Author: Hamdi Kumanova

Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, sot zyrtarisht do të fillojë vëzhgimi nga ana e misionit të OSBE/ODIHR-së, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje njëzëri i miratoi kërkesat për akreditimin e 14-të vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në seancën e djeshme informoi se sot do të mbahet takim i parë zyrtar me përfaqësuesit e Komisionit vëzhgues, me çka edhe formalisht do të fillojë puna e tyre. “Njoftoj opinionin se prej nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-së dhe prej sot fillon puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka kujtuar sot figurën e Shën Terezës në ditën e shenjtërimit të saj. Përmes një mesazhi të publikuar, ai theksoi se Nënë Tereza ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të përkushtuar për të tjerët, duke u bërë zë i përhershëm i mëshirës dhe dashurisë njerëzore. Në këtë ditë të veçantë, ambasadori Meidani u përul përpara fuqisë së dashurisë që udhëhoqi jetën e shenjtores shqiptare, e cila mbetet simbol universal i humanizmit dhe dhembshurisë. ️ “Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë…

Lexo më Shumë

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit për 3,4 për qind në prill, maj dhe qershor. Veçanërisht më vjen mirë që sektorët ndërtimtari, transport dhe magazinim po rriten fuqishëm! Ata janë shtytëse të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut! Në tremujorin e dytë sektori ndërtimtari u rrit për 7,3 për qind, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. “Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi lajme të shkëlqyera për ekonominë maqedonase – në muajt prill, maj dhe qershor, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.4%. Jam veçanërisht i lumtur që sektorët e ndërtimit, transportit dhe magazinimit po…

Lexo më Shumë

Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithsej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori”, ka propozuar vetveten për shpërblim! Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, një skandal i paprecedentë që rrezikon jo vetëm integritetin e shpërblimeve shtetërore “8 Shtatori”, por edhe frymën e barazisë qytetare të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur sot me ndarjen e çmimeve “8 Shtatori” “Sot, në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror ‘8 Shtatori’ do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Ky është shpërblimi më i lartë…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 25 deri 36 gradë. Në Shkup, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të jetë nga 16 gradë në mëngjes, deri 35 gjatë ditës. Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot me diell…

Lexo më Shumë

MPB njofton se më 04.09.2025 në NJPB Gostivar është raportuar se rreth orës 20:25, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, një veturë “Renault” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga G.B. (30) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka goditur këmbësorin Z.SH. (65) nga fshati Dobërdoll. Pas aksidentit, këmbësori Z.SH. u dërgua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku ndërroi jetë dhe mjeku konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, sipas nenit 300 të Kodit Penal – “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, rreth orës 21:10 u privua nga liria…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani nga Çairi: 350.000 euro në muaj nga buxheti i Çairit përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it Bujar Osmani nga Çairi: 350.000 euro në muaj nga buxheti i Çairit përfundojnë tek aktivistët partiakë të VLEN-it Publikuar 09:10 5 Shtator, 2025 Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me qytetarët, ashpër e dënoi, siç e quajti ai, “sistemin masiv për nxjerrjen e parave nga buxheti i komunës përmes kontratave fiktive dhe abuzimeve”. “Duhet të jemi realistë. Buxheti i Çairit është i kufizuar. 67% shkon për paga, ndërsa nga pjesa e mbetur bëhen kontrata fiktive. Në korrik…

Lexo më Shumë

VLEN akuzon BDI-në për dështime të rënda politike dhe bashkëpunim me figura dhe projekte të afërta me interesat serbe, duke theksuar takimet me Gruevskin, përkrahjen për “Ballkanin e Hapur” dhe neglizhencën ndaj interesave shqiptare. Sipas VLEN, BDI po shpif dhe përhap lajme të rreme për të fshehur frikën nga humbja dhe reformën që VLEN po imponon. “BDI dhe e vërteta janë të shkurorëzuara që moti, por më shumë se gjithçka i ka djegur momenti kur Izet Mexhiti shkuli Blerim Bexhetin, Artan “non grata” Grubin e Bujar Osmanin bashkë me gjithë garniturën e tyre nga Njësia Zgjedhore numër 1. Që…

Lexo më Shumë

Ministri i Trasforimim Digjital, Stefan Andonovski së bashku me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë, Dejan Stankov sot do të promovojnë shërbimin e ri elektronik të ESHS-së, të dedikuar për studentët, i cili është i disponueshëm në portalin kombëtar të shërbimeve – uslugi.gov.mk. Siç informojnë nga Ministria për Trasformim Digjital, punohet për shërbimin “Formularë për studentë të regjistruar në studimet deridiplomike (cikli i parë) në fakultete dhe shkolla të larta profesionale (VOI20)”.

Lexo më Shumë

Një vajzë e moshës 14 deri në 15 vjeç është mbyllur vetëm në një dhomë në seksionin e grave të burgut në “Idrizovë” në mënyrë që të mos përzihet me të dënuarit e rritur, ka mësuar Sdk.mk. Vajza nuk mund të vendoset në qendrën korrektuese “Tetova” në Volkovijë, sepse ende nuk është instaluar ndarja me masa mbrojtëse që duhet të ndajë fizikisht dhe vizualisht djemtë nga vajzat, transmeton Portalb.mk. Gjykata që ia vendosi masën edukative dhe korrektuese vajzës e dërgoi atë të vuajë dënimin në burgun “Idrizovë”, sepse nuk ka ku të shkojë tjetër. Sapo Avokati i Popullit e mësoi…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme me qëllim që të fitojnë para duke i dhënë me qira. Megjithatë, sa nga këto të ardhura përfundojnë në të dhënat ligjore dhe sa në ekonominë hije është shpesh një temë debati. Sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në vitin 2024, gjithsej 71,671 tatimpaguesish raportuan të ardhura nga qiratë dhe nënqiratë. Kjo është më pak se në vitin 2023, kur 74,540 persona dorëzuan raporte të tilla. Pavarësisht numrit të…

Lexo më Shumë