Hamdi Nuhiju Sa më shumë që po ofrohet data e zgjedhjeve lokale, aq më shumë po paraqitet dilema e votuesve në lidhje me fituesin e zgjedhjeve lokale. Votuesi është para një udhëkryqi, por kësaj here e ka një komoditet, pasi që nuk është i shantazhuar dhe kërcënuar nga askush sikur në të kaluarën. Votuesi zgjedh me kokën e tij për opsionin që atij i pëlqen dhe i përshtatet për ta përfaqësuar në katër vitet e ardhshme. Tashmë është komod me idenë se mund që ti sheshoj idetë dhe ti vendos në peshoren logjike të gjërave duke shfrytëzuar shqisat e tij…
Author: Hamdi Kumanova
Sonte, në një atmosferë madhështore me praninë e qindra qytetarëve, koalicioni VLEN hapi shtabin zgjedhor në Sllupçan, duke dhënë sinjalin e qartë se Likova është gati për ndryshim. Likova dhe Sllupçani, bastioni i luftës dhe kala e pamposhtur e shqiptarëve, meritojnë shumë më tepër se kaq vite të humbura nën keqqeverisje. Qytetarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë në kushte që i detyrojnë të shpërngulen në Evropë. Likova meriton kthim të investimeve, zhvillim të qëndrueshëm dhe standard jetese si çdo komunë tjetër në vend. Liderët e VLEN-it theksuan se Likova dhe Sllupçani kanë qenë bastion i luftës dhe kala e…
Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë natës, në Komunën e Zveçanit. Zëvëndësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut Veton Elshani tha për Indeksonline, se policia është njoftuar për incidentin dhe se ka nisur hetimet për të sqaruar rretahat se si ka ndodhur rasti. Mësohet se vetura e cila është përfshirë nga zjarri, është e kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit.
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar platformën #TetovaEHapur si pjesë e programit #PërTetovënERe, e cila synon të promovojë transparencë, shërbim efikas dhe komunikim më të mirë me qytetarët. “Angazhimi ynë do të jetë për një komunë që nuk fshihet, por punon hapur për qytetarin”, theksoi Rexhepi. Ai paralajmëroi krijimin e një Tabele Publike të Projekteve, një platformë elektronike ku çdo qytetar i Tetovës do të ketë qasje të plotë dhe të përditësuar mbi projektet komunale: • cilat projekte kanë filluar, • cilat janë përfunduar, • dhe cilat kanë vonesa dhe arsyet për to.…
Çështja e Alta Bankës, bankës serbe – është kapje strategjike e mekanizmave të vendit dhe dëshmi e margjinalizimit të VLEN-it në Qeveri. Kështu është përgjigjur kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Bujar Osmani ndërsa është pyetur se banka serbe në Maqedoni tashmë është punë e kryer. “Sa i takon çështjes së Alta Bankës, ne e kemi paralajmëruar me kohë. Por nuk kemi qenë vetëm ne – 461 deputetë të Parlamentit Europian kanë vlerësuar se Maqedonia është bërë pjesë e botës serbe. Kjo do të thotë se bota serbe ka hyrë në sistemet strategjike të vendit, për të kapur…
Kompania hungareze e telefonisë celulare “4iG” është e vetmja kompani e cila ka paraqitur ofertë në tenderin e Agjencisë për komunikime elektronike për dhënien e lejeve për operator të ri të rrjetit. Komisioni për zbatimin e tenderit me ankand publik sot në hapjen e ofertave në AKE konstatoi se kjo kompani që këtu është regjistruar si “One Macedonia Telecommunications” si ofertuese i ka dorëzuar të gjitha dokumentet, përcjell INA. Kryetari i këtij komisioni, Igor Bojaxhiev theksoi se do të vijoj procedura konform ligjit. “Procedura do të vazhdojë konform ligjit. Do të vijojë vlerësim i dokumentacionit, pas së…
Zhvendosje e kufijve në transplantimin ortopedik– është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë. Në Klinikën Universitare të Ortopedisë u realizua me sukses transplanti më i ndërlikuar deri më tani, duke shënuar një arritje të re në kirurgjinë ortopedike bashkëkohore në vendin tonë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Pacienti, një burrë 64-vjeçar me përsëritje të liposarkomës miksioide në kofshën e majtë, iu nënshtrua një rezekcioni të pjesës së mesme të femurit, rekonstruksionit me graft nga kadaver dhe fiksimit me kunj. Operacioni u zhvillua në dy akte – në të dytin u krye rikonstruksion plastik…
Nafie Selmani ka reaguar ndaj politikave të fundit të VLEN-it, duke i quajtur propagandë të mjerë dhe tallje me qytetarët. “VLEN-i, që në prillin e vitit 2024 premtonte 10 mijë euro për secilin qytetar, punësim nga një anëtar për çdo familje dhe ndryshime rrënjësore, sot ka përfunduar në propagandë të mjerë. Një ‘masë të jashtëzakonshme’ 15% lirim për lapsa e fletore!”, shkruan Selmani. Sipas saj, kjo është dëshmi se pushtetarët janë të vetëdijshëm për dhimbjen më të madhe të qytetarëve – varfërinë – dhe po e shfrytëzojnë në mënyrën më të ulët. “Nga premtime të mëdha që…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja. “Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski. Ai theksoi se Qeveria është e…
Një krim brenda një familjeje shqiptare ka ndodhur në Volos të Greqisë. Sipas mediave vendase raportohet se një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, e cila rezulton të jetë dhe ajo shqiptare. Sipas informacioneve burri është arratisur. Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen. Më pas, shqiptari dyshohet se e ka vrarë me një objekt të mprehtë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka…
Pas dhjetë viteve ku për herë të parë gjuha shqipe u bë pjesë e pandashme e Galerisë Nacionalë, sot jemi dëshmitarë të një turpi institucional. Ekspozita e fundit, e hapur nga drejtori i ri Ali Sinani, u prezantua pa asnjë përshkrim në shqip. Gjuha zyrtare u harrua. Publiku shqiptar u përjashtua. Dhe kjo ndodhi megjithëse në institucion paguhet përkthyes që ka detyrë ligjore ta sigurojë përfaqësimin e saj. Kështu ka akuzuar Sekretariati Kulturës i Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa shton se kjo nuk është harresë. Kjo është vendim. “Kjo është provë se drejtimi i ri i drejtuesve të Vlenit…
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Hekuran Muratin për kryeparlamentar. Është hera e parë që emri i tij del në votim.

