Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot është për vizitë punë njëditore në Francë. Në kuadër të vizitës, Filipçe do të zhvillojë takim me deputeten dhe nënkryetaren e grupit të miqësisë Francë – Maqedonia e Veriut në Kuvendin francez, Liliana Tangi. Siç informon LSDM-ja, Filipçe do të zhvillojë takim me shefin e Zyrës për fqinjësi, zgjerimin dhe mbrojtje pranë Sekretariatit të përgjithshëm për çështje evropiane, Zhozef Zhustiniani. Gjatë vizitës së punës në Paris, Filipçe do të ketë takim me drejtorin e Evropës kontinentale pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Bris Rokfej dhe me përfaqësuesin e posaçëm për…
Author: Hamdi Kumanova
Në orën 03:00 të mëngjesit, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Ohër, ndaluan 52-vjeçarin Z.S. nga Ohri. Ai dyshohet se rreth orës 02:33 në një oborr në rrugën Dame Gruev në Ohër ka shkaktuar zjarr në një motoskaf, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një pjesë të një ndërtese dhe një automjet pasagjerësh Mercedes me targa të Ohrit, të cilat janë pronë e vëllait të tij J.S. (45) nga Ohri. “Nuk ka pasur të lënduar, dhe zjarri është shuar nga një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Ohrit. Z.S. është ndaluar në një stacion…
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se gabimi më i madh i tij në Kuvend ka qenë vota që i dha Dimal Bashës për kryeparlamentar. Ai ka kërkuar falje publikisht për këtë vendim, duke thënë se nuk do ta kishte votuar kurrë nëse do ta dinte se Basha është bashkëautor i një punimi që flet kundër UÇK-së. “Në jetën tonë duhet të dimë e të mësohemi, të pranojmë gabimet dhe të kërkojmë falje”, tha Brahimaj në intervistën e tij në RTV Dukagjini. Ai u shpreh se në vitin 2012 kishte qenë në Hagë dhe nuk kishte…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Të dy ndoqën së bashku shfaqjen teatrore “Një dorëzim” nga autori i njohur Martin McDonagh, e interpretuar nga trupa teatrore e Preshevës, me aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Gani Ibishi. Shfaqja u dha në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të Javës Kulturore “Doku n’Çarshi”. Pas shfaqjes, Mexhiti theksoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje kulturore. “Ishte radha e Preshevës të…
Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të skandalizuar nga nënshkrimi i fundit i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional të Republikës Serbe (RS). Në një moment kur Bosnjë e Hercegovina është nën presion të vazhdueshëm nga forcat separatiste, ky hap i pamenduar paraqet rrezik për legjitimimin e entiteteve që hapur e minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Sipas rregullave, niveli i bashkëpunimit dhe pala përkatëse e Maqedonisë së Veriut janë institucionet në nivel shteti të BeH, e jo entitetet. Anashkalimi i institucioneve të shtetit të BeH…
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 29 janë shuar. Zjarret aktive janë në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, dhe në territorin e Komunës së Studeniçanit, pranë fshatrave Varvara dhe Draçevicë, ku janë prekur pyje të përziera dhe bimësi e ulët. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarret në komunën e Berovës dhe në komunën e Gazi Babës, janë vënë nën kontroll. “Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në territorin e komunës së Gjorçe…
Një person është arrestuar në Viti. Kjo pasi që i njëjti dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjes së kryeministrit të katërt brenda pesë vitesh. Vendimi vjen pas humbjeve të mëdha të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në zgjedhjet e fundit, duke krijuar pasiguri të re politike në Tokio. Dorëheqja e Ishibës erdhi një ditë para një votimi të brendshëm në LDP që pritej ta shkarkonte. Ai u përball me presion të madh pas humbjes së shumicës në të dyja dhomat e parlamentit, një rënie e mbështetjes publike dhe kritika për menaxhimin e krizës ekonomike. …
Dhjetë persona humbën jetën dhe të paktën 61 të tjerë u lënduan në Meksikën qendrore, pasi një tren mallrash u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate. Ngjarja ndodhi në një zonë industriale, në autostradën mes qyteteve Atlakomulko dhe Maravatio. Sipas autoriteteve lokale, autobusi tentoi të kalonte përpara trenit në lëvizje, duke shkaktuar përplasjen tragjike. Kompania hekurudhore Canadian Pacific Kansas City de Mexico shprehu ngushëllime për viktimat dhe u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore në kalimet hekurudhore. Pamjet nga vendngjarja tregojnë pjesën e përparme të katit të sipërm të autobusit të shkatërruar plotësisht, me…
Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të…
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është prononcuar pas ndeshjes. Ja deklarata e tij e plotë: Shumë krenar me ekipin, ka luftuar për 90 minuta dhe kemi luajtur mirë në ofenzivë. Pas humbjes i kam thënë skuadrës se do të kemi mundësi për fitore të re. Mendoj se i gjitëh futbolli i Kosovës mund të jetë krenar me atë që kemi treguar. Vendosëm të luajmë me dy sulmues, pasi Suedia vendosi të luajë me tre sulmues. Florent Muslijën e kishim si lojtar kreativ, ndërsa në sulm ishin Vedati e Albion Rrahmani. Ishim të detyruar të luajmë…
Një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme ka sulmuar një stacion policie me një pushkë gjahu në Turqinë perëndimore të hënën, duke vrarë dy oficerë policie, kanë njoftuar autoritetet. Guvernatori i provincës së Izmirit, Suleyman Elban, ka thënë se dy oficerë të tjerë policie dhe një civil u plagosën në sulmin në lagjen Balcova të Izmirit. Sulmuesi është arrestuar dhe motivi i sulmit po hetohet, tha Elban. Mediat lokale raportuan se adoleshenti, i cili nuk është identifikuar, është ndaluar nga policia pasi u qëllua në këmbë. Në raportime thuhet po ashtu se adoleshenti ka kryer sulmin…

