Ambasadori i sapoemëruar i Maqedonisë në Paris, Igor Nikolov, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Kështu filloi zyrtarisht mandati i tij diplomatik në Paris, me qëllim promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e partneritetit midis dy vendeve, njoftoi Ambasada Franceze në Shkup. Maqedonia nuk ka pasur ambasador në Francë për një kohë të gjatë për shkak të bllokadës që Antonio Miloshoski, si kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme, zbatoi për pozicionet ambasadoriale. I fundit që shkoi në Paris ishte ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, por vendimi për…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike Manastir lëshoi Urdhër për procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për vepër penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal. Siç njoftojnë nga Prokuroria, dje në autostradën A3 Manastir-Prilep, pranë rreth-rrotullimit për fshatin Topolçan, zyrtarët e policisë ndaluan dhe kontrolluan një makinë Volkswagen Golf me targa të Prilepit në të cilën i dyshuari po transportonte ilegalisht dy çanta. “Brenda çantave ishin gjithsej 35 pako najloni me drogë narkotike marijuhanë. Pesha totale e drogës së zbuluar në bagazhin e makinës është 32.575 kilogramë. Gjatë procedurës…
“Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni. Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna. Si prind, ndjej ankthin dhe pasigurinë e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës. Si qytetar, refuzoj ta pranoj këtë realitet të errët që tenton të normalizohet. Si politikan, kërkoj reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë. Ne nuk duhet të heshtim.…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në mëngjesin e sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar 23 zjarre në ambiente të hapura. Siç njoftojnë nga ky institucion, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht. “Zjarri në malin Kozhuf është vendosur nën kontroll. Ndërsa zjarret që janë shuar kanë qenë në komunat Ilinden, Gazi Babë, Strugë, Tetovë, Krivogashtan, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë, Makedonski Brod, si dhe në Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër”, thonë nga QMK.
Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv, OBRM-PDUKM caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor. Këta janë kandidatët që OBRM-PDUKM i caktoi mbrëmë: Sopishtë – Jane Micevski Kërçovë – Aleksandar Jovanovski Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski Krivogashtani – Sasho Graorkovski Shuto Orizari – Erdjan Demir Krushevë – Niko Choneski Valandovë – Gjoko Kamchev Vinicë – Mitko Kostadinovski Demir Hisar – Nikola Najdovski Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov Radovish – Ljupço Pochivalec Çashkë – Dejan Andonovski Prilep – Dejan Prodanovski Strumicë – Petar Jankov Negotinë – Marija…
A do të vazhdojë Mickoski ta mbrojë Mexhitin nga akuzat për 450 mijë euro provizion për “Skënderbeun”, të ngritura nga Antonio Miloshoski? A mendon ende kryeministri Hristijan Mickoski se Izet Mexhiti, partneri i tij i koalicionit nga VLEN, si kryetar i Çairit ka marrë provizion prej 450 mijë eurosh për sheshin “Skënderbeu”, ashtu siç akuzonte VMRO-DPMNE kur ishte në opozitë? Publikonin shifra, skandale e afera për shpërdorimet në pushtetin lokal, ndërsa sot janë partnerë besnikë të qeverisë. Nëse Mickoski ka harruar, opinioni e mban mend mirë kur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, publikisht shpaloste akuza kundër Mexhitit për korrupsion,…
Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë ngriti padi penale kundër R.E. (51) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, Z.A. (59) nga Shkupi, N.B. (61) nga Manastiri, A.B. (59) nga Shkupi dhe S.K. (58) nga Shtipi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Më 30.05.2024, u krye kontroll në ambientet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë dhe nga inspektimi i listave të rregullsisë, u konstatua se punonjësi i parë i raportuar në Njësinë Rajonale Kumanovë në pozicionin nëpunës, në periudhën nga 01.12.2018 deri më 30.04.2024 nuk ka…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se synon të zhvillojë bisedime për luftën në Ukrainë në ditët e ardhshme, pasi në samitin i tij në gusht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nuk solli ndonjë përparim. Trump është i zhgënjyer nga pamundësia për ta ndalur luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022, pasi fillimisht kishte parashikuar se do të ishte në gjendje ta përfundonte shumë shpejt kur e mori detyrën në janar. Trump tha se do bisedimet do të mbahen në ditët e ardhshme. …
Moska të mërkurën kritikoi deklaratat e fundit të bëra nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili e etiketoi presidentin rus, Vladimir Putin një kriminel lufte për shkak të sulmit të tij të vazhdueshëm ndaj Ukrainës. Komentet e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhën në margjinat e vizitës së Putinit në Pekin, ku ai ndodhet në një vizitë shtetërore katër-ditore. Peskov deklaroi se Merz ka bërë shumë “deklarata të pakëndshme” kohët e fundit dhe se mendimi i tij vështirë se mund të merret parasysh në momentin aktual. Mediat ruse raportuan për këtë reagim nga Moska, por shumë prej tyre e shmangën…
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, babë e bir, të dyshuar për një plagosje me thikë të ndodhur disa javë më parë në qytet. Në pranga u vunë shtetasit, Viktor Dakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, i dyshuar për veprën penale “Shtytja e të miturve në kryerjen e veprave penale” dhe djali i tij 16 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit në…
Për 20 vite me radhë, BDI sot e ribrenduar si Aleanca e Koalicionit të Interesave (AKI) i mbajti peng shqiptarët, duke e përdorur parimin e përfaqësimit të drejtë si maskë për korrupsionin, pazaret dhe mbajtjen me çdo kusht të pushtetit të saj. Ky ligj, që duhej të miratohej që në vitin 2003, u zhduk nga agjenda përmes marrëveshjeve të pista, interesave klanore dhe lojërave politike. Për ta, përfaqësimi i drejtë nuk ishte barazi, por mënyrë për të punësuar nipat, mbesat dhe militantët partiakë. Sot, falë qeverisjes sonë, padrejtësia po merr fund. Me këtë ligj, çdo institucion do të…
Volkswagen ka njoftuar se do të ulë prodhimin e SUV-it elektrik ID.4 në fabrikën e saj në Chattanooga, pasi shitjet nuk kanë arritur pritshmëritë e kompanisë. Si pasojë, 160 punonjës do të dërgohen në pushim të përkohshëm nga puna, duke filluar nga fundi i tetorit. Kompania do të mbulojë 80% të pagës bazë të tyre dhe do t’u sigurojë përfitime të plota gjatë këtij periudhe. Prodhimi i modeleve Atlas dhe Atlas Cross Sport do të vazhdojë normalisht. Shitjet e ID.4 në SHBA kanë rënë 65% gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, ndërsa viti 2024 shënoi vetëm 17,000 njësi…

