Në Universitetin e Tetovës sot qëndroi për vizitë një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Italia, Polonia, Rumania dhe Turqia. Ata në kuadër të programit Erasmus Plus marrin pjesë në projektin “Përdorimi i pajisjeve teknologjike për studime”.
Pas shumë angazhimeve në këtë projekt, nxënësit nga shtetet e lartpërmendura gjatë ditës së sotme, të shoqëruar nga ndihmësdrejtorja e Gjimnazit “7 Marsi”, profesoresha Nesfije Demiri dhe koordinatoret Elona Xhemaili dhe Nermine Muradi, i kanë vizituar disa nga ambientet e Universitetit të Tetovës, si rektoratin, laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Laboratorin e kontrolleve të materialeve ndërtimore, Fakultetin e Arteve, terrenet sportive, parkun e Universitetit, si dhe monumentin “Flakadani i Kujtesës”.
Përgjegjësi i Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion, Prof. Dr. Agon Memeti, i shoqëruar dhe nga përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, para nxënësve mysafirë zhvilloi një ligjëratë të shkurtër, ku prezantoi historikun e Universitetit të Tetovës, pajisjet moderne që i posedon universiteti ynë dhe metodologjinë e funksionimit të objekteve përkatëse, si dhe të programeve studimore dhe mundësitë e ndryshme që universiteti ynë i ofron për studentët nëpërmjet programeve Erasmus+, Fullbright, Mevlana e të tjerë.
Data 14.11.2026
Aktuale
- Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt
- Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen
- Arrestohet 15 vjeçari në Tetovë, në shkollë kishte shkuar me pistoletë
- Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese i kërkonte para një burrit nga Gostivari
- Gjatë kontrollit në veturë policia zbulon marihuanë, përfundon në pranga tetovari
- Godasin adoleshentët në Kumanovë: 19-vjeçari dhe vajza 14-vjeçare sulmojnë 46-vjeçarin dhe i marrin paratë
- Zjarri kaplon çatinë e shtëpisë në Mavrovë, intervenimi i zjarrfikësve shpëton dëmet më të mëdhaja
- Policia zbulon mbetje të substancës pluhur të bardhë, arrestohen dy persona në Gostivar



