Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Vende-vende, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me shi më të rrëmbyeshëm dhe në një kohë të shkurtër do të bien mbi 20 litra për metër katror, me erë të fortë mbi 60 kilometra në orë dhe breshër të izoluar. Në Shkup, nga fundi i ditës dhe gjatë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Gjykatën themelore penale Shkup sot vazhdoi procesi gjyqësor kundër Sulejman lamallarit, i akuzuar për dhunë të ashpër ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Edhe pse aktakuza e ngarkon për sulm fizik dhe verbal, Lamallari para gjykatës pohon se nuk është sulmues, por viktimë e incidentit që ndodhi më 11 korrik 2025 kur Arsovska ishte në terren me persona të autorizuar zyrtarë pas paraqitjes për ndërtim pa leje. Në kuadër të nxjerrjes së dëshmive nga ana e mbrojtjes, Lamallari u mor në pyetje nga avokatja e tij Ivanka Jakimovska. Ai në mënyrë kategorike i hodhi poshtë akuzat,…
Marrëveshje midis Napolit dhe Manchester United për Rasmus Hoylund. Rasmus Hoylund është duke kërkuar shtëpinë e tij të ardhshme futbollistike dhe duke qenë se ai është veçanërisht popullor në Itali, Milani u përpoq ta siguronte atë. Megjithatë, sipas një raporti përkatës nga “Sky Italia”, sulmuesi 22-vjeçar danez do të bëhet zëvendësuesi i Romelu Lukakut të dëmtuar në linjën sulmuese të Napolit. Siç raportohet në faqen italiane të internetit, menaxherët e “Partenopei” dhe Manchester United kanë arritur një marrëveshje verbale për huazimin e asit të ri, me një opsion blerjeje të detyrueshëm, për 45 milionë euro. (BalkanWeb)
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar emrin e bartësit të listës për Këshillin Komunal, Dr. Muhamed Murtezi, informon ekipi i Izet Mexhitit në komunikatën që MIA e transmeton në formë integrale. Në një video postim në rrjetet sociale Mexhiti ka shkruar: “Sot dua të prezentoj bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN për Komunën e Çairit, doktorin, intelektualin, aktivistin e shoqërisë civile dhe njeriun me vlera të larta, Muhamed Murtezin. Bashkë drejt fitores së madhe. Vetëm për ty Çair”, ka shkruar Mexhiti. Po kush është Muhamed Murtezi? Po kush është Muhamed Murtezi?…
Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në fund të rajonit dhe Evropës për nga paga minimale dhe mesatare, ndërsa partitë politike vazhdojnë me akuzat se kush ka kontribuar më shumë në varfërimin e qytetarëve, shkruan PressOnline.al. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke mos komentuar të dhënat se paga reale është ulur gjatë vitit të fundit, u fokusua te qeverisja shtatëvjeçare e LSDM-së dhe BDI-së. Ai deklaroi se rritja reale e pagës neto gjatë mandatit të LSDM-së ishte vetëm 3.5%, ndërsa një vit qeverisje e VMRO-DPMNE-së ka sjellë rritje prej 6.5%. “Matematikisht, por edhe ndryshe, 6.5% është gati dyfish më shumë se 3.5%.…
Partia opozitare maqedonase LSDM, akuzon qeverinë për rritjen e çmimeve. Nga LSDM thonë se në një vit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, qytetarët po jetojnë gjithnjë e më vështirë dhe më varfër. “Shporta minimale sindikale është rritur me gati 5,000 denarë në një periudhë prej një viti. Dhe paga minimale është rritur vetëm me 1,800 denarë. Perimet janë 63.3% më të shtrenjta, dhe frutat me 33% në një vit. Inflacioni është 4.8% dhe ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve”. “Niveli i çmimeve në Maqedoni është 60% e mesatares evropiane dhe pagat janë vetëm 35% e mesatares evropiane. Pra,…
“Çairi nuk guxon të mbetet komuna më e ndotur në Shkup. Asnjë fëmijë nuk duhet të luajë në parqe të mbushura me mbeturina, asnjë nënë nuk duhet ta çojë fëmijën e saj nëpër rrugë të mbushura me plehra. Mjaft më me improvizime dhe punësime partiake,” deklaroi Osmani në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se aktualisht në komunë janë të angazhuar rreth 75 persona me kontratë për higjienë, por kontributi i tyre është simbolik, sepse shumica prej tyre përdoren për qëllime partiake, e jo për punë të vërtetë në terren. Për një ndryshim tërësor dhe afatgjatë, Osmani prezantoi…
MPB informon se dje në orën 14:45 në Kumanovë, oficerë policie të Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria 28-vjeçarin N.A. nga Kumanova. Ai dyshohet se më 24.08.2025 ka hyrë me forcë në kishën “Shën Troica” në fshatin Ljubodrag, rajoni i Kumanovës dhe ka marrë para, ndërsa më 28.08.2025, nga kisha “Shën Petka” në vendbanimin Bedinje në Kumanovë, me forcë, është përpjekur të marrë para nga arka. “N.A. është ndaluar në stacionin policor dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet. Prona e konfiskuar është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të…
Zyrtarët e Doganës së Maqedonisë së Veriut kanë zbuluar disa raste të kontrabandës, ku janë kapur mallra të ndryshme – nga kabllo me unaza diamantësh për prerjen e mermerit, ilaçe dhe objekte fotografike profesionale, deri te cigaret, vaj ulliri dhe pajisje të tjera. Kabllo me unaza diamantësh Janë kapur 18 bobina nga 10 metra kabllo secila, të destinuara për prerjen e mermerit. Ato u gjetën në një veturë Audi A8 me targa kosovare, në pikën kufitare Bogorodicë. Malli ishte fshehur në bagazh dhe vlera e tij arrin në 664 mijë denarë. Pronarëve u është ngritur procedurë penale për kontrabandë. Ilaçe…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka njoftuar se nga shtatori i vitit 2026 do të kthehet Shkolla e mesme e policisë . Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski njoftoi punësim të garantuar për të gjithë ata që do të diplomohen nga shkolla e mesme e policisë. “Të gjithë ata që regjistrohen në akademinë e policisë në të ardhmen brenda shkollës së mesme të policisë dhe e përfundojnë me sukses atë do të jenë pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që do të thotë se…
Gjatë mbrëmjes së kaluar (28/29.08.2025) në periudhën nga ora 17.00 deri në orën 01.00, Sektori për Siguri në Komunikacionin Rrugor i SPB Shkupit kreu një kontroll të intensifikuar aksional në kuadër të Aksionit Operativ “Kontrakt i Sigurt”. Gjatë kontrollit, theksi u vu te pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë motoçikleta. Gjatë kontrollit u morën masa ndaj 128 përdoruesve të rrugës, nga të cilët 94 ishin drejtues motoçikletash, 16 sanksione për drejtim motoçiklete pa leje drejtimi, 46 masa për drejtim motoçiklete pa helmetë mbrojtëse, 17 sanksione për drejtim mjeti pa test të kaluar për njohuri të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit…
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në Skenderaj, ndërsa Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Është raportuar për një viktimë mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. Hetimet…

