Author: Hamdi Kumanova

Pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, një 70-vjeçar nga Kavadari është ndaluar nga policia, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme – Veles. “Sot, në orën 00:05, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor – Kavadar e kanë privuar nga liria F.M., pas denoncimit të mëparshëm nga gruaja e tij 68-vjeçare se, pranë shtëpisë familjare, ai e kishte sulmuar fizikisht”, njoftoi dje MPB.

Lexo më Shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën e fundit, 14 nëntori 2025 mbyllja e çështjes së mbrojtjes Shkojmë tani në Hagë, ku gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën e fundit. Trupi gjykues ka caktuar datën 14 nëntor 2025 si afatin për përfundimin e mbrojtjes. Edhe pse vendimi është marrë nga trupi gjykues më 2 shtator, gjykata ka sqaruar se data mund të ndryshojë. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është caktuar data 14 nëntor 2025 si afati i përfundimit të paraqitjes së provave të mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim…

Lexo më Shumë

Hans Stimann, arkitekti që udhëhoqi rindërtimin e Berlinit pas ribashkimit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Shoqata e arkitektëve dhe inxhinierëve të Berlinit dhe Brandenburgut konfirmoi vdekjen e Stimann. Nga viti 1991 deri në vitin 2006, Stimann ishte drejtor i ndërtimit për Senatin, qeverinë bashkiake të qytetit të ribashkuar pas rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989. “Asnjë urbanist tjetër nuk ka pasur ndikim kaq të madh në imazhin e një qyteti të madh gjerman gjatë 50 viteve të fundit”, shkruhej në një nekrologji në gazetën FAZ. Ai luajti një rol vendimtar në rindërtimin e qendrës…

Lexo më Shumë

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kampin Bondsteel, ku u prit nga Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E), Kolonel Jonathan Lloyd. Gjatë vizitës, Barduani mori një informim të detajuar mbi operacionet dhe aktivitetet e përditshme të RC-E, duke u njohur nga afër me përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave në terren. Në kuadër të vizitës, u zhvillua edhe një shfaqje armësh dhe pajisjesh ushtarake, e organizuar nga Garda Skoceze, e cila është e vendosur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore. Kjo…

Lexo më Shumë

Debate të shpeshta për çështje të parëndësishme. Diskutime gjithnjë e më të nxehta për kufijtë e pronës. Këto debate besohet të kenë qenë motivi kryesor që e shtyu fqinjin italian të shqiptarit Fatos Cenaj të planifikonte pritën në Fontaniva më 8 qershor që çoi në vdekjen e 58-vjeçarit pas tre ditësh agoni. “TG Padova” shkruan se vrasësi që planifikoi dhe ekzekutoi vrasjen e Cenajt “nuk erdhi, pra, nga lindja” dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë hakmarrje. Përkundrazi, duket se ishte “fqinji” i derës ngjitur, tani nën hetim për vrasje me dashje. I dyshuari është me origjinë italiane dhe punon…

Lexo më Shumë

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen si “vdekja e Greqisë”. Përmes një postimi në platformën X, miliarderi i njohur shpërndau lajmin për mbylljen e më shumë se 700 shkollave në vendin fqinj, si pasojë e rënies drastike të numrit të nxënësve. Musk ka folur edhe më parë për këtë çështje. Në prill 2024, ai deklaroi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti, shprehu habinë për faktin se numri i vdekjeve në vend është dyfish më i madh…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është shumë i zhgënjyer me homologun rus, Vladimir Putinin. Lideri amerikan kishte shpresuar që një takim ballë për ballë me presidentin rus në Alaskë muajin e kaluar do të ndihmonte në nisjen e një procesi paqeje në Ukrainë. Por që nga ajo kohë, nuk është arritur asnjë marrëveshje apo takim pasues, ndërkohë që Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore vdekjeprurëse ndaj Ukrainës – javën e kaluar duke vrarë dhjetëra persona në Kiev pas një nate me sulme me dronë. “Jam shumë i zhgënjyer prej tij – ai…

Lexo më Shumë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar. Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht. “Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, ka deklaruar Haradinaj në Klan Kosova.

Lexo më Shumë

Avdullah Hoti, deputeti nga radhët e LDK-së, në RTK Prime ka thënë se Kuvendi i Kosovës ende mbetet i pakonstituuar dhe se janë shkelur sërish parimet kushtetuese gjatë seancës së zgjedhjes së nënkryetarit nga radha e komuniteteve jo-shumicë. “Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti. “Shkelja kushtetuese është bërë kur janë…

Lexo më Shumë

Të enjtën, më 4 shtator, më shumë se 90 përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Lajmi është konfirmuar për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet. “Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transprencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi. Fushata zgjedhore për subjektet politike do të…

Lexo më Shumë

Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, mori pjesë në një program zyrtar të organizuar nga Parlamenti Zviceran, ku në qendër ishte vizita në Institutin Paul Scherrer (PSI) në Villigen dhe në Kantonin e Aargaut. Në një deklaratë për SAM24.info, Ambasadori Demiri u shpreh: “Sot pata nderin të marr pjesë në programin zyrtar të organizuar nga Parlamenti Zviceran, ku në qendër ishte vizita në Institutin Paul Scherrer (PSI) në Villigen dhe në Kantonin e Aargaut. I falënderoj organizatorët për mikpritjen dhe respektin e treguar.” Programi zyrtar i ditës Gjatë ditës, Ambasadori Demiri mori…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Ballkani është mësuar me liderë që shpesh shfaqen të ngurtë dhe të mbyllur brenda kufijve të tyre. Por Edi Rama, me stilin e tij të veçantë, ka zgjedhur një rrugë ndryshe: atë të komunikimit të drejtpërdrejtë, shpesh të guximshëm, duke i dhënë Shqipërisë një profil më modern në skenën rajonale. Kjo qasje e ka bërë të shihet ndryshe, jo vetëm nga opinioni vendas, por edhe nga kancelaritë ndërkombëtare, ku shpesh është perceptuar si një lider me vizion përtej kufijve kombëtarë. Integrimi evropian sfidë dhe ambicie Në qendër të politikës së tij ka qëndruar gjithmonë…

Lexo më Shumë