Author: Hamdi Kumanova

Në dy muajt e parë të vitit 2022, u arrit një normë mesatare vjetore e inflacionit prej 7.1 përqind, njoftojnë nga Banka Popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përshpejtimi i inflacionit është kryesisht reflektim i rritjes së çmimeve botërore të produkteve primare ushqimore dhe energjetike, por edhe i çmimeve të importit në përgjithësi. Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë e varura nga importi, gjegjësisht ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit importohet, siç është rasti me ekonominë tonë”, njoftoi sot Banka Popullore pas seancës së Komisionit Operativ të Politikës Monetare. Nga atje thonë se ndryshimet e çmimeve janë ende të mundshme…

Lexo më Shumë

Si Shoqatë e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi nuk mund të përmirësohet, sepse edhe në strukturën e MPB-së dhe në strukturat tona jo çdoherë kemi mirëkuptim të mjaftueshëm për problemet me të cilat përballemi edhe ne edhe policët, theksoi sot kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski. Ai në fjalimin e tij të prezantimit të analizës në temë “Përmirësimi i bashkëpunimit midis gazetarëve dhe organeve policore me qëllim të raportimit dhe transparencës më të madhe” theksoi se kjo analizë për buletinin policor si mjet për komunikim ditor…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës sot qëndroi për vizitë një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Italia, Polonia, Rumania dhe Turqia. Ata në kuadër të programit Erasmus Plus marrin pjesë në projektin “Përdorimi i pajisjeve teknologjike për studime”. Pas shumë angazhimeve në këtë projekt, nxënësit nga shtetet e lartpërmendura gjatë ditës së sotme, të shoqëruar nga ndihmësdrejtorja e Gjimnazit “7 Marsi”, profesoresha Nesfije Demiri dhe koordinatoret Elona Xhemaili dhe Nermine Muradi, i kanë vizituar disa nga ambientet e Universitetit të Tetovës, si rektoratin, laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Laboratorin e kontrolleve të materialeve ndërtimore, Fakultetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se po punojnë për ribanalcim të buxhetit, si pasojë e krizës globale. Kovaçevski tha se ky është viti më me krizë në Evropë dhe në botë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është normale që të ketë ribalancim të buxhetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Ministrinë e Financave, shërbimet po punojnë për përgatitjen e ribalancit. Nuk është një proces i thjeshtë. Ajo do të bëhet përmes procedurës së paraparë me ligj dhe kur të jetë në rend dite do të vihet në Qeveri dhe Kuvend”, tha Kovaçevski. Sa i përket huamarrjes, Kovaçevski…

Lexo më Shumë

Nxënësit nga shkollat fillore lirohen nga mbajtja e detyrueshme e maskave, por masat mbetën për mësuesit dhe personelin teknik, kapaciteti i plotësimit të objekteve të mbyllura, si opera, teatro, kinema rritet prej 50 për qind në 75 për qind dhe hiqen certifikatat për qëndrim në pjesën e hapur në objektet e hotelerisë. Këto janë mast të miratuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që ajo i ka rekomanduar nga Shtabi kryesor i krizës, dhe për miratim nga ana e Qeverisë. “Sot kemi seancë të rregullt të Komisionit për Sëmundje Infektive në të cilën do të shqyrtojmë gjendjen epidemiologjike nga jave e…

Lexo më Shumë

Dy kompani të zonave industriale kanë kërkuar t’u mundësohet kompanive si motra nga Ukraina tërësisht të zhvendosin në vendin tonë. Siç informoi sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, nëse nuk ka ndryshim nga kërkesa e tillë për çka është biseduar me kompanitë që para dy javësh, transferimi i kapaciteteve do të realizohej shpejtë, për tre deri në gjashtë muaj. Sipas Despotovskit, është duke u rritur interesimi i investimeve të huaja të cilat fillimisht janë planifikuar për në Evropën Qendrore dhe Lindore, tani të transferohen në Maqedoninë e Veriut. “Aspak nuk gëzohemi për investime të tilla,…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar paraqitje para publikut, transmeton TV21. I pyetur për Dekretin e miratuar dje nga Qeveria me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe, Sela tha se uron se ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tij ende nuk është implementuar në tërësi. “Unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve ku afati maksimal i implementimit të tij është 2019-ta. Ligji është sjell në vitin 2018 dhe ka dy afate. Gjashtëmujorëshi…

Lexo më Shumë

Më datë 15:03.2022 rreth orës 17:00 në Sopot policia ka arrestuar Sh.I.(33) nga Kumanova dhe R.Z.(37) nga Sveti Nikolla, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Gjatë kontrollit të veturës te Sh.I. është gjetur dhe marrë mbi 4.500 euro, për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal”, qëndron mes tjerash në kumtesën e MPB-së.

Lexo më Shumë

UNIFORMAT E POLICISË EDHE NË GJUHËN SHQIPE Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. QEVERIA E RMV-së “Dekreti miratohet në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas Nenit 8 paragrafi 3 është konstatuar se uniformat…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se pagat e punëtorëve i paguan në bazë të Ligjit për Punë të Brendshme dhe Kontratës Kolektive. Sipas Ligjit të ri për pagë minimale, paga minimale bruto është 26.422.00 denarë. Paga për punonjësit në MPB, për vendin më të ulët të punës, sipas sistematizimit të MPB-së, me statusin e personave të autorizuar dhe zyrtarëve policorë është mbi pagën minimale, e cila do të rritej më tej me 5% e cila do të fillojë të paguhet nga shtatori i vitit 2022. Për të punësuarit në MPB, të cilët marrin pagë sipas…

Lexo më Shumë