Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja. “Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski. Ai theksoi se Qeveria është e…

Lexo më Shumë

Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Volos të Greqisë. Sipas mediave vendase raportohet se një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, e cila rezulton të jetë dhe ajo shqiptare. Sipas informacioneve burri është arratisur. Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka vrarë me një objekt të mprehtë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka…

Lexo më Shumë

Pas dhjetë viteve ku për herë të parë gjuha shqipe u bë pjesë e pandashme e Galerisë Nacionalë, sot jemi dëshmitarë të një turpi institucional. Ekspozita e fundit, e hapur nga drejtori i ri Ali Sinani, u prezantua pa asnjë përshkrim në shqip. Gjuha zyrtare u harrua. Publiku shqiptar u përjashtua. Dhe kjo ndodhi megjithëse në institucion paguhet përkthyes që ka detyrë ligjore ta sigurojë përfaqësimin e saj. Kështu ka akuzuar Sekretariati Kulturës i Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa shton se kjo nuk është harresë. Kjo është vendim. “Kjo është provë se drejtimi i ri i drejtuesve të Vlenit…

Lexo më Shumë

Dy vajza të reja, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani, të dyja 16-vjeçare dhe nxënëse të vitit të dytë në gjimnazin “Drita”, humbën jetën në një aksident tragjik me motor në fshatin Kolibar të Kërçovës, informon INA. Deri më tani nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti fatal, që mori jetën e dy vajzave të reja kërçovare. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjet Abazi dhe Ramadani, por edhe gjithë Kërçovën. Ne një postim të SHMK “Drita” – Kërçovë ky dy të rejat ishin nxënëse është dhënë lajmi mortor për humbjen tragjike të Eriona Ramadanit dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në RMV, deri në orën 07:00 janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit. Nga këto, tetë janë aktive, njoftojnë sot Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarret aktive janë në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep, Dollnen, Rosoman, Kërçovë, Studeniçan, Veles, Sopisht. Zjarret e shuar ishin në territorin e komunave Mavrovë – Rostush, Bogovinë, Strugë, Kërçovë, Likovë, Staro Nagoriçan, Dollnen, Kratovë, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Vasilevë, Gjevgjeli, Strugë, dy në zonën e Gjorçe Petrov dhe tre në zonën e Kumanovës.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale të vazhdueshme – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve në përputhje me nenin 193-a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I dyshuari, tani 27 vjeç, për një periudhë të caktuar kohore ka siguruar dhe poseduar fotografi dhe video të pornografisë së fëmijëve që i ka ruajtur në telefonin e tij celular dhe tablet. Ai i ka siguruar materialet në formën e fotografive dhe…

Lexo më Shumë

Manchester United është në kërkim të një mesfushori para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe një nga emrat që ka fituar më shumë vëmendje në orët e fundit është Angelo Stiller i Stuttgartit. Sipas gazetarit Ben Jacobs, 24-vjeçari gjerman është shfaqur si një alternativë e vërtetë pas vështirësive në mbylljen e nënshkrimit të Carlos Balebas, një objektiv prioritar këtë verë. Klubi anglez e konsideron nënshkrimin e Balebas të komplikuar për shkak të negociatave të vështira të Brighton dhe kostos së lartë të marrëveshjes, e cila vlerësohet në shifra marramendëse pas shitjes së lojtarëve të tjerë si Moises…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 12:00 në Milloshevë të Obiliqit. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një rrahje që ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës mes disa personash, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarr afër shtëpisë së viktimës. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 22:25. “Është raportuar se pas një rasti rrahje mes disa personash meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarr afër shtëpisë së viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e vitit 2024, VLEN u paraqit para qytetarëve me një listë premtimesh madhore për infrastrukturën kombëtare, por sot – në përfundim të pjesës së parë të mandatit qeverisës – shqiptarët ballafaqohen me zero realizim. Çfarë premtoi VLEN për infrastrukturën rrugore? Ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren brenda dy viteve. Rregullimin e rrugës dhe hapjen e kalimit kufitar Llojan (Likovë) – Miratoc (Preshevë). Ndërtimin e rrugës Dibër–Peshkopi. Krijimin e një Porti të Thatë në Strugë. Rrjet hekurudhor modern Shkup–Prishtinë dhe Shkup–Strugë–Durrës. Rrugë të digjitalizuara, me rrjet fibra optike. Modernizim të pikëkalimeve kufitare dhe dokumentacion specifik për zonat kufitare, sipas modelit…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik që ka bllokuar formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se kjo situatë po ndikon negativisht në funksionimin e brendshëm të shtetit dhe në raportet me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për KOHËN, ambasadori Nissinen tha se zvarritja e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë rrezikon të minojë përparimin në fusha kyçe, përfshirë reformat, besimin e publikut dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Stabiliteti dhe parashikueshmëria politike janë thelbësore për zhvillimin e çdo vendi. Rikthimi i funksionalitetit të institucioneve ndihmon në ruajtjen e besimit të…

Lexo më Shumë