Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh konstaton se Qeveria monoetnike e Mickoskit dhe aleatëve të tij vazhdon hap pas hapi të shtrijë ndikimin e “botës serbe”, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me regjimin e Dodikut në Republikën Srpska. Nënshkrimi i marrëveshjes së fundit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Republikës Srpska nuk është veçse vazhdimësi e këtij orientimi politik të rrezikshëm. Marrëveshja është arritje e një kuadri partiak të ZNAM-it, dhe për fat të keq zëvendëdrejtorit nga radhët e VLEN-it, pjesë integrale e kësaj Qeverie monoetnike, që në vend që të ndërtojë…

Lexo më Shumë

Çdo mësues i sistemit arsimor parauniversitar, do të duhet të zbatojë rregulla të reja gjatë punës në institucionet arsimore si dhe jashtë shkollës. Ministria e Arsimit, ka hartuar Kodin e ri të etikës që detyron stafin mësimor të kenë rol me integritet, përgjegjshmëri dhe maturi edhe në rrjetet e tyre sociale. Në paraqitje publike, ju kërkohet që postimet si foto dhe video të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cenohet imazhin edukativ. “Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në…

Lexo më Shumë

Një burrë 57-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh të shtunën në mëngjes, në Long Reef Beach, në bregun verior të Sidneit në Australi. Sipas autoriteteve, viktima ishte një sërfist me përvojë dhe ndodhej në ujë prej rreth 30 minutash kur ndodhi sulmi, pak pas orës 09:30 të mëngjesit. Ai po bënte surf së bashku me një grup miqsh, të cilët arritën të kthehen në breg të padëmtuar. Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW) konfirmoi se trupi i 57-vjeçarit u gjet më vonë duke lundruar në ujë, me dëmtime të rënda dhe mungesë të…

Lexo më Shumë

Policia e stacionit të Bit Pazarit ka arritur të kapë dy persona të rinj, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët në orët e para të mëngjesit tentuan të kryejnë vjedhje në lagjen “Xhon Kenedi” në Shkup. Pas sinjalizimit të një qytetari, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Dyshuarit kanë tentuar të ikin, por efektivët e policisë, për t’i ndaluar, kanë shtënë me armë në ajër. Menjëherë pas kësaj, të rinjtë janë kapur dhe legjitimuar. Ata tashmë ndodhen në stacionin policor të Bit Pazarit, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore.

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka publikuar tabelën e rezultateve të Programit të Zhvillimit dhe Reformës në Ballkanin Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut tregon progres modest, ndërsa Shqipëria dhe Serbia shënojnë ngecje të plotë. Sipas raportit zyrtar të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes, Maqedonia ka arritur të përmbushë vetëm 2 nga 5 hapat e planifikuar deri në dhjetor 2024, që përfaqëson 40% të detyrimeve të saj. Për këtë, vendi mori rreth 8.5 milionë euro nga BE, shkruan Portalb. Megjithatë, situata për vitin 2025 paraqitet edhe më problematike. “Asnjë nga 19 reformat e planifikuara për vitin 2025 nuk është zbatuar,” thuhet në raportin e…

Lexo më Shumë

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka zgjeruar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke hyrë në garë në disa komuna ku shqiptarët deri më tani kanë qenë më pak të përfaqësuar, shkruan Flaka Kandidatë të kësaj force politike do të jenë: Suat Shaqiri në Çashkë, Ali Jaoski në Plasnicë, Isamedin Azizi në Butel, Xhemil Qamili në Dollnen, Alija Jaoski në Plasnicë dhe Abib Vexhiu në Krushevë. Sipas burimeve nga partia, bëhet fjalë për një strategji të re zgjerimi, që synon ta bëjë AKI-në të pranishme në komuna ku deri më tani shqiptarët ose nuk kanë garuar, ose kanë qenë jashtë…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë raportohet këtë mëngjes nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku Policia bën me dije se ka arrestuar një 26 vjeçar, nën akuzën se ka përdhunuar dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike një turiste italiane, 18 vjeçare Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13. Agresori, tashmë i arrestuar nga Policia e Durrësit, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 18 vjeçaren italiane. Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë…

Lexo më Shumë

Në disa rrugë rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke dhe ato pastrohen rregullisht NP Rruget e Maqedonise apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e detyrës së NP Rruget e Maqedonise janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i ZNAM-it, Nikola Memov, theksoi se partia po garon e relaksuar në këto zgjedhje lokale dhe pa presion për të kandiduar me çdo kusht për kryetar bashkie në një numër të madh komunash. Nga ana tjetër, siç shtoi ai, ZNAM do të garojë e pavarur me lista shumë serioze kandidatësh për këshilla në mbi 50 komuna në të gjithë vendin. Kryetari aktual i Kumanovës dhe kryetar i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, është konfirmuar zyrtarisht si kandidat për kryetar të kësaj komune. Vendimi u mor unanimisht në seancat e sotme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të ZNAM – Për Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët reagon se Fondi Pensional dhe i Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republikës Srpska, nën drejtimin e Milorad Dodikut – një politikan i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare. “Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka urdhëruar vendosjen e 10 avionëve luftarakë F-35 në Porto Riko, një territor amerikan në Karaibe, mes përshkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve me Venezuelën , raportuan mediat amerikane të premten. F-35 do të marrin pjesë në “operacione kundër karteleve të drogës”, raportuan CBS News, New York Times dhe The Hill, ndër të tjera, duke cituar një zyrtar të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe burime të njohura me çështjen. Vendosja e tyre i shtohet të paktën shtatë anijeve luftarake amerikane, përfshirë tre anije sulmi amfibe që transportojnë mijëra marinsa dhe shkatërrues me raketa të drejtuara, në Karaibe…

Lexo më Shumë

Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar flakët e zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë nëntëkatëshe në White City të Londrës. Pesëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse ishin gjithashtu të pranishme në ndërtesën në Wood Lane, me zjarrin që ka prekur katet drejt majës së ndërtesës, tha Brigada e Zjarrfikësve të Londrës. Wood Lane është mbyllur për trafikun dhe njerëzve u këshillohet ta shmangin këtë zonë. Raportet e para për flakët u morën menjëherë pas orës 3 të mëngjesit dhe ekipet nga Hammersmith, North Kensington, Kensington, Chiswick dhe stacionet përreth zjarrfikësve u mobilizuan në vendngjarje. Dy shkallë rrotulluese…

Lexo më Shumë