Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë. Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur. “Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe…

Lexo më Shumë

Marco Asensio, i është bashkuar skuadrës turke Fenerbahce në ditën e fundit të afatit të transferimeve, njoftuan të dy klubet të hënën.“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e përhershëm të mesfushorit spanjoll Marco Asensio”, shkroi Fenerbahce në rrjetet sociale, pa zbuluar tarifën e paguar për spanjollin. 29-vjeçari iu bashkua PSG-së nga Real Madridi në vitin 2023, pas një periudhe plot trofe në Bernabeu ku fitoi tre Liga të Kampionëve dhe po aq tituj të La Ligës.Asensio e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te skuadra e Premier League, Aston Villa,…

Lexo më Shumë

Në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë bashkie dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, disa orë para afatit, nënshkrimet për kryetarë bashkie po mblidheshin në 19 komuna, për gjithsej 32 kandidatë. Nga ana tjetër, partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat e tyre jo më vonë se data 13 e këtij muaji, në mesnatë. Inspektimi i Listës së Zgjedhësve përfundon dy ditë më herët. Fushata fillon më 29 shtator, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale është më 19 tetor.

Lexo më Shumë

Partia e Qendrës së Serbisë (Srce) ka reaguar sot ndaj ndërhyrjes së forcave të rendit mbrëmjen e kaluar në Novi Sad, duke e cilësuar atë si një akt të qëllimshëm të regjimit për të provokuar konflikt me qytetarët që po bënin homazhe paqësore viktimave të shembjes së tendës gjatë protestës. Sipas kësaj partie, prania e xhandarmërisë së pajisur plotësisht dhe e njësive speciale në rrugët përreth kampusit të Universitetit të Novi Sadit konfirmon përgatitjet për represion. Në deklaratë theksohet se ndërhyrja brutale e policisë dhe xhandarmërisë përfaqëson një vazhdim të “poshtërimit” të qytetit, duke e cilësuar Ministrin e Brendshëm…

Lexo më Shumë

Migrimi masiv i familjeve nga zonat rurale drejt qytetit dhe jashtë vendit po shkakton pasoja të rënda për shkollat periferike në rajonin e Tetovës. Në fshatin Bozofcë, për herë të parë këtë vit shkollor, nuk ka asnjë nxënës të regjistruar në klasën e parë, duke e lënë shkollën e fshatit tërësisht të mbyllur, përcjell INA. Situata nuk është më e mirë as në fshatin Veshallë, ku shkolla “Besa” gjithashtu nuk ka asnjë nxënës të regjistruar në klasën e parë, ndonëse vitin e kaluar aty mësimin e nisën 12 fëmijë. Në shkollat e Tetovës, këtë vit janë regjistruar gjithsej…

Lexo më Shumë

Në prill, inteligjenca e Koresë së Jugut “vlerësoi numrin e të vdekurve në të paktën 600”, por bazuar në vlerësime të përditësuara, “tani vlerëson shifrën në rreth 2 mijë”. Rreth 2 mijë ushtarë të Koresë së Veriut u vranë në konfliktin ruso-ukrainas, tha të martën një deputet i Koresë së Jugut, duke cituar shifra nga shërbimet e inteligjencës së vendit të tij. Në prill, ata “vlerësuan numrin e vdekjeve të paktën 600”, por bazuar në vlerësime të përditësuara, ata “tani e vlerësojnë këtë shifër në rreth 2 mijë”, u tha deputeti Lee Seong-kweun gazetarëve pas një takimi me…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë seancën e re të 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë gjithsej 23 pika. Para deputetëve me procedurë të shkurtuar janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për banim, Propozim-ligji për mbështetjen shtetërore për blerjen e shtëpisë së parë për të rinj, Propozim-ligji për vauçer për kujdesin joformal të fëmijëve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit të ndërhyrjes së…

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Rumanisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatëmadhorisë, gjenerali Gjeorgita Vllad, sot qëndron për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, shefi rumun i Shtatëmadhorisë dhe delegacioni i tij do të priten me nderime të larta ushtarake, pas çka është paraparë edhe takim i dy shefave. Nga Ministria shtojnë se tema kryesore në takim do të jenë procesi i transformimit të Armatës, pjesëmarrja e Armatës në misionet ndërkombëtare, kapacitetet për stërvitje në poligonin e armatës “Krivollak”, mundësinë për bashkëpunim bilateral në sfera të…

Lexo më Shumë

Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dhe të Serbisë – Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq – vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Edhe pse këto takime janë të shpeshta, analistët vlerësojnë se ato shërbejnë më shumë si një mesazh për Perëndimin sesa si mbështetje konkrete nga Moska. “Mendoj se ajo që kërkojnë është mbështetje simbolike nga Putini për t’i frikësuar evropianët dhe për t’ua bërë me dije se është në interesin e tyre të mos ushtrojnë më shumë presion as ndaj Vuçiqit e as…

Lexo më Shumë

Një ish-menaxher i shqetësuar i Yahoo vrau nënën e tij dhe më pas veten, pas muajsh ndërveprimesh iluzive me “mikun më të mirë” të chatbot-it të tij me inteligjencë artificiale – gjë që nxiti bindjen e tij paranojake se nëna e tij po komplotonte kundër tij, thanë zyrtarët. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ia besoi dyshimet e tij më të errëta Inteligjencës Artificiale ChatGPT – të cilën e quajti “Bobby” – dhe dyshohet se u nxit të vriste nga përgjigjet e sëmura të trurit të kompjuterit. Në atë që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji, chatbot…

Lexo më Shumë

Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1 mijë njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit.Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe “rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC. Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake…

Lexo më Shumë

“Scamacca ka një problem në gju por ka dashur të qëndrojë këtu. Donnarumma duhet të rregullojë disa gjëra, është agjenti i tij, po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë për Manchesterin. Tonali ka disa probleme”. Trajneri i Kombëtares Gennaro Gattuso ka dashur të shpjegojë menjëherë situatën e grupit gjatë konferencës në Coverciano, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, në prag të ndeshjeve të së premtes në Bergamo kundër Estonisë dhe të hënës në Debrecen kundër Izraelit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Në një intervistë për Messaggero Veneto,…

Lexo më Shumë