Shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në Pikën e kalimit kufitar të Morinës ka fluks por jo radhë pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll, por radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te Trau i Kalimashit duke krijuar radhë kilometrike siç edhe shihet nga pamjet të marra mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00. Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat. Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga…
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, informon LAMM. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, në pikën kufitare Tabanocë koha e pritjes për dalje është rreth 10-15 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. LAMM rekomandon një shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles,…
Në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhës Standarde Maqedonase do të punësohen 12 inspektorë, thotë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. Pas një viti të plotë nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, në prill Qeveria e emëroi Mençe Andreevën si drejtoreshë të Inspektoratit. Ky ligj, ndër të tjera, parasheh lekturimin e detyrueshëm të të gjitha materialeve, me publikimin e emrit të lektorit, si dhe punësimin e detyrueshëm të lektorëve në organet e pushtetit ligjvënës, gjyqësor dhe ekzekutiv, në të gjitha institucionet dhe organet publike, në media dhe në konsullata, duke përfshirë edhe personat juridikë dhe organizatat ndërkombëtare.…
Në Lipjan janë arrestuar dje dhjetë persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike. Policia njoftoj se gjatë rrahjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë automatike. Njësitet policore kanë konfiskuar armën automatike bashkë me dy karikatorë dhe 46 fishekë. Si pasojë e përleshjes, janë lënduar dy persona. “Lipjan 22.08.2025 – 14:44. Janëarrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej,…
Nën sloganin “4 vite zhgënjime – 4 vite pushtet lokal i VMRO-DPMNE-së”, LSDM ka paralajmëruar një seri konferencash për shtyp të dedikuara, siç thonë, qeverisjes katastrofale gjatë katër viteve të fundit të pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së. “Së bashku do ta shpalosim realitetin që qytetarët e njohin mirë: skandale me tenderë, tarifa të rritura për qytetarët, premtime të pambajtura, kaos në komunat, mafia urbane dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga partia shtojnë se VMRO-DPMNE e ka shndërruar vetëqeverisjen lokale në një shërbim për interesat e biznesit të partisë dhe të fuqive lokale, duke i lënë qytetarët në harresë. Konferencat…
Një e mitur në Gjilan, ka raportuar në polici se gjatë muajit korrik të këtij viti ishte takuar me në burrë, ku dyshohet se e kishte shfrytëzuar seksualisht. Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. “Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar…
Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një thirrje publike përmes një postimi në Facebook, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në nismën “Male të Pastra”, një aksion pastrimi që do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura… si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkroi Rama në rrjetin social. Kjo nismë synon…
Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në…
Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga prezantimi i investimit italian dhe pavarësisht premtimeve e deklaratave të shumta nga autoritetet, ende nuk është nënshkruar marrëveshje me investitorin italian për revitalizimin e qendrës turistike malore “Kodra e Diellit”. Heshtin nga Qeveria VMRO-VLEN, shkruan Portalb.mk. Investimi italian në Kodrën e Diellit u promovua me shumë pompozitet nga qeveria e kaluar, ndërkaq tani e mbi një vit edhe nga qeveria aktuale. Por, në terren nuk ka asnjë ndryshim. Nga Qeveria VMRO-DPMNE dhe VLEN, nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske se ku mbeti ky projekt, pse ende nuk ka marrëveshje apo nëse qeveria…
BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë. Ligji për regjistrimin, nga shkronja e parë deri te e fundit, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së. Bujar Osmani, Artan Grubi, Fatmir Besimi dhe kolegët e tyre e përgatitën dhe e propozuan ligjin, ndërsa Arbër Ademi dhe grupi i tij parlamentar e votuan pa asnjë vërejtje. Ata i futën grafat që nuk ekzistojnë askund në botë, ata lejuan që bashkëqytetarët tanë nga diaspora të trajtohen si të huaj në shtetin…

