një “armatime” dhe një ditar të trashë, të shkruar me dorë. Në ato faqe, të kapura nga duar të trazura kohe, mund të ishte fshehur një pjesë e së vërtetës së tij. Ndoshta aty, midis rreshtave të mbushur me dhimbje e mendime, i akuzuari kishte rrëfyer atë që nuk mund të thuhej dot me zë – të vërtetën për vetveten. Ditar i grabitur – e vërteta e fshehur Në verën e rëndë të vitit 1981, kur mbi shqiptarët…

Lexo më Shumë

Pas akuzave të Aleancës për Shqiptarët të Arben Taravarit i menjëhershëm ka qenë kundër – reagimi i VLEN-it. Ata ndër të tjera thonë se “hipokrizia politike e Grupit të Taravarit nuk ka fund. Ata që e kanë kthyer nepotizmin në sport familjar, sot guxojnë të akuzojnë VLEN-in. Por faktet janë kokëforta dhe dokumentet flasin vetë”. Në vijim reagimi i plotë i VLEN-it: Ish drejtori aktual i Klinikës së Neurologjisë, Fatmir Mexhiti, në të njëjtën kohë që ishte në krye të këtij institucioni publik, merrte edhe honorar nga Ministria e Shëndetësisë, institucion që e kishte emëruar me një pagesë mujore prej…

Lexo më Shumë

Edhe pse prindërit dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekën e Koçanit janë nën presion të kombinuar përmes kërcënimeve dhe premtimeve, megjithatë nuk është e vërtetë se nuk e dëgjojmë fjalën “drejtësi” në një vend që është katër herë më i vogël se vendi i presidentit serb Vuçiç. Aktakuza për zjarrin në Koçan është në fazën e vlerësimit, ndërsa edhe opinioni publik në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht kërkon drejtësi, ndër të tjera edhe përmes “Marshimeve të engjëjve” që mbahen rregullisht në Koçan, shkruan “Vërtetmatësi”. Në vijim e sjellim të plotë publikimin: Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

Lexo më Shumë

LSDM akuzon pushtetin për politika të dështuara ekonomike. Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska thotë se Maqedonia e Veriut është në listën e vendeve më të varfra në Evropë, ndërsa pushteti refuzon rritjen e pagave edhe përskaj uljes së vazhdueshme të standardit të jetesës. Kuzeska thotë se një familje me dy të punësuar me paga minimale nuk kanë mjaftueshëm të holla për t’i mbuluar shpenzimet mujore. Ajo nënvizon se, që të mbulohet shporta sindikale, nevojiten 2,7 paga minimale. Reagimi i LSDM-së vjen një ditë pasi Lidhja e Sindikatave zbardhi se shpenzimet për ushqimet janë rritur për 12% pas përfundimit të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri. Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës. “Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e…

Lexo më Shumë